“Mini Professors”, Sent-Albans
Mësoni se si “MegaTank” ka ndihmuar në përmbushjen e nevojave të kësaj franshize në zgjerim të shpejtë.
• Gjeni cilësinë me printerët e volumit të lartë dhe kostos së ulët
• Rreshtohuni krah një marke me vlera të ngjashme
• Numër i lartë blerjesh fishekësh
• Volume të larta dhe në rritje të printimeve
• Kosto të rëndësishme printimi
• Ulje të mëdha në kostot për printim
• Cilësi e pakrahasueshme
• Ofertë e re me vlerë të shtuar
• Mundësi lidhjeje pa telashe
Asim Hussain, drejtues tregtar ndërkombëtar, Forever RoseKEMI PARË NJË KURSIM TË RËNDËSISHËM TË KOSTOVE NË KRAHASIM ME TONERIN E LASERIT QË KEMI PËRDORUR MË PARË, DUKE REDUKTUAR KOSTOT ME GJASHTËDHJETË DERI NË SHTATËDHJETË PËRQIND.
“Forever Rose” e ka filluar udhëtimin në 1999 në Londër, duke ofruar trëndafila gjatë gjithë kohës për pallatet mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar dhe një Belgjikë. Me seli në Dubai, “Forever Rose” është tanimë një koncept i plotë butiku dhuratash luksoze, me trëndafila jetëgjatë, çokollata cilësore dhe parfume e Ouds të përzgjedhura posaçërisht.
Ekspansioni botëror bëri që “Forever Rose” të punësonte mbi 500 persona. Me shumicën e këtyre detyrave administrative me punë të rregullt, detyrimet ditore të printimit po rezultonin të konsiderueshme.
Sistemit ekzistues të printimit me laser i mbaronin shpesh fishekët e tonerit, çka do të thoshte porositje të vazhdueshme dhe një presion më të madh për kostot. Balancimi i nevojës për prodhim të qëndrueshëm të lartë, me uljen njëherësh të kostove të printimit ishin problemet që duhet të merrnin zgjidhje nga pronari, Ebraheem Al Samadi.
Ebraheem mendoi se ishte e rëndësishme të radhitet përkrah një kompanie që mund t’i përshtatet markës prestigjioze që ia ka kultivuar me “Forever Rose”. Duke zgjedhur “Canon” dhe një printer “MegaTank”, ai pati mundësi të arrinte të gjithë objektivat e tij njëherësh.
Thotë Ebraheem Al Samadi.
“MegaTanks” i lejon “Forever Rose” që printojë me qëndrueshmëri volume shumë më të mëdha pa u shqetësuar shumë për mbarimin e bojës apo përshkallëzimin e kostove. Depozitat e integruara dhe ballore të bojës e lehtësojnë vrojtimin e niveleve të bojës. Dhe falë dizajnit të përmirësuar të shishes, rimbushjet janë të thjeshta e të lehta kur është koha për diçka të tillë. Në disa pika, “MegaTanks” nuk kanë pasur mundësi për rimbushje për mbi 6 muaj. Kjo nuk është dhe aq për t’u çuditur, nëse merrni parasysh se një komplet i vetëm prej 3 shishesh të zeza të rendimentit të lartë mund të printojnë deri në 180 00 faqe.
Ne printojmë çdo ditë – fatura, dokumente tregtare, kontrata – dhe printimi në volum të lartë me çmim të arsyeshëm ishte një nga pikat kyçe në zgjedhjen e printerit “Canon MegaTank”.
Boja me pigment të zi është ideale për printimin e dokumenteve të përditshme me kosto të ulët, ndërsa bojërat e cilësisë së lartë me bazë ngjyruesish mundësojnë foto të bukura, të lëmuara, natyrale – diçka që “Forever Rose” dhe e ka shfrytëzuar. Kur dhuron një trëndafil jetëgjatë, klientët tani mund të zgjedhin të përfshijnë një foto personale - të printuar më së miri në printerin “Canon MegaTank” – për të krijuar një marrëdhënie më të fortë, më emocionale me marrësin e synuar.
Printeri “Canon MegaTank” përshtatet me mënyrën se si punon “Forever Rose” dhe jo anasjelltas. Një pjesë e madhe e kësaj është aplikacioni “Canon PRINT”, i cili e bën më së të thjeshtë printimin në distancë. Personeli mund ta bashkërendojë celularin për të printuar drejtpërdrejt në pajisje pa qenë para kompjuterit.
Ebraheem ka besim në të ardhmen me plane të forta që e shohin “Forever Rose” të ndajë më shumë momente të lumtura në arenën ndërkombëtare.
“Kam krenarinë të them se ‘Canon’ do të na ndodhet në krah në udhëtimin tonë, duke arritur një butik të madh në çdo qytet të madh të botës,” - pohon Ebraheem.
Pa dyshim, printeri “Canon PIXMA G” do të jetë një lojtar kyç në këtë dekadë.
Mësoni se si “MegaTank” ka ndihmuar në përmbushjen e nevojave të kësaj franshize në zgjerim të shpejtë.
Zbuloni se si “MegaTank” e ka ndihmuar këtë biznes familjar të kalojë në një tjetër nivel.