Veproni me inteligjencë përmes " Arizona Xpert" dhe krijoni projekte komplekse, shumështresore për një biznes me vlerë më të lartë
Eliminoni gabimet, riprintimet dhe mbeturinat nëpërmjet optimizimit të këtij softueri prove paraprake. Intuitiv dhe i drejtpërdrejtë, ju lejon të krijoni profile për projekte komplekse që mund të përsëriten dhe të përshtaten për efikasitet real.
Diversifikojeni biznesin me projekte komplekse, me shumë shtresa dhe dyanëshe, si dhe krijoni produkte printimi të cilësisë së lartë.
Shfrytëzoni ekspertizën tuaj në printim dhe planifikoni disenjime komplekse në mënyra sa më praktike, mandej përshtatini ose përsëritini si profile të gatshme për t'i kursyer kohë dhe para biznesit tuaj.
Optimizojeni ciklin tuaj të punës dhe eliminoni gabimet, mbeturinat dhe riprintimet e panevojshme për një linjë prodhimi më të shtruar dhe më efikase nga aspekti i shpenzimeve. Bëjini flukset e vlerës së lartë, të shpejta, të thjeshta dhe fitimprurëse.
Shfrytëzoni maksimumin e shtresave të bardha dhe dekorative të vernikut për printime të cilësisë së jashtëzakonshme. Ruajini punët komplekse si profile për ripërdorim në çast dhe zbatoni automatikisht cilësimet optimale.
Ofrohet me "ONYX® 18"
Teknologjia e imazhit " VariaDot™"