Two hands holding a phone with a picture of a family with stamps applied in SELPHY Photo Layout app. Another hand is visible in the top right corner pointing at the phone.

PROGRAMI I FAQOSJES SË FOTOVE SELPHY

Personalizoni dhe printoni fotokolazhe drejtpërdrejt nga celulari në fotoprinterin tuaj kompakt.

Sillini fotot në jetë, me mënyrën tuaj

SELPHY Photo Layout është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të krijuar dhe printuar foto, ngjitëse dhe faqeshënues të bukur dhe të personalizuar drejtpërdrejt nga celulari. Zgjidhni nga një larmi e gjerë faqosjesh dhe finicionesh.

Përfitimet

Nga thjeshtimi i konfigurimit deri te hapja e një bote me mundësi printimi krijues, programi SELPHY Photo Layout vjen përplot me veçori të dobishme.

  • PRINTIMI

    Printim pa probleme, i drejtpërdrejtë

    Krijoni, personalizoni dhe printoni nga një program i vetëm për celularë1

  • KODET QR

    Shtoni kode QR në printime

    Jepuni printimeve një lidhje me albumet, videot e më tej në internet1

  • FAQOSJE

    Zgjidhni faqosjen ideale

    Zgjidhni nga një sërë shabllonesh me një dhe me shumë foto

  • PERSONALIZIM

    Personalizojeni pamjen

    Shtoni tekst, bordura dhe pulla për të personalizuar printimet tuaja

  • e drejtpërdrejtë

    Lidhje e lehtë me kod QR1

    Skanoni kodin QR të printerit tuaj për lidhje të menjëhershme me Wi-Fi

  • NGJITËSE

    Krijo ngjitëse çasti

    Bëni etiketa shumëngjyrëshe me letër ngjitëse SELPHY

  • FINICIONE DHE VESHJE

    Zgjidhni finicionin tuaj

    Tri opsione të reja finicioni1 u janë shtuar gjashtë opsioneve të veshjes

  • FAQESHËNUES

    Lini shenjën tuaj

    Faqosja Bookmark krijon dy printime së gjati1

Printoni drejtpërdrejt nga programi1

Programi SELPHY Photo Layout është pika juaj e njësuar për krijimin e printimeve me porosi. Ndryshoni faqosjet dhe finicionet, më pas printoni drejtpërdrejt nga programi.

White SELPHY Square QX10 printing a picture of a white house with blue wooden window shutters. A hand is holding the edge of the photo. Phone is next to it showing the same picture. Some other printed pictures are scattered on the table.
A person holding a phone with stamps available on SELPHY Photo Layout app showing on it. One hand is tapping on the screen. In the background we can see white SELPHY Square QX10 on a table.

Mundësi të pafundme krijuese

Me një larmi të gjerë faqosjesh, vulash dhe bordurash dhe aftësinë për të zgjedhur finicionin e fotove tuaja1, regjisori krijues jeni ju vetë.

Printim me kod QR

Zgjero fushën e printimeve me një kod QR, duke krijuar një lidhje që shikuesit ta skanojnë dhe të kalojnë menjëherë te një album, video ose faqe në internet.1

A tablet with a picture of a couple in SELPHY Photo Layout app with a QR code in the bottom right of the picture. SELPHY CP1500 in pink in the background with the same picture printed out.

Shkarkim falas

Aplikacioni "SELPHY Photo Layout" ofrohet për shkarkim falas nëpërmjet "Apple App Store", për pajisjet me "iOS", ose "Google Play", për pajisjet me "Android".

Informacioni i pajtueshmërisë

Ky program përputhet për momentin me SELPHY CP1200, SELPHY CP910, SELPHY CP900, SELPHY CP1300, SELPHY Square QX10 dhe SELPHY CP1500.

Kontrolloni pajtueshmërinë e pajisjeve portative në dyqanin përkatës të programeve.

Gjuhët

Ofrohet në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, portugalisht, rusisht, turqisht, ukrainisht, japonisht, koreanisht, kinezishte të thjeshtuar, kinezishte tradicionale.

Konfigurim lidhjeje Wi-Fi me kod QR

Printoni drejtpërdrejt nga programi

Zgjidhni faqosjen

Shtoni veshje me motive, me/pa ngjyra

Shtoni bordurë

Shtoni kornizë

Shtoni vula

Shtoni tekst

Printoni kodin URL QR

Zgjidhni Print Finish nga programi

Printim në grup (dërgojini të gjitha imazhet për printim)

Zgjidhni On/Off për Image Optimize nga programi

Udhëzuesi i konfigurimit të printerit në program

Udhëzuesi për manualin e printerit në internet

Përditësimi i firmuerit të printerit përmes programit

  1. Funksioni nuk ofrohet për të gjithë printerët. Shihni tabelën e pajtueshmërisë së funksioneve.
  2. Printoni përmes Canon PRINT Inkjet/programit SELPHY

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur