RS-SL01ST
Një lente me zmadhim standard 1,5x me vendosje tubolare e aftë të projektojë një imazh me një raport projektimi 1,49 - 2,24:1
Projektori më i vogël dhe më peshëlehtë me laser, me rezolucion bazë 4K dhe ndriçim prej 6000 lumenësh, mundësi lidhjeje me fole ekrani për riprodhim niveli të lartë të hapësirës së ngjyrave.
Kompakt dhe i lehtë, ky projektor laseri në 4K me fole ekrani ofron cilësi të pakrahasueshme figure plus një zgjedhje prej shtatë objektivash të këmbyeshëm. Një gamë e gjerë funksionesh së bashku me burimin e dritës laser garantojnë qëndrueshmëri 24/7, pa nevojë mirëmbajtjeje.
Me deri në 40 000 orë në modalitetin "Kohëzgjatje e gjatë" projektori kërkon mirëmbajtje minimale. Burimi i dritës laser mundëson funksionim 24/7 me planifikim për deri në 12 muaj.
I vogël dhe peshëlehtë në vetëm 18 kg, modeli XEED 4K6021Z mund të instalohet në çfarëdo orientimi 360-gradësh, ndërsa objektivat e motorizuar të "Canon" ofrojnë zhvendosje të larta të objektivit për të ndihmuar në prakticitet.
Burimi i dritës laser me fosfor të verdhë mundëson rezolucion bazë 4096×2160 në 4K DCI. Gjithashtu realizohet video cilësie 4K 60p 10-bit RGB (4:4:4) nëpërmjet 2 foleve "DisplayPort".
Burimi fosforik i dritës laser me teknologji LCOS dhe AISYS mundëson ndriçim në 6000 lumen dhe ngjyra të përpikta plus një objektiv të dedikuar opsional 4K.
Një funksion planifikimi me ndezje/fikje, zgjedhje të hyrjes, kalibrim dhe pozicion të objektivit shton prakticitetin ndërsa sistemi i raportimit të gabimeve për iOS ndihmon në gjetjen e problemeve.
4K
Rezolucion bazë 4K DCI (4096×2160) për projektime me detaje të pabesueshme
AISYS
Komponentë të përmirësuar optikë për projektim të fuqishëm në 4K
Laser
Ndriçim në 6000 lumen me ngjyra, për punë të vazhduar me nivel të ulët mirëmbajtjeje
DisplayPort
Videoprojektim i shtruar dhe i përpiktë
HDBaseT
Transmetoni figurë në HD, audio dhe sinjale komandimi në distanca të gjata
Wi-Fi
Përdorni aplikacionin "Canon Service Tool" për komandim
Crestron
Kompatibil me "Crestron RoomView"
Garanci 5-vjeçare*
Një lente me zmadhim standard 1,5x me vendosje tubolare e aftë të projektojë një imazh me një raport projektimi 1,49 - 2,24:1
Një lente me zmadhim të gjatë 1,7x me vendosje tubolare e aftë për të projektuar një pamje të gjatë me një raport projektimi 2,19 - 3,74:1
Një lente fikse e gjerë me vendosje tubolare e aftë për të projektuar një imazh 100” nga vetëm 1,7 m, me një raport projektimi vetëm 0,8:1
Një lente me zmadhim ultra të gjatë 1,97x me vendosje tubolare e aftë të projektojë deri në 89 m me një raport distance të ekranit 3,55 - 6,94:1
Një lente me zmadhim të gjerë 1,5x me vendosje tubolare e aftë për të projektuar një kënd të gjerë të pamjes me një raport projektimi 1,0 - 1,5:1
Një lente fikse ultra e gjerë me vendosje tubolare, me një zhvendosje mjaft të madhe të lentes nga -15% deri në +75% dhe një raport projektimi vetëm 0,54:1, si dhe me funksionin e fokusit anësor.
Rezolucioni 4K me nivelin më të lartë në këtë industri. Një lente 4K me distancë standarde ekrani, me raport projektimi 1,34 - 2,35:1 dhe zmadhim 1,7x
Kjo kllapë montimi përdoret për varjen e projektorit nga tavani. Këshillohet që përdoruesit fundorë të konsultohen me një specialist ndërtimi para montimit të njësisë, për të garantuar sigurinë e tyre dhe sigurinë e të tjerëve
Filtri i ajrit duhet të zëvendësohet në mënyrë periodike, për të siguruar ftohjen e duhur.
Canon XEED 4K6021Z
Telekomanda RS-RC07
2 bateri alkaline AAA
Kablloja elektrike AC
Fleta e garancisë