Canon CanoScan LiDE 220

CanoScan LiDE 220

Kënaquni me skanimin e shpejtë me cilësi superiore me këtë skaner ultra-kompakt dhe elegant. Kap me lehtësi foto dhe dokumente me rezolucion të lartë me opsionin për t'i dërguar ato direkt në shërbimet cloud duke përdorur kompjuterin tuaj.

Përfitimet

  • Provoni skanimet me rezolucion të lartë deri në 4800 x 1800 dpi me sensorin CIS.
  • Kapni foto me detaje të jashtëzakonshme dhe ngjyra të sakta falë thellësisë të ngjyrave prej 48-bit
  • Kurseni kohë me skanimin A4 me ngjyra prej 300 dpi të bërë në vetëm 10 sekonda.
  • Provoni lirinë e skanimit direkt në shërbimet cloud duke përdorur kompjuterin tuaj
  • Lironi hapësirën e vlefshme të tavolinës falë qëndrimit në këmbë.
  • Përdoreni me lehtësi falë 5 butonave EZ me një prekje
  • Krijoni dokumente PDF me shumë faqe menjëherë nga skaneri duke përdorur butonat PDF
  • Theksoni tekstin, grafiqet dhe imazhet veçmas në dokumentet e skanuara duke përdorur teknologjinë Auto Document and Photo Fix.
  • Energji dhe lidhje duke përdorur vetëm një kabëll USB për të minimizuar rrëmujën në tavolinë

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon CanoScan LiDE 220

Skanim me cilësi superiore


Kujdesuni pa u munduar për të gjitha nevojat e skanimit të fotografive dhe dokumenteve në shtëpi me këtë skaner të shpejtë me cilësi superiore. Ofron rezolucion të lartë skanimi deri në 4800 x 4800 dpi me një sensor CSI; duke kapur tekst të qartë, fotografi të pastra me një nivel të jashtëzakonshëm detajesh de ngjyra të sakta falë thellësisë të ngjyrave 48-bit. Skanimi është edhe i shpejtë, me një skanim A4 prej 300 dpi në vetëm 10 sekonda.

Lidhje në cloud


Skanon dhe dërgoni me lehtësi dokumente me cilësi të lartë dhe foto të detajuara në shërbimet cloud si për shembull Evernote dhe Dropbox duke përdorur kompjuterin tuaj.

Kompakt dhe i volitshëm


Kurseni hapësirë me stil. Ndërtimi ultra kompakt me qëndrim në këmbë siguron që skaneri të zërë hapësirë minimale në tavolinë dhe e bën një objekt elegant në çdo shtëpi. Mund të skanoni me lehtësi të gjithë llojet e dokumenteve - përfshirë librat - pa kompromentuar ndërtimin elegant, falë një kapaku të avancuar të integruar.

Përdorim i thjeshtë me një prekje


Kontrolloni skanimet me shumë lehtësi falë 5 butonave EZ me një prekje. Skanoni foto dhe dokumente vetëm me një klikim të thjeshtë duke përdorur butonin Auto Scan i cili njeh automatikisht origjinalin dhe rregullon parametrat sipas nevojës. Mund të krijoni menjëherë dokumente PDF me shumë faqe duke përdorur butonat PDF Create të cilët radhitin automatikisht faqet për ju, kështu nuk keni nevojë të ktheheni te laptopi ose kompjuteri juaj. Bërja e fotokopjeve ose dërgimi i skanimeve me email është po ashtu i thjeshtë.

Përmirësime imazhi që ju kursejnë kohë


Riktheni dhe përmirësoni fotografitë tuaja vetëm me një klikim. Mund të provoni korrigjimin prej eksperti në të qindtat e sekondës, duke reduktuar automatikisht pluhurin dhe gërvishtjet dhe duke rivendosur bukur ngjyrat e zbehura në fotografitë e vjetra me Dust and Scratch Removal. Për më tepër mund të theksoni veçmas tekstin, grafiket dhe imazhet në dokumentet e skanaura duke përdorur Auto Document Fix. Veçori të tjera që kursejnë kohë përfshijnë Auto Photo Fix II dhe Solution Menu EX.

Lidhje minimale kabllosh


Mbajini kabllot dhe tavolinën të pastra në minimum falë një kablli të vetëm USB i cili jep energji dhe bën gjithashtu lidhjen.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon CanoScan LiDE 220, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Scanning resolution in dots per inch

Rezolucionin të skanimit në pika për inç

Send to cloud

Dërgo në cloud

No power connection required

Furnizimi me energji nuk kërkohet

A4 colour document scan speed

Shpejtësi e skanimit A4 me ngjyra

One touch operation

Përdorimi i thjeshtë me ekranin me prekje

Upright scanning

Skanimi vertikal

Scan thick documents or magazines

Skanoni dokumente të trasha ose revista

PDF files creation function

Funksion për krijimin skedarë PDF

  • Njësia e skanerit – CanoScan LiDE 220
  • Kabllo USB
  • Mbajtëse në këmbë
  • CD-ROM konfigurimi, Manualet dhe dokumentet e tjera, (CD vetëm për Windows)