Kompania Digiforce me qendër në Holandë është e specializuar në Printimin e librave dixhitalë për botuesit akademikë dhe edukativë në Evropë. Çdo vit, fluksi i saj i automatizuar i punës prodhon 500 000 - 600 000 libra me një kopje dhe me vëllime të vogla për klientët në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani.
Printimi i faqeve me ngjyra dhe monokrom në pajisje të veçanta e bën mjaft të kushtueshme botimin e librave me faqe të përziera. Kjo do të thotë po ashtu se ka më shumë mundësi për mospërputhje në cilësinë e printimit.
Digiforce kishte nevojë për një zgjidhje të besueshme që mund të printonte faqe me ngjyra dhe bardhezi në një pajisje të vetme. Dhe ajo pajisje duhet të ishte e besueshme 24 orë në 7 ditë të javës.
Duke bashkëpunuar për shumë vite me Canon, kompania Digiforce e njihte nivelin e cilësisë dhe të qëndrueshmërisë që pritej. Kështu që, kur partneri menaxhues Frank van Boxtel dëgjoi për teknologjinë e re të printimit inkjet me fletë të Canon në printerin VarioPrint i300, ai e kuptoi menjëherë se ishte një zgjidhje e fuqishme printimi.
Duke prodhuar libra në faqe bardhezi dhe me ngjyra në një makinë tipografike inkjet, kompania Digiforce do të mund t'i zhvillojë propozimet e saj tregtare dhe t'u ofrojë klientëve më shumë mundësi për printime plot ngjyra.
Frank van Boxtel,…CILËSIA ËSHTË KONSEKUENTE NË TË GJITHË LIBRIN DHE EFIKASITETI NË KOSTO DO TË THOTË SE MUND T'U OFROJMË MË SHUMË KLIENTËVE TANË.
Printeri VarioPrint i300 nga Canon e ka revolucionalizuar printimin e librave individualë për Digiforce. Prodhimi i përzier siguron një përmirësim mjaft të lartë të efikasitet, ndërsa besueshmëria 24 orë në 7 ditë të javës siguron një kohë funksionale shumë më të lartë. Me këtë produktivitet dhe konsekuencë të rritur, kompania Digiforce ka printuar 16 milionë faqe librash në vetëm shtatë javë.
Ndërthurja e printimeve me cilësi të lartë me uljen e kostove dhe kohës për operatorin i ka dhënë kompanisë Digiforce aftësinë që të zgjerohet në mundësi të reja të të ardhurave. Kompania arriti të prezantonte një shërbim të ri printimi për libra në 4 orë, pasi shpejtësia e printerit VarioPrint i300 do të thotë se klientët mund të bëjnë një porosi në mëngjes dhe ta marrin librin e tyre në të njëjtën ditë.
NJË NGA PAJISJET MË TË MIRA NË BOTË.