PRINTIMI DIXHITAL I LIBRAVE

Një personalizim i përsosur

Birds eye view of book printing services warehouse

Produktet e personalizuara janë tendenca e fundit

Si ofrues i shërbimit të printimit të personalizuar, Signature Gifts, po ndjek tendencën e përmbajtjeve të personalizuara. Që nga viti 2009, kompania e ka zgjeruar gamën e produkteve të saj për të ofruar dhurata të personalizuara si kalendarë, posterë, filxhanë dhe tekstile. Ata po i drejtohen edhe tregut të librave të personalizuar me degën e tyre Signature Books.

Two men examine personalised book printing pages on top of printing press

Shenja e suksesit

Me rritjen e jashtëzakonshme të kërkesës për libra të personalizuar, Signature Books po menaxhon një nivel gjithmonë në rritje të porosive çdo vit - duke arritur një vëllim vjetor me rreth 300 000 libra të personalizuar.

Kompania kishte nevojë për një pajisje tipografike dixhitale që do t'i sillte dy shërbimet e saj të prodhimit nën një çati dhe që do të zhvillohej për të përmbushur kërkesat për produkte me cilësi të lartë në kohë realizimi shumë të shkurtra.

People in background work at industrial book printing equipment in warehouse

Një printer me emrin e tyre mbi të

Duke bashkëpunuar me Canon për të përcaktuar aftësitë e pajisjeve, Signature Gifts mori vendimin që të investonte në Océ VarioPrint i300

Printeri inkjet ishte zgjidhja ideale, si për të përmbushur kërkesat e veçanta të kompanisë, ashtu edhe për ta çuar atë një hap përpara konkurrentëve. Me automatizimin e prodhimit, VarioPrint i300 eliminon ndërprerjet në punë dhe rrit produktivitetin.

Përveç kësaj, softueri i proceseve paraprake Océ PRISMAprepare i grupon artikujt e ngjashëm për printim, kështu që Signature Gifts mund të sigurojë një fitim më të madh duke punuar me më shumë efikasitet dhe me një shpejtësi më konsekuente.

Man stands front of varioprint i300 digital printing press holding large piece of paper

NË ASPEKTIN E CILËSISË DHE PRODHIMIT, MAKINA TIPOGRAFIKE ARRIN QË T'I PËRBALLOJË KËRKESAT.

Peter Druce,
Drejtori Teknik në Signature Gifts

Ndjekja e ritmit

Pajisja e re tipografike e ka lejuar kompaninë Signature Gifts që të zvogëlojë ndjeshëm kostot e saj operative duke e sjellë të gjithë prodhimin e librave të personalizuar në një qendër të vetme në Skoci.

Duke punuar më shpejt dhe me më shumë zgjuarsi me printerin VarioPrint i300 dhe softuerin PRISMAprepare, kjo do të thotë po ashtu se Signature Gifts mund të prezantojë libra të rinj më shpejt dhe me kosto më efektive, pa pasur nevojë për më shumë personel. Kjo bëri të mundur që kompania t'i realizonte me lehtësi detyrat gjatë dy muajve të saj më të ngarkuar, duke realizuar një prodhim me 3,2 milionë printime A4 me vetëm një model funksionimi.

Duke e transformuar kompaninë me zgjidhjen e printimit të Canon, Signature Gifts tani ka kapacitetet për të përmbushur kërkesat e saj vazhdimisht në rritje, dhe shitjet kanë rritur nga ajo kohë me një nivel befasues prej 25%.

PAJISJA TOPOGRAFIKE MUND TË MENAXHOJË NJË PRODHIM TË PËRZIER ME NGJYRA DHE MONOKROM PA ASNJË NDËRPRERJE PUNE.

Zbuloni se si shërbimet tona të Printimit dixhital të librave mund ta zhvillojnë biznesin tuaj

Flisni me ekipin tonë

  • Canon
  • Biznesi
  • ...
  • Studimi i rastit të printimit të personalizuar të Signature Gifts