Printimi dhe skanimi në lëvizje me valë

icon.jpeg

Easy-PhotoPrint (Canon EPP) është një aplikacion falas që ju lejon të printoni lehtësisht fotografi dhe të skanoni nga pajisjet tuaja Android në pajisje me shumë funksione të pajtueshme PIXMA dhe printer fotografikë kompaktë SELPHY * nëpërmjet një rrjeti vendor me valë (Wi-Fi).

Aplikacioni Easy-PhotoPrint për pajisjet Android

Karakteristikat
• Gjeni printerat automatikisht në një rrjet Wi-Fi
• Printoni imazhe nga pajisjet tuaja të lëvizshme
• Skanoni drejtpërdrejt në pajisjet tuaj Android (vetëm PIXMA)

Si t'a përdorni
Thjesht shkarkoni aplikacionin Canon EPP në pajisjet tuaj të lëvizshme Android dhe takoni ikonën e Canon EPP për të filluar.

* Shihni specifikimet e produktit për më shumë hollësi

Printoni një fotografi ekzistuese

Skanoni një dokument ose fotografi (vetëm PIXMA)

Printoni një dokument të skanuar (PDF)

Printoni një fotografi ekzistuese

Aplikacioni Easy-PhotoPrint ju lejon të zgjidhni një ose disa fotografi JPEG dhe të printoni deri në 39 kopje njëherësh. Mund të zgjidhni të printoni me bordurë ose pa bordurë dhe të përzgjidhni lehtësisht nga një sferë e gjërë e madhësive dhe llojeve të letrës.

1. Shkoni te Imazhe.

2. Përzgjidhni imazhet dhe takoni Print.

 

3. Shkoni tek rradha e printimit, konfirmoni cilësimet dhe takoni Print. 4. Do të shfaqet një faqe e përparimit të printimit.

Skanoni një dokument ose fotografi (vetëm PIXMA)

Skanoni nga një printer i pajtueshëm Canon me shumë funksione dhe ruani
fotografinë ose dokumentin në pajisjen tuaj Android si një skedar PDF ose JPEG.

1. Shkoni te Cilësimet e Skanimit.

2. Konfirmoni cilësimet dhe përzgjidhni Skano (JPG) ose Skano (PDF).

 

3. Shkoni te rradha e printimit, konfirmoni cilësimet dhe takoni Print. 4. Do të shfaqet një faqe e përparimit të printimit.

Printoni një dokument të skanuar (PDF)

Mund të dërgoni dokumentat tuaja të skanuara PDF për t'u printuar (printimi i skedarëve PDF mund të bëhet vetëm nga pajisja që skanoi dhe krijoni skedarët).

1. Shkoni te Elementet e Skanuara (PDF).

2. Përzgjidhni dokumentin për t'u printuar.

 

Shihni skedarin paraprakisht, shtypni Print Konfirmoni cilësimet dhe shtypni Print Do të shfaqet një faqe e përparimit të printimit.