Colorado 1650

Colorado 1650

Zgjedhja elastike

FLISNI ME EKIPIN TONË

deri në 159 m2/orë

në modalitet lustre

deri në 1800 dpi

rezolucion printimi

2 rule

vetëmbushje dhe vetëndërrim

1625 mm

gjerësi maksimale ruli

Printeri i gjeneratës së re me "UVgel", me bojëra elastike dhe me ose pa lustër

Eksploroni horizonte të reja të biznesit me një gamë të gjerë zbatimi. "FLXfinish" mundëson printimin me finicion të përkryer lustër apo mat pavarësisht materialit. Prodhoni letra muri nga disenjatorë, ngjitëse mahnitëse apo tabela me ndriçim të parmë apo të pasmë që i bëjnë njerëzit të ndalen e t'u kushtojnë vëmendje, gjithçka ndërsa u përgjigjeni afateve të ngushta dhe duke prodhuar me kosto të ulëta.

Shkarko broshurën (pdf)

Shkarko broshurën e servisit "ProCare" (pdf)

Një printer. Dy finicione

Mahnitini klientët me banderola të lustruara që dallojnë nga turma apo me sfonde me finicionin e duhur në mat të plotë dhe me ngjyra të ndezura, të gjitha të printuara në një pajisje. Nuk ka nevojë të ndërroni bojërat apo materialet!

Elasticitet i pakrahasueshëm

Prodhoni printime me cilësi rezistente në një larmi materialesh, duke përfshirë SAV, tekstilet e poliesterit, materialet e ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe letrën e thjeshtë. Formula fleksibël dhe më elastike e bojërave "UVgel" ofron qëndrueshmëri ideale të figurës edhe kur printimet palosen, përthyhen apo tendosen.

Një produktivitet revolucionar

Shkurtoni kohën e punës me shpejtësi koherente të lartë dhe dorëzime të shpejta. Dy rulet e materialit me ndërrim gjatë punës dhe rimbushja e bojës gjatë printimit bëjnë të mundur një printim pa ndërprerje për produktivitet që nuk e gjeni askund tjetër.

UVgel printer


Tregu na kërkon të jemi më të shpejtë, më ekonomikë dhe më të mirë. Dhe gjithnjë kemi hasur në kufizime, derisa zbuluam "Colorado".

Michael Hiemann – Siepro (DE)

Automatizimi i pakrahasueshëm

Nuk ka nevojë t'i qëndroni mbi kokë: mbështetuni mbi monitorimin e vazhduar të spërkatëses, mirëmbajtjen komode automatike të kokave të printimit, vetëmbushjen e materialeve dhe modulin e mbledhjes së rulit.

Më pak shpenzime pune

Përmirësoni kostot me konsumin e reduktuar të bojë, uljen e shpenzimeve të shërbimit dhe materialet me kosto efikase. Lirojuni kohën e vlefshme punonjësve falë automatizimit të pakrahasueshëm.

Unsurpassed automation and Lower operational cost

Specifikimet kryesore

Maximum speed up 159 m2/hour in gloss mode

Shpejtësia maksimale deri në 159 m2/orë në modalitetin e lustrës

 FLXfinish UV LED curing with gloss modulation

Fotopolimerizim me LED ultravjollcë "FLXfinish", me modulim lustre

2 rolls with automatic feeding and switching, width up to 1625 mm

2 rule me vetëmbushje e vetëndërrim, gjerësia deri në 1625 mm

Print resolution 600x1800 dpi

Rezolucioni i printimit deri në 1800 dpi

Shikoni specifikimet e plota

Key Specifications

Programi i servisit pas shitjes "Colorado ProCare"

Keni zgjedhur më të mirën e printimit grafik në format të madh. "Colorado ProCare" ju garanton ta nisni garën në vijë të parë.

Shkarkoni broshurën e servisit "Colorado ProCare"

Colorado ProCare after-sales service programme
Applications

Aplikacionet

"FLXfinish" ofron mundësi zgjedhjeje midis finicionit me apo pa lustër, pa qenë nevoja të ndërroni bojërat apo materialin. Bojërat elastike "UVgel" mbështesin një gamë të gjerë materialesh, duke përfshirë vinilet vetëngjitëse dhe tekstilet e poliesterit. Aftësia e shtuar tendosëse ju garanton epjen, përthyerjen apo palosjen e printimeve pa probleme.

