Canon imageFORMULA DR-C225

imageFORMULA DR-C225

imageFORMULA DR-C225 i hollë, ultra kompakt ofron më të fundit në kursimin e hapësirës. Konstruksioni unik i tij vertikal J-Path e bën atë ideal për vendosjen në departamente të ngarkuara me punë ose dhe në tryezë të zyrave të vogla.

DR-C225

Përfitimet

  • Konstruksion i hollë, kompakt me futjen unike vertikale J-Path
  • Skanim i lehtë dhe i thjeshtë falë tipareve intuitivë
  • Skanim me shpejtësi të lartë nga të dyja anët: deri në 50ipm me 300dpi
  • Paketë e plotë e programeve kompjuterikë për të gjitha nevojat tuaja të skanimit
  • Model hibrid për Windows dhe Mac

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageFORMULA DR-C225

Profil kompakt, konstruksion unik


Duke kombinuar konstruksionin unik dhe karakteristika të reja, DR-C225 ofron skanimin e përballueshëm pa kompromis në rendiment. Sistemi vertikal i transportit J-Path i tij do të thotë se DR-C225 ka një nga sipërfaqet më të vogla në kategorinë e tij. DR-C225 mund të vendoset drejtpërdrejt mbështetur në një mur të pasmë ose në një sportel atje ku hapësira është e kufizuar. Kartat e trasha ose të stampuara mund të skanohen me lehtësi falë një opsioni të rrugës së drejtpërdrejtë të letrës që e bën DR-C225 jashtëzakonisht të gjithanshëm.

Skanim i shpejtë dhe i besueshëm


DR-C225 ofron shpejtësi mbresëlënëse të skanimit me ngjyra deri në 25ppm (ose 50 imazhe në minutë nga të dyja anët), ndërsa trajtimi i besueshëm i letrës sigurohet falë Zbulimit Ultrasonik me Furnizim të Dyfishtë.

Përdorim i thjeshtë, rezultate të shkëlqyera


DR-C225 është i mbushur me karakteristika të reja për të ndihmuar në bërjen e procesit të skanimit më të thjeshtë për përdoruesit. CaptureOnTouch përfshin një funksion të Modalitetit Automatik të Plotë, që automatikisht përdor cilësimet më të mira mbështetur në përmbajtjen e dokumentit. Me një skanim të thjeshtë me një prekje, detyrat e ndërlikuara të përdorimit tani mund të përfundohen brenda disa sekondash. Një karakteristikë tjetër e re e DR-C225 është opsioni i futjes së dokumentit ‘me faqe nga lart’, që u lejon përdoruesve të fusin dokumentet në orientimin e natyrshëm të tyre, për të kursyer kohë të vlefshme.

CaptureOnTouch i rikonstruktuar


Përparimet më të fundit në CaptureOnTouch ofrojnë një eksperiencë skanimi më të thjeshtë dhe më intuitive. Kjo zgjidhje skanimi e fuqishme dhe praktike është rindërtuar me një ndërfaqe përdoruesi hap-pas-hapi me bazë ikonash e cila i lejon përdoruesit të skanojnë, modifikojnë dhe dërgojnë dokumentet e tyre edhe më me lehtësi. Përdoruesit mund të skanojnë shpejtë dokumentet e tyre në letër në formate të ndryshme (PDF, TIFF, JPEG, BMP, PNG, dhe PowerPoint). CaptureOnTouch është po ashtu i aftë si një zgjidhje e thjeshtë e përpilimit të dokumenteve e cila ju lejon të skanoni dhe krijoni dokumente PDF të kërkueshme - përfshirë kërkimin dhe gjetjen e thjeshtë me bazë teksti. Dokumentet gjithashtu mund të skanohen në skedarë PDF/A files – formati standard për arkivimin afat-gjatë.

Program kompjuterik i fuqishëm dhe i gjithanshëm


DR-C225 vjen me një sferë të fuqishme dhe praktike të programeve kompjuterikë ‘jashtë kutisë’, që do t'u lejojnë përdoruesve të punojnë me më shumë efektshmëri. Së bashku me CaptureOnTouch; Bizcard, OmniPage, Paperport, eCopy PDF Pro Office dhe PageManager (Mac) janë të gjithë të përfshirë për të ndihmuar në rritjen e rendimentit.

