Canon Camera

Printerë shumëfunksionalë

Seria "imageRUNNER ADVANCE DX C478"

Printerë të shpejtë dhe produktivë A4 shumëfunksionalë, me ngjyra, me softuer të integruar në renë kompjuterike dhe teknologji inteligjente për bashkëpunim të sigurt nga kudo.

  • 47ppm (A4)

    Shpejtësia e printimit

  • 190ipm (A4)

    Shpejtësia e skanimit

  • TPM 2.0

    Teknologji më e fortë enkriptimi për të mbrojtur të dhënat kritike, si standard

  • 10,1-inçësh

    Ekran me prekje, me ngjyra, tërësisht digjital

  • Fishek i njësuar

    Mirëmbajtje dhe zëvendësim i lehtë

  • Njihuni me kërkesën moderne të zyrës për lëvizje, thjeshtësi dhe lidhje

    Ndërtoni themelin e transformimit tuaj digjital në një printer shumëfunksional që hap derën drejt digjitalizimit të dokumenteve dhe cikleve digjitale të punës. Hardueri dhe softueri punojnë së bashku për të mundësuar bashkëpunim të sigurt nga kudo, në çdo kohë, nga çdo pajisje.

    Produktivitet optimal

    Teknologjitë inteligjente ofrojnë produktivitet të lartë duke shpejtuar prodhimin e printimeve dhe digjitalizimin e dokumenteve, me cikle të njësuara pune për rritjen e efikasitetit dhe përvojë të përmirësuar të përdoruesit.

    Siguri e lartë

    Hapësira të enkriptuara ruajtëse SSD për të dhënat, TPM 2.0 dhe rezervimi në re kompjuterike ofron siguri tërësore 360°, ndërsa McAfee Embedded Control minimizon vulnerabilitetin e pajisjeve ndaj sulmeve të jashtme.

    Mirëmbajtje pa vështirësi

    Mirëmbajtja e pajisjeve nuk ka qenë kurrë më e lehtë, me parashikim të kohëzgjatjes së pjesëve të konsumit, një paketë videosh mirëmbajtjeje nga përdoruesit dhe fishekun e kombinuar dhe praktik të tonerit nga Canon.

    Përmirësimi i lidhjes në renë kompjuterike

    uniFLOW Online Express me bazë në renë kompjuterike vjen si standard, duke mundësuar bashkëpunim të sigurt dhe akses në formatet e ripërdorshme të dokumenteve nga kudo, në çdo kohë, në çdo pajisje.

    Dizajn që kursen hapësirë

    Krijuar për përmasa sa më të vogla, kjo pajisje kompakte A4 mund të mbahet mbi tryeza, duke liruar hapësirën e nevojshme në dysheme dhe duke u përshtatur më së miri me çfarëdo ambienti pune.

    Përdorimi i ndërgjegjshëm ndaj mjedisit

    Përmbushni kërkesat e shtuara të qëndrueshmërisë nga hapësirat hibride të punës me funksionim të qetë që nuk ndërhyn me ambientin e zyrës dhe kosto të ulëta nga përmirësimi i konsumit të energjisë.

    Gama e serisë

    Krijoni ambientin optimal të printimit për hapësirat tuaja hibride të punës, me produktivitet të lartë dhe siguri të avancuar nga pajisjet shumëfunksionale A4.

    Shkarkoni përmbajtjen

    Mësoni më shumë pse Canon imageRUNNER ADVANCE DX C478 është partneri juaj ideal për transformimin tuaj digjital.

    Dëshironi të dini më shumë rreth këtij produkti?

    Zbuloni se si ta bëni biznesin të përgatitur ndaj të ardhmes me teknologji novatore dhe softuer inteligjent.

    Produktet e serisë

    Printerë inteligjentë, me ngjyra, A4, shumëfunksionalë me dizajn të qëndrueshëm, që kursen vend, për produktivitet të lartë në ambiente hibride pune.

    Veçori

    Canon Camera

    imageRUNNER ADVANCE DX C478i

    Canon Camera

    imageRUNNER ADVANCE DX C478iZ

    Shpejtësia e printimit

    Shpejtësi printimi 47 ppm (A4)

    Shpejtësi printimi 47 ppm (A4)

    Shpejtësia e skanimit

    Shpejtësi skanimi 190 ipm (A4) (2-anëshe)

    Shpejtësi skanimi 190 ipm (A4) (2-anëshe)

    Softuer

    uniFLOW online Express

    uniFLOW online Express

    Siguri

    Njësi disku të enkriptuar SSD
    TPM 2.0

    Njësi disku të enkriptuar SSD
    TPM 2.0

    Pjesët e konsumit

    Fishek i kombinuar toneri

    Fishek i kombinuar toneri

    Opsionet e përfundimit

    Kapëse: 30 fletë (60 - 90 gsm) Ofseti

    Çmime

    Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

    Eksploroni katalogun më të gjerë imageRUNNER ADVANCE DX për të parë linjën gjithnjë në evoluim të pajisjeve dhe të teknologjisë së Canon, të projektuar për ta përgatitur biznesin tuaj përballë të ardhmes.

    Eksploroni më tej

    Mundësia e një transformimi dixhital

    E ardhmja e biznesit është dixhitale. Njihuni me gjeneratën e re të pajisjeve të lidhura inteligjente, krijuar me "Canon imageRUNNER ADVANCE DNA", për t'ju evoluar dhe avancuar kapacitetet e biznesit: Canon imageRUNNER ADVANCE DX.
    Canon Camera
    Canon Camera

    Siguri e garantuar

    Mbrojtje e plotë për dokumentet, rrjetin dhe pajisjet tuaja me siguri 360°, duke përfshirë softuerin "McAfee Embedded Control", që ju jep qetësi të plotë mendore.

    Dëshironi të dini më shumë rreth këtij produkti?