Artikulli

Dixhitaliteti në krahasim me dixhitalizimin: mendësi e re, mundësi të reja

Ndryshoni mënyrën e të menduarit për të hapur modele të reja të biznesit, thekson Sven Fund

Sven Fund presenting at FBF 2017

Evolucioni i botimit të librave

Si dikush me rrënjë të thella në botën e botuesve dhe teknologëve, unë kam një interes të madh për të studiuar ndikimin që kanë inovacionet teknologjike në botimin e librave. Mbërritja e pajisjeve elektronike të leximit, shpërthimi i papritur i popullaritetit të librave audio dhe marrëdhënia komplekse mes Amazon dhe botuesve, të gjitha kanë luajtur një rol kryesor në formësimin e kësaj industrie.


Por ndoshta ndryshimi më i rëndësishëm i dekadës së kaluar është se lexuesit po bëhen më pak të lidhur me librin si një produkt i prekshëm, pasi ai nuk ndodhet më në qendër të konsumit tonë multimedial. Në epokën e dixhitalitetit, tani është më e përshtatshme të mendojmë në kuadër të "përmbajtjes".


Para se të shikojmë më tej se çfarë do të thotë ky ndryshim këndvështrimi për industrinë më të gjerë të botimit, së pari ia vlen të bëjmë dallimin se çfarë nënkuptojmë me "dixhitalitetin", i cili ndryshon nga "dixhitalizimi".

Një ndryshim në këndvështrim

Me procesin e dixhitalizimit, modeli i biznesit është përsëri i bazuar kryesisht te printimi - botuesi ripërgatit përmbajtjet e disponueshme të printimit për një platformë dixhitale, si p.sh. për një pajisje elektronike leximi, dhe thjesht i shet përsëri në një format të ri. Në kontekstin e "dixhitalitetit", përmbajtja lind si dixhitale dhe hap shumë fusha për modele biznesi plotësisht të reja.


Në parim, kjo strategji e botimit dixhital është më e harmonizuar me rolin e teknologjisë së kohës sonë dhe një strategji që pritej që botuesit do ta pranonin me gatishmëri për biznesin e tyre. Sidoqoftë, dixhitalja nuk duhet të shikohet si mentalitet, por më shumë si një teknologji - dhe nëse do të përqafohet më gjerësisht nga botuesit, atëherë ata duhet të përmirësohen së pari në fushën e menaxhimit të novacioneve.

Two women looking at iPad


Realiteti është se, me teknologjinë e disponueshme sot, përmbajtjet mund të përmirësohen, të rishpërndahen në mënyrë dixhitale si dhe të printohen po ashtu sipas kërkesës.

- Sven Fund, fullstopp

Ka dy lloje botuesish: ata që e rikonceptojnë biznesin e tyre dhe ata që u rezistojnë novacioneve deri sa këto të bëhen zgjidhje të përdorura gjerësisht. Mund të jeni proaktiv ose reaktiv në qëndrimin tuaj. Ka ende botues "analfabetë dixhitalë" që mund të kenë akses te produktet dixhitale dhe të jenë të familjarizuar me përfitimet e tyre, por që nuk i kanë përqafuar plotësisht mundësitë e dixhitalitetit.


Duke pasur parasysh këtë, mund të themi me siguri se botuesit nuk po i shfrytëzojnë plotësisht veçoritë teknologjike që janë të disponueshme në industrinë e tyre. Dhe, për këtë arsye, ata nuk e kuptojnë ndikimin e plotë që mund të ketë teknologjia e botimit të librave në mënyrën se si punojnë ata.


Njerëzit në sektorin e botimit që kanë vështirësi për ta pranuar "përmbajtjen" si një koncept dinamik janë po ata njerëz që vazhdojnë t'i shikojnë librat si produkte të prekshme me një përdorim të vetëm, që printohen dhe shpërndahen vetëm një herë dhe më pas transferohen në një platformë tjetër. Realiteti është se, me teknologjinë e disponueshme sot, përmbajtjet mund të përditësohen, të rishpërndahen në mënyrë dixhitale si dhe të printohen po ashtu sipas kërkesës.


Kjo është arsyeja pse duhet t'i nxisim më shumë bizneset e botimit të zbatojnë mentalitetin dixhital. Për të përfituar nga mundësitë e ofruara nga menaxhimi i përmbajtjes dinamike dhe teknologjia e printimit dixhital.

Young woman reading book on train

Mentaliteti dixhital

Një mentalitet dixhital bën të mundur që botuesit të përqafojnë të ardhmen, ku mund të realizohen dërgesa me vëllime të vogla dhe sipas kërkesës. Ku një menaxhim më proaktiv i ciklit të jetës për asetet e botimit bën të mundur që botuesit të maksimizojnë vlerën tregtare të përmbajtjeve të tyre dhe t'i sjellin ato më afër konsumatorëve.


Ndërkohë, nëse botuesit e librave kanë investuar për një prodhim të dixhitalizuar, ata mund të luajnë një rol të vlefshëm në motivimin dhe orientimin e botuesve që të mendojnë në aspektin dixhital dhe të zbatojnë procese të modernizuara ku dixhitalja zë vendin e parë, duke bërë të mundur modele biznesi që do t'i ndihmojnë ata drejt novacioneve.


Siç mund ta shikoni, inovacionet në botimin e librave nuk janë një rrugë me një drejtim. Ato mund të arrihen më shumë nëpërmjet një bashkëpunimi të qëndrueshëm trepalësh mes botuesve të librave, shtypshkronjave dhe ofruesve të zgjidhjeve teknologjike.

Shkruar nga Sven Fund


Sven Fund është themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm në fullstopp, një kompani këshillimore për shtëpitë botuese akademike që ofron udhëzime strategjike për një mori çështjesh që variojnë nga ndryshimet në menaxhim e deri te shkrirjet dhe blerjet e kompanive. Kompania e Sven punon jo vetëm me shitësit, si p.sh. kompanitë e printimit ose shpërndarësit, por ajo vepron edhe si një pikë lidhëse ndërveprimi mes bibliotekave akademike dhe botuesve.

Zgjidhje të ngjashme

Eksploroni më tej

Zbuloni fuqinë transformuese të printimit dixhital

Flisni me ekipin tonë