KONTRATA E LICENCËS PËR PËRDORUESIN FINAL
Për aplikacionin Canon Mini Print

Përditësimi i fundit: 15 mars 2018

E RËNDËSISHME - LEXONI ME KUJDES: Përdorimi i këtij Aplikacioni (siç përcaktohet më poshtë) është objekt i kësaj Kontrate licence për përdoruesin final. Nëse i pranoni këto kushte, klikoni “Pranoj” më poshtë. Nëse nuk i pranoni këto kushte, klikoni “Refuzoj” më poshtë dhe fshijeni menjëherë këtë Aplikacion nga pajisja juaj.

Kjo Kontratë licence për përdoruesin final (“EULA”) është një kontratë ligjore mes Jush (një individ ose një entitet i vetëm biznesi) dhe Canon Europa N.V. si licencuesi (“Licencuesi” ose “Canon”) i “Aplikacionit Canon Mini Print” (“Aplikacioni”) që lidhet me miniprinterin fotografik Canon Zoemini (“Printeri”). “Ju” ose “juaj” siç përdoret në këtë dokument do të thotë individi ose entiteti i vetëm i biznesit të cilit po i jepet një licencë sipas kësaj kontrate EULA. Përdorimi i Aplikacionit është objekt i dispozitave të kësaj kontrate EULA.

DUKE KONFIRMUAR PRANIMIN TUAJ PËR KËTË KONTRATË EULA OSE DUKE PËRDORUR NDRYSHE APLIKACIONIN, JU KONFIRMONI DHE PRANONI SE KENI LEXUAR, KENI KUPTUAR DHE PRANONI DETYRIMIN SIPAS TË GJITHA KUSHTEVE TË PËRGJITHSHME NGA SA MË POSHTË: (1) KJO KONTRATË EULA; (2) ÇDO LICENCË E PALËVE TË TRETA PËR SOFTUERË PËRKATËS TË PALËVE TË TRETA QË MUND TË PËRDOREN NË APLIKACION OSE ME APLIKACIONIN e PËRCAKTUAR MË POSHTË

PËR MË TEPËR, JU KONFIRMONI SE JENI TË PAKTËN NË MOSHËN MADHORE LIGJORE NË JURIDIKSIONIN TUAJ DHE KENI AUTORITETIN PËR TË PRANUAR KUSHTET E KËSAJ KONTRATE EULA PËR VETEN TUAJ. NËSE NUK I PRANONI TË GJITHA KUSHTET E PËRGJITHSHME TË KËSAJ KONTRATE EULA DHE/OSE NUK KENI AUTORITETIN PËR TË PRANUAR KUSHTET E KËSAJ KONTRATE EULA NË EMËR TË KOMPANISË SUAJ, MOS E INSTALONI OSE MOS E PËRDORNI APLIKACIONIN.

1. Aplikacioni celular. Siç përdoret në këtë kontratë EULA, termi “Aplikacion” do të thotë (i) aplikacioni i softuerit i ofruar nga Canon me emrin e markës “Aplikacioni Canon Mini Print” që po përpiqeni të shkarkoni në dyqanin e aplikacioneve të Google Play™ të që operohet nga Google Inc. (“Google”), për përdorim të licencuar me ose në një pajisje celulare të markës Android™ ose platformë tjetër softueri portative dhe ekskluzive të Android që përdoret në një pajisje portative me valë ose për përdorim të licencuar me ose në një pajisje celulare të markës Apple® ose platformë tjetër softueri portative dhe ekskluzive të Apple në një pajisje portative me valë (secila një “Pajisje”), dhe (ii) çdo dokumentacion elektronik i lidhur për Aplikacionin.

2. Dhënia e licencës Canon ju jep një të drejtë personale, të revokueshme, jo ekskluzive, jo të transferueshme dhe të kufizuar për të shkarkuar, instaluar dhe përdorur Aplikacionin në një Pajisje të vetme të kontrolluar nga ju, dhe për të pasur akses dhe për të përdorur Aplikacionin në një Pajisje të tillë rreptësisht në përputhje me kushtet e përgjithshme të kësaj kontrate EULA. Kjo kontratë EULA zbatohet për përditësimet ose shtesat për Aplikacionin origjinal të ofruar nga Canon, në rast se përditësime ose shtesa të tilla ofrohen si më poshtë; por Canon dhe licencuesit e tij nuk kanë asnjë detyrim që të ofrojnë përditësime ose shtesa për ju.

3. Kufizimet. Ju nuk do të kryeni këto veprime: (i) nuk do të dekompiloni, zbërtheni në mënyrë inxhinierike, çmontoni, nuk do të përpiqeni të nxirrni kodin burimor ose të dekriptoni Aplikacionin; (ii) nuk do të bëni asnjë modifikim, përshtatje, përmirësim, zgjerim ose punë rrjedhimore nga Aplikacioni; (iii) nuk do të shkelni asnjë ligj, rregull ose rregullore në fuqi në lidhje me aksesin tuaj ose përdorimin e Aplikacionit; (iv) nuk do të hiqni, ndryshoni ose fshihni asnjë njoftim pronësie (duke përfshirë çfarëdo njoftimi për të drejtat e autorit ose markën tregtare) të Canon ose filialeve të tij, partnerëve, furnizuesve ose licencuesve të Aplikacionit dhe nuk do të fshihni ose modifikoni në ndonjë mënyrë tjetër Aplikacionin; (v) nuk do të instaloni, përdorni ose lejoni që Aplikacioni të ekzistojë në më shumë se një (1) Pajisje në të njëjtën kohë ose në çfarëdo pajisje celulare ose kompjuter tjetër, përveçse nëpërmjet shkarkimeve tuaja të veçanta të Aplikacionit, ku secili prej tyre është objekt i një licence të veçantë (sidoqoftë, ky kufizim nuk e kufizon të drejtën tuaj për të riinstaluar Aplikacionin në pajisjen specifike për të cilën është shkarkuar); (vi) nuk do të shpërndani ose lidhni Aplikacionin me shumë pajisje ose shërbime të tjera; ose (vii) nuk do ta vendosni Aplikacionin në dispozicion në një rrjet ose në një mjedis tjetër që lejon aksesin ose përdorimin nga shumë Pajisje ose përdorues në të njëjtën kohë.

4. Përmbajtjet e krijuara për përdoruesi

4.1 Çdo përmbajtje që transmetoni ose ngarkoni nëpërmjet ose tek Aplikacioni në çfarëdo forme ose mënyre transmetimi konsiderohet si "Përmbajtje e krijuar nga përdoruesi." Ju paraqitni dhe garantoni se keni të drejtën për të përdorur dhe transmetuar çdo përmbajtje dhe të gjitha përmbajtjet e krijuara nga përdoruesi në aplikacion nga pajisja juaj. Duke krijuar, transmetuar, dërguar ose postuar në çfarëdo forme ose mënyre transmetimi Përmbajtjet e krijuara nga përdoruesi nëpërmjet Aplikacionit, në këtë dokument i jepni Canon, filialeve ose degëve të tij dhe platformave të lidhura të pajisjeve celulare dhe ofruesve të shërbimit, si dhe palëve të treta të autorizuara nga Canon për shpërndarjen e informacioneve të skanuara dhe të ngarkuara nëpërmjet Aplikacionit një licencë të qartë, të përhershme, të parevokueshme, pa pagesë, në të gjithë botën dhe jo ekskluzive për të përshtatur, modifikuar, formatuar, fshirë, përkthyer, transmetuar ose përdorur të gjitha Përmbajtjet e tilla të krijuara nga përdoruesi, pa asnjë detyrim, njoftim ose kompensim për ju, vetëm për qëllimet e mëposhtme: (1) për printimin e Përmbajtjeve të krijuara nga përdoruesi në printer nëpërmjet Aplikacionit, dhe (2) për ndarjen e Përmbajtjeve të krijuara nga përdoruesi nëpërmjet Platformave të palëve të treta (siç përcaktohet më poshtë). Kjo licencë i jepet Canon, filialeve ose degëve të tij, si dhe platformave të lidhura të pajisjeve celulare, ofruesve të shërbimit dhe palëve të tilla të treta të autorizuara në lidhje me përdorimin e Përmbajtjeve të tilla të krijuara nga përdoruesi në lidhje me Shërbimet dhe çdo version ose modifikim vijues nga to. Canon nuk merr pronësinë e Përmbajtjeve të krijuara nga përdoruesi.

4.2 Ju bini dakord, pranoni dhe konfirmoni se Canon, filialet ose degët e tij dhe platformat e lidhura të pajisjeve celulare dhe ofruesit e shërbimit dhe palët e treta të autorizuara nga Canon për shpërndarjen e informacioneve të transmetuara ose të ngarkuara nëpërmjet Aplikacionit mund të modifikojnë, të përshtatin, riformatojnë dhe të ndryshojnë ose të përdorin në ndonjë mënyrë tjetër Përmbajtjet tuaja të krijuara nga përdoruesi për të qenë në përputhje me standardet, protokollet, formatet dhe kërkesat në përputhje me Aplikacionin, për të printuar Përmbajtjet tuaja të krijuara nga përdoruesi nëpërmjet printerit ose për të ndarë Përmbajtjet tuaja të krijuara nga përdoruesi me Platformat përkatëse të palëve të treta.

4.3 Përveç Përmbajtjeve të krijuara nga përdoruesi, Aplikacioni mund të mbledhë informacione të tjera të caktuara. Këto informacione: (i) mund të përfshijnë informacione teknike për Pajisjen ku përdoret Aplikacioni, (ii) mund të kërkohen për një funksionim optimal të Aplikacionit, dhe (iii) mund të përdoren në lidhje me çdo mbështetje teknike të ofruar nga Canon.

5. Njoftimi për të drejtat e pronësisë intelektuale. Aplikacioni dhe të gjitha të drejtat, duke përfshirë pa kufizim të drejtat e pronësisë në të (duke përfshirë, por pa u kufizuar në kodin burimor, kodin e objektit, imazhet, fotografitë, animacionet, videot, audiot, muzikën, tekstin dhe "miniaplikacionet" që përfshihen në Aplikacion, por duke përjashtuar çdo softuer të palëve të treta), materialet shoqëruese të printuara dhe çdo kopje të Aplikacionit, si dhe të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale në të (duke përfshirë çdo dhe të gjitha të drejtat e autorit, patentat, markat tregtare, sekretet tregtare dhe të drejtat e publicitetit), janë në pronësi ose të licencuara nga Canon, filialet ose licencuesit e tij. Përveçse siç paraqitet shprehimisht dhe qartësisht këtu, Ju nuk keni në pronësi dhe Canon nuk ju jep asnjë të drejtë të shprehur apo të nënkuptuar (si nënkuptim, parandalim pretendimi ose teori tjetër ligjore) për çdo të drejtë të tillë të pronësisë intelektuale dhe të gjitha të drejtat e tilla mbahen nga Canon, filialet ose licencuesit e tij. Ju pranoni dhe konfirmoni se Ju - dhe jo Canon, Apple, Google ose çfarëdo platformë apo ofrues i shërbimit të Aplikacionit - do të keni përgjegjësinë e vetme për hetimin, mbrojtjen, zgjidhjen dhe shlyerjen e çdo pretendimi ose padije gjyqësore për shkeljen e pronësisë intelektuale, ose për çdo lëndim ose dëmtim tjetër që shkaktohet nga përdorimi juaj ose aksesi juaj në Aplikacion.

6. Rezervimi i të drejtave. Canon dhe filialet ose degët dhe licencuesit e tij rezervojnë të gjitha të drejtat që nuk ju jepen shprehimisht në këtë kontratë EULA.

