imagePRESS C165

Canon imagePRESS C165

Jua bën më të lehtë të bëni më shumë

Kërkoni informacione

Shtyjini më tej kufijtë tuaj krijues me anë të "imagePRESS C165"

Qoftë nëse jeni NVM, grafistë, fotokopjues apo punoni në ambientet e printimit të brendshëm të kompanisë, ky printer ofron me lehtësi funksione dhe cilësi profesionale për t'ju zgjeruar kapacitetet e printimit. Zgjidha intuitive për të nxitur angazhimin e klientelës

Transformoni fletët e bardha

Mund të realizohet një larmi printimesh krijuese me mundësi të integruara finicioni profesional dhe administrimi të përmasave e formave të ndryshme të letrës, mes të cilave dhe SRA3 e A4, zarfeve, materialeve të rënda deri në 350 g/m2 dhe funksione të veçanta për fletët e gjata deri në 1300 mm

Gjithnjë pranë

Shumë opsione për të printuar e skanuar nga kudo dhe për të ofruar printim të sigurt portativ në vend duke përfshirë "uniFLOW Online" dhe "Mopria Print Service"

Qëndroni brenda markës

Garantoni koherencën e ngjyrave të markës dhe kontrollin ekspert të ngjyrave me opsionin për t'i administruar në nivel profesional

imagePRESS C165
imagePRESS C165

Prodhim efikas

Printeri i lidhur shumëfunksional ofron integrim të njësuar me renë kompjuterike dhe printim të sigurt e të automatizuar me porosi falë softuerit të administrimit të pajisjeve "uniFLOW"

Aftësi printimi profesional

Opsione finicioni të integruar fleksibël e profesional për produkte tejet krijuese. Mundësi për të kontrolluar me lehtësi administrimin e ngjyrave në nivel profesional, duke garantuar koherencën e ngjyrave të markës dhe një kontroll ekspert të cilësisë së ngjyrave

Ndërfaqe familjare përdorimi për zyrat

Krijuar me intuitë për realizimin e dokumenteve të zyrës si dhe për rezultate të cilësisë profesionale. Prodhoni produkte krijuese me lehtësi dhe efikasitet në kosto

imagePRESS C165

Specifikimet e produktit

Printim në fletë të gjata

Materiale deri në 1300 mm gjatësi

Pesha materiali deri në 350 g/m2

220 g/m2 vetëdyanëshe dhe 350 g/m2 në dyanëshe manuale

Rezultate të shpejta

65 fq/min A4, 32 fq/min A3, 31 fq/min SRA3

Imazhe me cilësi të lartë

Laser R-VCSEL, 2400 dpi dhe 190 dot

Aftësi profesionale

Opsione finicioni dhe administrimi të ngjyrave

Printimi portativ

Nga kudo, në çdo kohë, për produktivitet më të lartë

Kompakte

Përmasa të vogla për çfarëdo ambienti

Siguri dhe mundësi lidhjeje

Me re kompjuterike për të kontrolluar e monitoruar përdorimin

Shikoni specifikimet e plota

Product Specifications

Ofrohet me

Dëshironi të dini më shumë për "Canon imagePRESS C165"?

Flisni sot me një anëtar të ekipit tonë

FLISNI ME EKIPIN TONË

Produktet e lidhura