PURCHASE TO PAY

Rritja e mbështetur nga automatizimi me P2P

Middle-aged man in shirt walks between warehouse shelving

Një biznes në rritje

KEW Electrical është një nga shitësit me shumicë të pavarur të pajisjeve elektrike me rritjen më të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar, me një reputacion të mirënjohur për disponueshmërinë e mallrave brenda ditës dhe personelin e fokusuar te klientët.

Man in high visibility vest takes stock of boxes in electrical wholesaler warehouse

Ndikimi i zgjerimit të shpejtë

Ndërsa ritmi i rritjes së kompanisë filloi ta kalonte kapacitetin e saj, ekipi i financës po përpunonte manualisht mbi 96 000 fatura të furnizuesve në vit. Këto flukse letrash individuale e bënin të vështirë të monitorohej detyrimet për mallrat që ishin marrë, por nuk ishin faturuar. Pa një pamje të përgjithshme të përshtatshme për kostot, biznesi në një zgjerim të shpejtë po vuante edhe nga një mungesë e fluksit të parave.

KEW Electrical kishte nevojë për një zgjidhje për menaxhimin e proceseve që mund të shkallëzohej bashkë me biznesin.

Woman in office processes Accounts Payable paper invoices in front of computer

Transformimi dixhital me Canon Purchase to Pay

Duke krijuar një partneritet strategjik me Canon, KEW Electrical arriti ta transformonte procesin e saj të Llogarive të pagueshme me zgjidhjen e automatizuar dhe të plotë Canon Purchase to Pay (P2P).

Ky fluks punë i dixhitalizuar automatizon 80% të procesit të Llogarive të pagueshme të KEW Electrical në një platformë të vetme, duke përputhur, regjistruar dhe skeduar automatikisht faturat elektronike sipas numrave të urdhrave të punës. Duke punuar më shpejt dhe me më shumë inteligjencë, zgjidhja Purchase to Pay e Canon bën që kompania KEW Electrical të mund të mbështesë dhe të ruajë rritjen e biznesit të saj me një produktivitet të lartë, përputhshmëri të plotë dhe vizibilitet të qartë të shpenzimeve.

Man in shirt talks to man in high visibility jacket among rolls of electrical cabling in warehouse

FATURAT NUK HUMBASIN MË NË POSTË APO TË PËRPUNOHEN ME VONESË, FALË SHPEJTËSISË DHE EFIKASITETIT TË SISTEMIT TË AUTOMATIZUAR.

Tim Standing,
Drejtori i Financës në KEW Electrical

Automatizimi i fluksit të punës për një rritje të shkallëzueshme

Zbatimi i automatizimit P2P bëri të mundur që KEW Electrical të rifitonte një vizibilitet dhe një kontroll të plotë mbi qarkullimin e parave dhe shpenzimet. Kjo fuqi e përmirësuar për blerjet do të thotë se nuk kërkohen më anëtarë shtesë të personelit dhe kostot e furnizuesve janë më të ulëta - kompania mund të përfitojë po ashtu nga zbritjet e dakordësuara për pagesat e shpejta për furnziuesit.

Në departamentin ekzekutiv të KEW Electrical, funksonalitetet e raportimit dhe të panelit të kontrollit të zgjidhjes P2P ofrojnë një vështrim të qartë për të gjithë procesin e Llogarive të pagueshme, duke minimizuar rrezikun e mashtrimeve dhe pagesave të dyfishta.

Zgjidhja e automatizuar ka rezultuar aq e suksesshme në ekipin e financës dhe departamentin ekzekutiv të kompanisë, sa KEW Electrical tani ka përfshirë edhe Canon Purchase to Pay në menaxhimin e shpenzimeve të përgjithshme.

NE KEMI NJË POTENCIAL TË JASHTËZAKONSHËM PËR RRITJE DHE DËSHIROJMË TË PUNOJMË ME NJË PARTNER QË MUND TË NA MBËSHTESË SI DHE TA VAZHDOJË NË KËTË UDHËTIM BASHKË ME NE.

Transformoni biznesin tuaj me zgjidhjet më të shpejta dhe më inteligjente të Purchase to Pay.

Flisni me ekipin tonë

  • Canon
  • Biznesi
  • ...
  • Studimi i rastit të automatizimit me P2P të Kew Electrical