7. Ndërprerja Kjo kontratë EULA hyn në fuqi që nga dita e parë që ju konfirmoni pranimin tuaj për këtë EULA ose përdorni në një mënyrë tjetër Aplikacionin. Pa paragjykuar çdo të drejtë tjetër të çdo “Ofruesi” (siç përcaktohet në Paragrafin 9 më poshtë) ose siç përcaktohet ndryshe në këtë dokument, kjo kontratë EULA do të ndërpritet pa njoftim nëse nuk arrini të respektoni ndonjë dispozitë ose kusht të kësaj kontrate EULA. Ju bini dakord dhe e pranoni këtë kusht. Në një rast të tillë, duhet të shkatërroni menjëherë të gjitha kopjet e Aplikacionit, të gjitha materialet e lidhura dhe të gjithë përbërësit nga ai. Mund ta ndërpritni këtë kontratë EULA duke e fshirë Aplikacionin nga pajisja juaj.

8. Dokumentacioni i printimit. Aplikacioni përmban çdo dokumentacion që ofrohet vetëm në formë elektronike. Mund të printoni kopje të këtyre dokumentacioneve elektronike. Duhet të riprodhoni dhe të përfshini njoftimet për të drejtat e autorit për çdo kopje të lejuar që bëni për dokumentacione të tilla elektronike ose për Aplikacionin.

9. MOHIMI I PËRGJEGJËSISË PËR GARANCITË

9.1 APLIKACIONI OFROHET “SIÇ ËSHTË” PA ASNJË GARANCI OSE KUSHT TË ÇFARËDO LLOJI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË GARANCITË DHE KUSHTET E NËNKUPTUARA PËR TREGTUESHMËRINË DHE PËRSHTATSHMËRINË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR. I GJITHË RREZIKU PËR CILËSINË DHE FUNKSIONIMIN E APLIKACIONIT MBETET TE JU. NË RAST SE APLIKACIONI REZULTON ME DEFEKTE, JU MBANI PËRSIPËR TË GJITHË KOSTON E TË GJITHA SHËRBIMEVE, RIPARIMEVE OSE KORRIGJIMEVE TË NEVOJSHME. DISA SHTETE OSE JURIDIKSIONE LIGJORE NUK E LEJOJNË PËRJASHTIMIN E GARANCIVE OSE KUSHTEVE TË NËNKUPTUARA, KËSHTU QË PËRJASHTIMI I MËSIPËRM MUND TË MOS JETË I VLEFSHËM PËR JU. JU MUND TË KENI PO ASHTU TË DREJTA TË TJERA QË VARIOJNË SIPAS SHTETIT OSE JURIDIKSIONIT.

9.2 AS CANON, DEGËT OSE FILIALET E TIJ, LICENCUESIT E TIJ, GOOGLE, DEGËT, FILIALET OSE LICENCUESIT E GOOGLE, APPLE, DEGËT, FILIALET OSE LICENCUESIT E APPLE, AS NDONJË NGA PLATFORMAT E LIDHURA TË PAJISJEVE CELULARE OSE OFRUESIT E SHËRBIMIT TË CANON (SË BASHKU “OFRUESIT”), NUK GARANTOJNË SE APLIKACIONI (I) DO TË PLOTËSOJË KËRKESAT TUAJA OSE SE FUNKSIONIMI I APLIKACIONIT DO TË JETË PA NDËRPRERJE OSE PA GABIME; OSE (II) DO TË JETË NË PËRPUTHJE OSE FUNKSIONAL NË NDËRVEPRIMIN ME PAJISJEN TUAJ OSE ÇDO HARDUER, SOFTUER, VEGËL OSE PAJISJE TË INSTALUAR OSE TË PËRDORUR NË LIDHJE ME PAJISJEN TUAJ. PËR MË TEPËR, JU PRANONI SE PROBLEMET E PËRPUTHSHMËRISË DHE NDËRVEPRIMIT MUND TË SHKAKTOJNË ULJE OSE DËSHTIM TË PLOTË TË RENDIMENTIT TË PAJISJES SUAJ DHE MUND TË REZULTOJNË NË DËMTIM TË PËRHERSHËM TË PAJISJES SUAJ, HUMBJE TË TË DHËNAVE QË NDODHEN NË PAJISJEN TUAJ DHE DËMTIM TË SOFTUERIT DHE TË SKEDARËVE QË NDODHEN NË PAJISJEN TUAJ. JU KONFIRMONI, PRANONI DHE BINI DAKORD SE ASNJË OFRUES (DUKE PËRFSHIRË OFRUESIT E SHËRBIMIT TË TRANSMETIMIT OSE OPERATORËT E TELEKOMUNIKACIONEVE) NUK DO TË KETË ASNJË DETYRIM NDAJ JUSH PËR ASNJË HUMBJE TË PËSUAR SI REZULTAT OSE QË LIND NË LIDHJE ME PROBLEMET E PËRPUTHSHMËRISË OSE NDËRVEPRIMIT.