Skanoni në cloud


Me një zgjedhje edhe më të madhe të plugin-ëve të përfshirë, ju mund të skanoni me lehtësi në shërbimet e menaxhimit të të dhënave dhe dokumenteve me bazë cloud; përfshirë SugarSync, OneDrive dhe Dropbox si edhe Google Drive™, SharePoint dhe Evernote.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageFORMULA DR-C225, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

icon

Shpejtësia e skanimit A4 (në një anë)

Automatic document feeder

Furnizues automatik dokumentesh

Scanning speed A4 (single sided)

Vëllimi i përditshëm i skanimit

Double-sided scanning

Skanim dyanësh

USB connection

Lidhje USB

ADF

Furnizues automatik dokumentesh

Tilting control panel

Skanim i lehtë dhe me intuitë

eCOPY

Krijimi dhe modifikimi i skedarëve PDF

Windows & Mac compatible

I përputhshëm me Windows dhe Mac

  • Skaneri

  • Dokumentacionet

  • Disku i parametrizimit

  • Disku eCopy PDF Pro

  • Kabllo USB

  • Adaptori AC

  • Kabëll energjie

Softueri i përfshirë

Mësoni më shumë mbi softuerët e përfshirë me këtë skaner.

Aplikacionet e Canon

Capture on Touch

CaptureOnTouch 3

Me ndërfaqen praktike për përdoruesin CaptureOnTouch mund të skanoni me lehtësi dokumente në arkiva dixhitale dhe t'i ruani ose t'i dërgoni në destinacione të shumta, duke përfshirë shërbimet në renë kompjuterike. Krijoni skedarë PDF ku mund të kërkoni duke përdorur teknologjinë e integruar OCR.

Përputhshmëria: Windows, Mac

CaptureOnTouch Pro

Ky skaner vjen me CaptureOnTouch Pro, softueri i skanimit i lehtë në përdorim dhe me cilësi profesionale nga Canon. Regjistroni dhe klasifikoni me lehtësi skanime në grupe, integroni skanerin tuaj Canon me flukset e punës dhe dokumenteve dhe biznesin tuaj, dhe rritni produktivitetin tuaj.

Përputhshmëria: Windows

Mësoni më shumë >

CaptureOnTouch Pro

Aplikacionet nga zhvillues të tjerë të softuerëve

eCOPY

Një aplikacion i fuqishëm dhe i lehtë në përdorim për shikimin, krijimin, modifikimin dhe konvertimin e skedarëve PDF. eCopy ofron aftësitë e plota për udhëzimin, shënimin dhe modifikimin, duke përfshirë krijimin e formularëve plotësues me njohjen automatike të fushave të formularëve. Përfshihet po ashtu një paketë e plotë e mjeteve të sigurisë dhe të nënshkrimit të dokumenteve.
Përputhshmëria: Windows

Paperport

Çojeni menaxhimin e dokumenteve në një nivel të ri me softuerin e lehtë në përdorim, por të fuqishëm, i cili ju ndihmon të përfitoni sa më shumë nga skaneri juaj Canon. Skanoni, organizoni, kërkoni dhe ndani dokumente për të eliminuar rrëmujën e letrave dhe për të organizuar në mënyrë efektive zyrën tuaj në shtëpi.
Përputhshmëria: Windows

OmniPage

Me teknologjinë e integruar OCR, OmniPage i shndërron dokumentet e skanuara me skanerin tuaj Canon në materiale që mund të redaktohen me lehtësi. Mund t'i konvertoni dokumentet në letër në skedarë dixhitalë që mund të redaktohen, duke ruajtur të njëjtën strukturë si në dokumentin origjinal - me të gjitha kolonat, ngjyrat, fotografitë dhe grafikët.
Përputhshmëria: Windows

Presto BizCard

Mos i humbisni kurrë lidhjet me kontaktet tuaja të biznesit, falë Presto! Softueri BizCard pvr skanerin tuaj. Ai ju ndihmon të konvertoni me shpejtësi dhe me lehtësi informacionet e rëndësishme të kontaktit nga kartëvizitat në një bazë të dhënash dixhitale ku mund të kërkoni dhe ta modifikoni, e cila mund të menaxhohet dhe të sinkronizohet me lehtësi.
Përputhshmëria: Windows, Mac

Presto PageManager

PageManager është një mjet i fuqishëm për përdoruesit e Mac që ofron menaxhim efektiv të dokumenteve. Ai ka të integruar njohjen e tekstit të thjeshtë (OCR) dhe bën të mundur që të ruani, të modifikoni, të organizoni dhe të ndani dokumentet tuaja dixhitale të skanuara. Përpunimi profesional i skedarëve është i ndërthurur me një ndërfaqe të thjeshtë të përdoruesit.
Përputhshmëria: Mac

Paketa e zhvilluesit të softuerëve

BSDP

Programi ynë për zhvilluesit e zgjidhjeve të biznesit (BSDP) është i përcaktuar për t'ju dhënë akses në një gamë informacionesh teknike për të ndihmuar në zhvillimin e aplikacioneve për gamën e produkteve të biznesit. Për më shumë informacione mbi paketat tona SDK, vizitoni faqen e internetit të BSDP-së.