Canon Camera
Risi

Printerë shumëfunksionalë

Seria "imageRUNNER ADVANCE DX 6800"

Pajisje të sigurta, të qëndrueshme A3, mono, shumëfunksionale me softuer të integruar me bazë reje kompjuterike për të përshpejtuar printimin dhe digjitalizimin e dokumenteve.

  • 60 - 70 ppm (A4)

    Shpejtësia e printimit

  • 270 ipm (A4)

    Shpejtësia e skanimit

  • Lidhja në renë kompjuterike

    Përmirëson proceset digjitale të punës me uniFLOW Online Express si standard

  • 10,1-inçësh

    Ekran me prekje, me ngjyra, tërësisht digjital

  • Përshpejtoni transformimin digjital me softuer të njësuar me bazë reje kompjuterike dhe teknologji inteligjente

    Përshtatuni më së miri me mënyrat e reja të të punuarit, me harduer dhe softuer që mundëson bashkëpunim të sigurt kudo që të jeni. Teknologjia më inteligjente ofron përjetim të përmirësuar për përdoruesin, për procese të njësuara pune dhe produktivitet të shtuar.

    Bashkëpunim në renë kompjuterike

    Hapini formatet e ripërdorshme të dokumenteve kudo ku të jeni duke punuar, me menaxhim të sigurt në renë kompjuterike nga softueri i integruar uniFLOW Online Express.

    Produktivitet në printim dhe skanim

    Teknologjitë e shpejta dhe të qëndrueshme sigurojnë rezultate cilësore dhe të shpejta, ndërsa proceset intuitive të punës me dokumentet njësojnë ruajtjen, kërkimin dhe shpërndarjen.

    Servis i thjeshtë

    Minimizoni ndërprerjet e punës dhe kostot e servisit me ndërrimin e lehtë të tonerit, parashikimin e jetëgjatësisë së pjesëve të konsumit dhe udhëzues për smartfona që mund t'i hapni përmes kodit QR.

    Enkriptim i sigurisë së lartë

    Siguria 360° përfshin McAfee Embedded Control, hapësirë ruajtëse të enkriptuar të dhënash në SSD dhe TPM 2.0, për mbrojtjen e konfidencialitetit të të dhënave dhe sigurinë e pajisjeve.

    Rendiment që kursen energji

    Përmirësimet në funksionimin e motorit dhe toneri i ri ekologjik reduktojnë konsumin e energjisë dhe arrijnë kursim të energjisë për një ambient të qëndrueshëm zyre.

    Qetësi e menduar që në projektim

    Izolimi akustik dhe dridhjet e reduktuara zbusin zhurmat e punës, minimizojnë ndërprerjet e punës nga zhurmat dhe përmirësojnë përshtatshmërinë e pajisjeve me ambientet e zyrave hibride.

    Gama e serisë

    Gjeni pajisjen e duhur shumëfunksionale A3 mono që u përgjigjet kërkesave të produktivitetit të biznesit tuaj në hapësira hibride pune.

    Shkarkoni përmbajtjen

    Mësoni më shumë se si Canon imageRUNNER ADVANCE DX 6800 Series mund të mbështesë punën e qëndrueshme hibride.

    Dëshironi të dini më shumë rreth këtij produkti?

    Zbuloni se mund t'jua përmirësojë produktiviteti i fuqishëm në printim e skanim transformimin digjital.

    PRODUKTI

    Produktet e serisë

    Mbështetni transformimin digjital në hapësira hibride pune, me pajisje të shpejt dhe të qëndrueshme shumëfunksionale A3 mono.

    Veçori

    Canon Camera

    imageRUNNER ADVANCE DX 6870i

    Canon Camera

    imageRUNNER ADVANCE DX 6860i

    Shpejtësia e printimit

    Shpejtësi printimi 70 fq/min (A4)

    Shpejtësi printimi 60 fq/min (A4)

    Shpejtësia e skanimit

    Shpejtësi skanimi 270 ipm (A4) (2-anësh)

    Shpejtësi skanimi 270 ipm (A4) (2-anësh)

    Softuer

    uniFLOW online Express

    uniFLOW online Express

    Siguri

    Njësi disku të enkriptuar SSD

    Njësi disku të enkriptuar SSD

    Opsionet e përfundimit

    Finitor kapësesh, finitor broshurash dhe njësi perforimi

    Finitor i brendshëm, perforator, finitor kapësesh dhe finitor broshurash

    Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

    Eksploroni katalogun më të gjerë imageRUNNER ADVANCE DX për të parë linjën gjithnjë në evoluim të pajisjeve dhe të teknologjisë së Canon, të projektuar për ta përgatitur biznesin tuaj përballë të ardhmes.

    Eksploroni më tej

    Mundësia e një transformimi dixhital

    E ardhmja e biznesit është dixhitale. Njihuni me gjeneratën e re të pajisjeve të lidhura inteligjente, krijuar me "Canon imageRUNNER ADVANCE DNA", për t'ju evoluar dhe avancuar kapacitetet e biznesit: Canon imageRUNNER ADVANCE DX.
    Canon Camera
    Canon Camera

    Siguri e garantuar

    Mbrojtje e plotë për dokumentet, rrjetin dhe pajisjet tuaja me siguri 360°, duke përfshirë softuerin "McAfee Embedded Control", që ju jep qetësi të plotë mendore.

    Dëshironi të dini më shumë rreth këtij produkti?