“Forever Rose”, Dubai
Mësoni se si “MegaTank” ka ndihmuar me të gjitha detyrimet e printimit të përditshëm në këtë butik ndërkombëtar.
• Gjetje e një printeri me efikasitet kostoje që mund të përballojë kërkesat në rritje
• Ofrim i të gjitha materialeve mbështetëse e argëtuese për të cilat kanë nevojë fëmijët
• Larmi materialesh kursi për t’u printuar në një larmi fomatesh.
• Mbarim i shpejtë i bojës
• Sasi të mëdha mbeturinash
• Printoni me lehtësi nga pajisjet me valë
• Printim i thjeshtë dhe i shpejtë i të gjitha materialeve të kursit
• Performancë produktive, cilësore me rendiment të lartë
• Ulje të kostos për printim
• Mundësi lidhjeje pa telashe
Natasha Spink, pronare franshize, “Mini Professors”ËSHTË I QËNDRUESHËM, KA EFIKASITET KOSTOJE, ËSHTË VËRTET I LEHTË NË PËRDORIM… DHE DUKET DHE BUKUR NË SHTËPINË TIME.
Fëmijët kanë një etje të pamohueshme për të mësuar. “Mini Professors” u ofron mundësinë të mësojnë aftësi të reja shkencore në një ambient argëtues dhe të sigurt teksa mrekullohen me botën që i rrethon.
Shpjegimi i parimeve shkencore në fjalë të thjeshta përmes eksperimenteve emocionuese i i jep çdo fëmije – nga mosha e çerdhes deri në të shkollës – shansin për t’u bërë miniprofesorë.
Natasha Spink drejton franshizën “Mini Professors” në Sent-Albans-Harpenden. Biznesi i saj është relativisht i ri dhe kishte nevojë të bënte një emër sa më shpejt. Ndaj dhe ajo kërkonte të gjente një printer që mund t’u bënte ballë kërkesave të marketingut të franshizës së saj, si dhe administrimit të kërkesave të ndryshme të printimit për mbështetjen e fëmijëve që ndjekin kurset.
Pas kryerjes së shumë kërkimeve në internet, Natasha ishte e bindur se “Canon MegaTank” i përmbushte të gjitha nevojat dhe që atëherë nuk e ka kthyer më kokën pas.
“Kemi shumë shabllone të ndryshme dhe ngjitëse për të printuar, si dhe lloje të ndryshme kartash që përdorim. Seria “Canon PIXMA G” ia del të printojë mbi gjithçka që kemi vendosur në mbushëse deri më sot,” - pohon me entuziazëm Natasha.
Modelet “MegaTank” – me depozitë të integruar, me rimbushje të lehtë boje rendimenti të lartë që mund të printojnë volume të larta në kosto të ulëta - kanë rezultuar një pikë e fortë shitjeje, si dhe të çmuara si aparatura.
Depozitat janë fantastike pasi kanë viza treguese të vëllimit që d.m.th. se përmes tyre mund të shikoj me saktësi se sa bojë ka te secila. Pa dyshim që më ka kursye para, pasi me printerin e vjetër do të kisha kaluar tanimë shumë fishekë boje nëpër duar.
Funksionet e lidhjes me valë janë gjithashtu një plus i madh. Printeri “MegaTank” i mundëson tani Natasha të mbikëqyrë fëmijët në njërën dhomë, printojë nga laptopi i saj në dhomën tjetër, duke e fjetur mendjen se gjithçka do të jetë gati sapo t’i duhet.
Në mbyllje të çdo lënde, fëmijët marrin certifikata, si një dëshmi me të cilën çmojnë aftësitë e reja që kanë përvetësuar. Printimet e besueshme dhe të cilësisë së lartë nga printeri “MegaTank” bëjnë të sigurt që certifikatat të duken të bukura dhe të vlerësohen së tepërmi.
Është mjaft e bukur për mua që kam mundësi t’u jap atyre diçka për të cilën ndjej krenari. Cilësia është fantastike dhe mund ta vënë me krenari në ambientet e shtëpisë”, - thotë Natasha.
Natasha përfytyron një të ardhme të ndritur për të gjithë fëmijët në kurset e saj, duke besuar se angazhimi me shkencë që në moshë të tillë të hershme s’mund të jetë tjetër veçse një përvojë e vyer. Ajo është po aq pozitive për franshizën e saj me plane për t’u zgjeruar në më shumë çerdhe, shkolla të arsimit fillor, si dhe në rritjen e klientelës mësimore prind-fëmijë.
Printeri i serisë “Canon PIXMA G” do të luajë një rol të madh në këtë udhëtim.
Mësoni se si “MegaTank” ka ndihmuar me të gjitha detyrimet e printimit të përditshëm në këtë butik ndërkombëtar.
Zbuloni se si “MegaTank” e ka ndihmuar këtë biznes familjar të kalojë në një tjetër nivel.