Wall decoration with the perfect finish

Dekorime muri me finicion ideal

Veshja e murit e cilësisë më të lartë ka një finicion të thellë pa lustër dhe qëndrueshmëri ideale të përmasave. Me "FLXfinish" mund të arrini pamjen kadife pa lustër për një finicion luksoz.

Eye-catching front- and backlits

Tabela tërheqëse me ndriçim të parmë dhe të pasmë

Ndalojini në çast kalimtarët me anë të ekraneve të ndezura me ndriçim të parmë apo të pasmë. Teknologjia "UVgel" ofron ngjyra të pasura, një pamje elegante pa lustër dhe fuqi të lartë bllokuese: e zeza është vërtet e zezë.

Gallery-quality canvasses

Kanavaca me cilësinë e galerive të artit

Prodhimi i printimeve në kanavacë me cilësi galerie arti mund të jetë shumë i vështirë për shkak të palosjes, tendosjes dhe mbërthimit të materialit. Me fleksibilitetin e bojërave "UVgel" të "Colorado 1650" mund të krijoni vizat ideale të palosjes.

Economical disposable posters

Cilësi mahnitëse për posterë

Shtoni fitimet me anë të posterëve cilësorë të printuar në letër të thjeshtë. Me bojërat "UVgel" dhe "FLXfinish", cilësia përfundimtare është mahnitëse.

Jaw-dropping durable POP posters

Pika shitjeje që tërheqin shikimet

Tërhiqni shikimin e audiencës suaj me reklama të cilësisë së lartë, prodhuar në materiale me kosto të ulët dhe të sigurta për përdorim të brendshëm falë emetimeve pa erë dhe pa kimikate.

No-wear decals

Ngjitëse që qëndrojnë si të reja

Prodhoni ngjitëse që u qëndrojnë gërvishtjeve, ujit dhe madje edhe grafitit, deri në 1,6 metra gjerësi, që i bëjnë ballë edhe keqtrajtimit më të rëndë pa qenë nevoja për mbishtrim. Ideale për grafikë dyshemesh, ngjitëse muri dhe automjetesh me veti ujëduruese gjatë larjes së këtyre.

Soft signage

Sinjalistikë e bukur në tekstile

Sinjalistika në tekstile është një produkt cilësor që kërkon pamjen ideale pa trajtime të posaçme. Me bojërat "Colorado 1650 UVgel", produktet tuaja bien në sy me ngjyrat e pasura e të njëtrajtshme, dhe të zezat e dendura. Printimet mund të tendosen dhe të palosen pa asnjë problem.

Durable banners

Banderola që dalin në pah

Banderola membrane fleksibël dhe me rul, që godasin me ngjyra të ndezura, rezistencë ndaj gërvishtjeve dhe prodhuar në materiale me kosto të ulët.

Outdoor banners

Banderola për ambiente të hapura

Bëjini banderolat tuaja të bien në sy me finicionin e duhur. Lustër për foto mbresëlënëse ose mat për tekst që lexohet qartë edhe në ambiente të hapura. Cilësi e shkëlqyer, gërvishtjeduruese dhe, mbi të gjitha, ekonomike.

Window graphics

Grafikë për xhama

Printoni në film të perforuar për të arritur dekorime mahnitëse për dritare dhe xhama makinash, të cilat mund të riprodhohen lehtë dhe vendosen e hiqen shpejt.

Blueback printing

Printim me sfond të kaltër

Tërhiqni shikimin e audiencës së synuar me anë të reklamave me ganë të lartë ngjyrash, të krijuara ekonomikisht në modelin tuaj "Colorado".

Photo prints

Printime fotografish

Arrini cilësi që tërheq shikimin me një larmi të gjerë nënshtresash, për shembull në letra të veshura me membrana e aparatura. Realizon impaktin më të lartë pamor me koherencë të lartë ngjyrash dhe detaje të imëta.

