“Forever Rose”, Dubai
Mësoni se si “MegaTank” ka ndihmuar me të gjitha detyrimet e printimit të përditshëm në këtë butik ndërkombëtar.
• Ndërrimi i vazhdueshëm i fishekëve të shtrenjtë të bojës
• Mbarimi i letrës dhe i bojës që shkakton ndërprerjen e panevojshme të punës
• Cilësi e ndryshueshme printimi që ndikon në perceptimin e markës
• Pamundësia e printimit në materiale përtej letrës së thjeshtë
• Ulje të kostos për printim
• Printim efikas që mbështet proceset e biznesit
• Cilësi e përmirësuar printimi dhe perceptim i markës
Anik Islam, drejtuese e përgjithshme, “Premier Insurance”PRINTERI “CANON MEGATANK” KA NDIHMUAR QË TA SHPIEM BIZNESIN TONË DREJT NJË NIVELI TË RI.
“Premier Insurance” ka ofruar produkte sigurimi për klientët e vet që nga viti 1983. Deri pak vite më parë, biznesi ka funksionuar në dorën e një personi të vetëm. Kjo deri kur Anik Islam mori në dorë timonin, me ambicien për të synuar “drejt yjeve”. Rritja rezulton e shpejtë, dhe “Premier Insurance” tani operatori kryesor i sigurimeve ndërmjetëse në Britani, nuk tregon shenja ngadalësimi tani afër.
“Disa prej printerëve tanë nuk lidheshin përmes valëve dhe dëshironim t’i bënim gjërat sa më thjeshta, pa qenë nevoja të merremi me kabllo të rrezikshme nga të katër anët. Përveç kësaj kishte dhe problem me rendimentin e bojës, ishin duke shpenzuar vazhdimisht kohë duke porositur fishekë të shtrenjtë dhe duke rimbushur letër,” - shpjegon Anik.
Printerët e tyre ekzistues punonin vetëm me letër standarde zyre dhe cilësia e printimit po rezultonte mesatare edhe në rastin më të mirë.
Anik ka kryer shumë kërkimeve në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje që u përgjigjej nevojave të tyre të larmishme: produktivitetit të lartë, lidhjes, volumeve të larta dhe fleksibilitetit në printim.
thotë Anik.
Seria “PIXMA G” përmban një ndërfaqe intuitive LCD, ka kapacitet 350-fletësh dhe mund të vetëprintojë dyanshëm – ideale për ambientet plot ngarkesë pune të “Premier Insurance”. Teksa aftësitë për lidhje “Ethernet” mundësojnë lidhje të sigurta të shpejtësisë së lartë në të gjithë rrjetin lokal të zyrës.
Në një zgjidhje thelbësore, seria “Canon PIXMA G” vjen me depozita boje rendimenti të lartë me rimbushje, të cilat garantojnë produktivitet pa ndërprerje në kosto më të ulëta se printerët e ngjashëm. Kjo do të thotë se deri në 18 000 faqe mund të printohen nga vetëm 3 shishe boje të zezë, çka përbën një dallim transformues, siç pohon Anik.
ËSHTË NJË ASPEKT KREJTËSISHT I NJËSUAR ADMINISTRIMI TË BIZNESIT. NE NUK KEMI NDËRPRERJE PUNE DHE TË RENDIMENTI ËSHTË SHUMË I LARTË. NE NUK JEMI DUKE POROSITUR BOJË GJATË GJITHË KOHËS, KËSHTU QË I KEMI KOSTOT TË ULËTA DHE BOJËRAT MUND TË RIMBUSHEN LEHTË.
Seria “PIXMA G” administron një larmi të gjerë materialesh – letër të thjeshtë, zarfe, kartolina dhe letër fotografike në përmasa që luhaten nga 3,5 inçë deri në A4. Si dhe përmban një ushqim 2-drejtimësh letre çka do të thotë se zarfet mund të vendosen në ushqimin e pasmë ndërsa letra e thjeshtë vendoset në kasetën e parme. Ndaj dhe nuk ka nevojë të ndërroni mes të dyjave, duke kursyer kështu kohë gjatë gjithë ditës.
Boja me pigment të zi është ideale për printimin e dokumenteve profesionale të punës me kosto të ulëta, ndërsa bojërat me ngjyra të cilësisë së lartë dhe me bazë ngjyruesish janë të përshtatura më së miri për materialet që i paraqiten klientëve.
Këto aftësi të fuqishme të reja kanë ndihmuar në shtytjen e “Premier Insurance” drejt një niveli tjetër. Certifikatat, materialet e marketingut dhe zarfet printohen tani të gjitha cilësi supreme duke përdorur printerin e serisë “PIXMA G” dhe përfshijnë një identitet të fuqishëm e të ri të markës “Premier Insurance”.
Aftësitë për re kompjuterike kanë rezultuar gjithashtu të suksesshme. Duke përdorur aplikacionin praktik “Canon PRINT”, “Canon PIXMA Cloud Link” lejon printimin nga kudo që të jeni në botë përmes një lidhjeje interneti. Në fakt keni mundësinë të printoni në distancë nga llogaritë e resë kompjuterike si p.sh. “Google Drive”, “Dropbox” ose “Evernote”, në mënyrë që shërbimet e resë kompjuterike të mund të integrohen lehtësisht në ciklet ekzistuese të punës për një integrim të njësuar mes personelit të jashtëm dhe të zyrës.
“Premier Insurance” ka plane po aq të forta për të ecur përpara, duke njohur avantazhet strategjike të pasjes së pikave fizike për mbështetjen e klientëve të saj anembanë Britanisë. Anik është i palëkundur në bindjen se këto pika do të përfshijnë modelin e tyre përkatëse “PIXMA G6050”.
Pa asnjë dyshim, seria “Canon PIXMA G” është tani një pjesëtar i çmuar i ekipit të “Premier Insurance”.
Mësoni se si “MegaTank” ka ndihmuar me të gjitha detyrimet e printimit të përditshëm në këtë butik ndërkombëtar.
Mësoni se si “MegaTank” ka ndihmuar në përmbushjen e nevojave të kësaj franshize në zgjerim të shpejtë.