9.3 NË MASËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, ASNJË OFRUES NUK SIGURON OSE GARANTON SE ÇDO PËRMBAJTJE QË MUND TË RUANI OSE TË PËRDORNI NËPËRMJET APLIKACIONIT NUK DO TË JETË OBJEKT I DËMTIMIT TË PAQËLLIMSHËM, KORRUPTIMIT, HUMBJES, SULMIT, VIRUSEVE, NDËRHYRJES, PIRATIMIT, NDËRHYRJES SË SIGURISË OSE HEQJES NË PËRPUTHJE ME KUSHTET E KËSAJ KONTRATE EULA, DHE ASNJË OFRUES NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS DHE ÇDO OFRUES MOHON PËRGJEGJËSINË NË LIDHJE ME KËTË, NË RAST SE NDODH NJË DËMTIM, KORRUPTIM, HUMBJE, SULM, VIRUS, NDËRHYRJE, PIRATIM, NDËRHYRJE E SIGURISË OSE HEQJE E TILLË.

9.4 ÇDO MATERIAL I NGARKUAR DHE I TRANSMETUAR NGA PAJISJA JUAJ OSE I MARRË NDRYSHE NËPËRMJET PËRDORIMIT TË APLIKACIONIT PËRDORET SIPAS PËLQIMIT DHE RREZIKUT TUAJ DHE JU DO TË KENI PËRGJEGJËSINË E PLOTË PËR ÇDO DËMTIM TË PAJISJES SUAJ OSE HUMBJE TË TË DHËNAVE QË REZULTON NGA PËRDORIMI I APLIKACIONIT. JU KONFIRMONI MË TEJ SE APLIKACIONI NUK ËSHTË I PLANIFIKUAR OSE I PËRSHTATSHËM PËR PËRDORIM NË TË GJITHA SITUATAT OSE MJEDISET KU DËSHTIMI OSE VONESAT KOHORE, OSE GABIMET OSE PASAKTËSITË, NË PËRMBAJTJET, TË DHËNAT OSE INFORMACIONET E DHËNA NËPËRMJET APLIKACIONIT NDALOHEN NGA LIGJI OSE RREGULLORJA.

10. ASNJË DETYRIM PËR DËMTIMET.

10.1 NË ASNJË RAST ASNJË OFRUES NUK DO TË KETË DETYRIMIN PËR ASNJË DËM TË ÇFARËDO LLOJI, DUKE PËRFSHIRË PA KUFIZIM HUMBJEN E FITIMEVE PERSONALE OSE TË BIZNESIT, HUMBJEN E INFORMACIONEVE PERSONALE OSE TË BIZNESIT, NDËRPRERJEN E BIZNESIT OSE DËMTIME TË TJERA KOMPENSUESE, AKSIDENTALE, PASUESE, NDËSHKUESE, TË VEÇANTA OSE KARAKTERISTIKE QË LINDIN NGA APLIKACIONI, PËRDORIMI I TIJ OSE PAAFTËSIA PËR TA PËRDORUR APLIKACIONIN EDHE NËSE ÇDO OSE TË GJITHË OFRUESIT JANË KËSHILLUAR PËR MUNDËSINË E DËMEVE TË TILLA, DUKE PËRFSHIRË DËMET QË LINDIN OSE NË LIDHJE ME SA MË POSHTË: (I) AKSESI I PAAUTORIZUAR OSE NDRYSHIMI I TRANSMETIMEVE, PËRMBAJTJEVE TË KRIJUARA NGA PËRDORUESI OSE PAJISJES SUAJ; (II) FSHIRJA, DËMTIMI OSE DËSHTIMI PËR TË RUAJTUR DHE/OSE PËR TË DËRGUAR OSE MARRË TRANSMETIMET, TË DHËNAT, PËRMBAJTJET E KRIJUARA NGA PËRDORUESI OSE PAJISJEN TUAJ SI REZULTAT I PËRDORIMIT TUAJ TË APLIKACIONIT; (III) DEKLARATAT OSE SJELLJA E ÇDO PALE TË TRETË QË LINDIN NGA PËRDORIMI JUAJ I APLIKACIONIT, DUKE PËRFSHIRË AKSESIN TUAJ TE SHËRBIMET E PALËVE TË TRETA; OSE (IV) ÇDO ÇËSHTJE TJETËR NË LIDHJE ME APLIKACIONIN.