Technologies that make sense

Teknologji të arsyeshme

"Colorado 1650" vjen përplot me risi. Ne kemi ndryshuar rregullat e lojës me "UVgel" dhe "FLXfinish". Gëzoni një larmi më të gjerë produktesh, cilësi marramendëse dhe prodhimtari të përparuar kundrejt një çmimi ekonomik blerjeje!

Teknologjia "UVgel"

Një teknologji unike "printim-fotopolimerizimi" me bojëra xheli me tharje çasti, e fotopolimerizuar me drita LED ultravjollcë. Avantazhi i xhelit mbi lëngjet është se mund të depozitojë më shumë bojë me më pak kalime, pa rrezikun e derdhjes së bojës brenda dhe përtej materialit. Rezultati është printim i qartësisë së lartë me një spektër të gjerë ngjyrash. Pa aromë dhe tejet rezistent.

Teknologji "FLXfinish"

Kjo teknologji inteligjente maksimizon avantazhin e "UVgel" me një teknikë fotopolimerizimi me një apo dy hapa. Ajo ju ofron mundësi zgjedhjeje midis finicionit mat apo lustër pa qenë nevoja të ndërroni bojërat apo materialet. Gëzojuni printimeve me ngjyra të ndezura mat në materiale të lëmuara dhe më poroze/të strukturuara, si p.sh. letër të thjeshtë të paveshur.

Bojëra "UVgel"

Bojërat fleksibël dhe më elastike lejojnë printimin në një larmi materialesh, duke përfshirë letrën e thjeshtë, vinilet vetëngjitëse dhe tekstilet e poliesterit. Kapaciteti i shtuar elastik garanton epjen, përthyerjen apo palosjen e printimeve pa probleme për produkte si sinjalistikë në tekstile apo kanavaca të arteve të bukura.

UVgel gel inks
 PAINT technology

Teknologji "PAINT"

Nuk ka nevoja t'i qëndroni printerit mbi kokë pasi në kokat e printimit, statusi i spërkatëses monitorohet vazhdimisht me teknologjinë e spërkatëses së integruar piezoakustike (PAINT). Kur haset ndonjë avari, spërkatësja e prekur fiket (përkohësisht) dhe puna e saj kompensohet nga spërkatëset fqinjë. Kokat e printimit pastrohen në çastin e përshtatshëm. Plotësisht automatike.

Dëshironi të dini më shumë për "Colorado 1650"?

Flisni sot me një anëtar të ekipit tonë

FLISNI ME EKIPIN

Certifikimet dhe çmimet



Avantazhet ekologjike të teknologjisë "UVgel" kanë ndihmuar në kryerjen e zgjedhjes sonë. Për ne ishte e rëndësishme të gjenim një pajisje që mund të vetadministrohej, pa qenë nevoja që operatori ynë të punonte ditë e natë.

Richard Mathys, themelues i "RemarQ"

Eksploroni më tej

Video e rastit studimor të "RemarQ"

"RemarQ" është një kompani zvicerane e specializuar në markimin për reklamë. Për ofrimin e shërbimeve të tyre me sfond të kaltër, ata kanë investuar te "Colorado 1650" për shkak të cilësisë së lartë të rezultateve të këtij edhe në shpejtësi të larta prodhuese, si dhe falë prakticitetit të pajisjes.

Remarq case study video

Video e rastit studimor të "De Resolutie"

"De Resolutie" ka qenë një prej operatorëve të parë të printimit në nivel bote që ka instaluar modelin e ri "Colorado 1650". Konceptet e disenjimit të letrës për veshje muri dhe për hapësira të brendshme është një nga pikat e forta të rëndësishme të "De Resolutie".

De Resolutie case study video

Colorado 1640

Një printer rul-me-rul 64 inç me UVgel që ndërthur cilësinë, produktivitetin dhe fitimet.

Shkoni te faqja e produktit

Colorado 1640

Gati për ta zgjeruar biznesin tuaj me produkte të reja?

FLISNI ME EKIPIN TONË