10.2 JU PRANONI TË MERRNI TË GJITHA PËRGJEGJËSITË PËR TË ARRITUR REZULTATET TUAJA TË PLANIFIKUARA DHE PËR INSTALIMIN, PËRDORIMIN DHE REZULTATET E MARRA NGA APLIKACIONI. DISA SHTETE OSE JURIDIKSIONE LIGJORE NUK E LEJOJNË KUFIZIMIN OSE PËRJASHTIMIN E PËRGJEGJËSISË PËR DËMTIMET AKSIDENTALE OSE PASUESE, OSE LËNDIMET PERSONALE OSE VDEKJEN SI REZULTAT I NEGLIZHENCËS NGA ANA E ÇDO OFRUESI NË FJALË, KËSHTU QË KUFIZIMET OSE PËRJASHTIMET E MËSIPËRME MUND TË MOS JENË TË VLEFSHME PËR JU.

11. Ligji në fuqi/kufizimet për eksportimin/përputhshmëria ligjore.

Kjo kontratë EULA do të rregullohet nga ligjet e Anglisë dhe Uellsit.

Ju certifikoni këtu se nuk do të eksportoni, rieksportoni, transferoni ose transmetoni (dhe nuk do të bëni që agjenti juaj të bëjë këtë) direkt ose indirekt Aplikacionin, ose çdo pjesë të tij, ose informacione përkatëse, media ose Aplikacionin në shkelje të të gjitha ligjeve, rregulloreve ose urdhëresave në fuqi për kontrollin e eksportit, duke përfshirë, por jo kufizuar në Ligjin e Administratës së Eksportit të vitit 1979 të SHBA-së dhe çdo ligj dhe rregullore e vlefshme kombëtare ose e BE-së, sipas amendimeve, dhe rregulloret e tyre për zbatim, për aq sa kanë lidhje me aktivitetet për t'u kryer sipas kësaj Kontrate.

Ju paraqitni dhe garantoni se (i) nuk ndodheni në një shtet që është objekt i një embargoje qeveritare përkatëse ose që është përcaktuar nga qeveritë e shteteve përkatëse si një shtet "sponsorizues terrorist", ose (ii) nuk jeni listuar në asnjë listë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për palët e ndaluara ose të kufizuara, duke përfshirë listën e Departamentit të Thesarit për shtetasit me përcaktim special ose listën e personave ose entiteteve të refuzuara të Departamentit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara

12. Rregulla, kufizime, detyrime, të drejta dhe njoftime të tjera për përdorimin në lidhje me aplikacionin celular.

12.1 Ju konfirmoni se (i) kjo kontratë EULA është lidhur vetëm mes Juve dhe Canon, dhe jo me Google, Apple ose çfarëdo platforme apo ofrues shërbimi të Aplikacionit, dhe (ii) Canon, dhe jo Google ose Apple, ka përgjegjësinë e vetme për Aplikacionin dhe përmbajtjen në fjalë. Pa asnjë kufizim, përdorimi juaj i Aplikacionit dhe Shërbimeve me një pajisje është objekt i rregullave të përdorimit të përcaktuara nga Google ose Apple (në varësi të rregullave objekt i të cilave është Pajisja juaj), duke përfshirë, për një pajisje Android, ato që ndodhen në https://play.google.com/intl/en_us/about/play-terms.html ose të arritshme në Google Play, ose për një pajisje Apple, ato kushte të përcaktuara në Kushtet e përgjithshme të Apple App Store® që ndodhen në https://www.apple.com/legal/internet-services/itunes/us/terms.html, dispozitat e vlefshme të të cilave janë të inkorporuara këtu me këtë referencë.

12.2 Në asnjë rast Google, degët, filialet ose licencuesit e Google, Apple, degët, filialet ose licencuesit e Apple ose çdo platformë ose ofrues shërbimi për Aplikacionin (duke përfshirë ofruesit e shërbimit të kohës së transmetimit ose operatorët e telekomunikacioneve) nuk do të kenë përgjegjësi për çfarëdo pretendimi të çfarëdo lloji nga ana juaj ose çdo palë e tretë në lidhje me Aplikacionin (duke përfshirë shitjen dhe shpërndarjen e tij), ose pronësinë ose përdorimin e Aplikacionit nga ana juaj, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, (i) çfarëdo pretendimi për përgjegjësi për produktin; (ii) çfarëdo pretendimi se Aplikacioni nuk arrin të përmbushë çdo kërkesë të zbatueshme ligjore ose rregullatore; dhe (iii) pretendimet që lindin sipas ligjeve për mbrojtjen e konsumatorit ose legjislacione të ngjashme.

12.3 Përveçse siç parashikohet në këtë Paragraf 12.3, asgjë që përfshihet në këtë kontratë EULA nuk ka si synim ose nuk duhet të interpretohet se i akordon çdo personi ose entiteti individual biznesi (përveç palëve të përfshira këtu) asnjë të drejtë, përfitim ose dëmshpërblim të çfarëdo lloji ose karakteri, ose se krijon përgjegjësi ose detyrime të një pale për çdo person të tillë. Pavarësisht nga sa më sipër, ju konfirmoni dhe pranoni se Apple dhe degët e Apple janë përfitues si palë të treta të kësaj kontrate EULA dhe se, pas pranimit të këtyre kushteve të përgjithshme, Apple do të ketë të drejtën (dhe do të vlerësohet se e drejta është pranuar) për të zbatuar këtë kontratë EULA ndaj jush si një përfitues përkatës si palë e tretë.

12.4 Google, degët, filialet ose licencuesit e Google, Apple, degët, filialet ose licencuesit e Apple nuk kanë përgjegjësi për çfarëdo pretendimi nga ana juaj ose çdo palë e tretë në lidhje me Aplikacionin, ose pronësinë ose përdorimin e Aplikacionit nga ana juaj, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, (i) çfarëdo pretendimi për përgjegjësi për produktin; (ii) çfarëdo pretendimi se Aplikacioni nuk arrin të përmbushë çdo kërkesë të zbatueshme ligjore ose rregullatore; dhe (iii) pretendimet që lindin sipas ligjeve për mbrojtjen e konsumatorit ose legjislacione të ngjashme.

12.5 Mund të zbatohen tarifa për të dhënat për përdorimin e Aplikacionit nga ana juaj. Canon nuk është përgjegjës për asnjë tarifë celulare ose tarifa të tjera të lidhura me përdorimin e Aplikacionit nga ana juaj. Kontaktoni me operatorin tuaj celular për të përcaktuar nëse do të zbatohen tarifa celulare për ju.

13. Zhdëmtimi

13.1 Ju pranoni të zhdëmtoni dhe të mbani të padëmtuar çdo Ofrues dhe oficerët, drejtorët, agjentët dhe punonjësit e tyre përkatës nga çdo pretendim ose kërkesë, duke përfshirë çdo dhe të gjitha humbjet, detyrimet, pretendimet, kërkesat, dëmtimet, kostot ose shpenzimet, shkaqet e veprimeve, paditë, proceset gjyqësore, gjykimet, vendimet gjyqësore, ekzekutimet dhe barrat e garancive, duke përfshirë tarifat dhe kostot e avokatëve, pavarësisht nëse janë paraqitur nga palë të treta ose në një mënyrë tjetër, për shkak të ose që lindin nga: (i) Shkelja e çfarëdo përfaqësimi, garancie, kontrate ose detyrimi nga ana juaj të përcaktuar në këtë kontratë EULA (ose çdo shkelje tjetër të kontratës suaj me Canon në bazë të kësaj kontrate EULA); (ii) çdo informacion, Përmbajtje të krijuar nga përdoruesi ose materiale të tjera të transmetuara, të dorëzuara ose të dhëna nga ju nëpërmjet Pajisjes suaj; ose (iii) shkelja juaj e çdo ligji ose shkelja juaj e të drejtave të një pale të tretë, duke përfshirë shkeljen nga ana juaj të çfarëdo pronësie intelektuale ose të drejte tjetër të çdo personi ose entiteti.

13.2 Detyrimet për zhdëmtimin të përcaktuara në Paragrafin 13.1 më sipër do të vazhdojnë të kenë efekt pas çdo ndërprerjeje të kësaj kontrate EULA.

14. Të dhënat personale

Canon mbledh dhe analizon automatikisht të dhëna teknike të përdorimit nga pajisja juaj për të ndihmuar në funksionimin e pajisjes suaj. Mund të lexoni më shumë se çfarë të dhënash mbledhim dhe se si i përdorim ato në seksionet përkatëse të Politikës së privatësisë së konsumatorit të Canon (https://myid.canon/canonid/#/policy?ui_language=en-GB).

Ne përdorim Google Analytics për të mbledhur të dhënat tuaja të përdorimit. Mund të lexoni më shumë për Google Analytics në www.google.com/policies/privacy/partners - shikoni kapitullin me titull "Si i përdor Google të dhënat kur përdorni sajtet ose aplikacionet e partnerëve tanë".

15. Kushtet e softuerit të palëve të treta;njoftimet.

15.1 Pjesë të caktuara të Aplikacionit mund të shfrytëzojnë ose të përfshijnë softuerë të palëve të treta që janë objekt i kushteve të licencës së burimit të hapur dhe/ose të palëve të treta ("Softueri i palës së tretë"). Ju konfirmoni, pranoni dhe bini dakord se e drejta juaj për të përdorur një Softuer të tillë të një pale të tretë si pjesë ose në lidhje me çfarëdo Aplikacion është objekt dhe rregullohet nga kushtet e përgjithshme të licencës së burimit të hapur dhe/ose të palës së tretë që zbatohet për një Softuer të tillë të një pale të tretë, duke përfshirë, pa kufizime, çdo pranim të zbatueshëm, kushtet e licencës dhe mohimet e përgjegjësisë të përfshira aty. Në rast të një konflikti mes kushteve të kësaj kontrate EULA dhe kushteve të licencave të tilla të burimit të hapur ose të palëve të treta në lidhje me përdorimin nga ana juaj të Softuerit përkatës të palës së tretë, kontrollin do ta kenë kushtet e licencës së burimit të hapur dhe/ose të palës së tretë.

15.2 Pjesë të caktuara të Aplikacionit ju lejojnë të lidhni Aplikacionin me platforma të caktuara që nuk janë në pronësi ose nuk drejtohen nga Canon siç paraqitet në Aplikacion (“Platforma të palëve të treta”) që mund të kërkojnë të hyni në llogarinë tuaj me Platformën e palës së tretë. Ju konfirmoni, pranoni dhe bini dakord se Canon nuk është në asnjë mënyrë përgjegjës për llogarinë tuaj me Platformën e palës së tretë ose për çdo aktivitet në lidhje me përdorimin nga ana juaj të Platformave të palëve të treta, duke përfshirë, por pa u kufizuar në hyrjen tuaj në llogarinë tuaj në Platformën e palës së tretë.

15.3 Disa pjesë të Aplikacionit jepen me njoftime dhe licenca të burimit të hapur nga komunitete dhe palë të treta të tilla që rregullojnë përdorimin e atyre pjesëve dhe çdo licencë e dhënë në përputhje me këtë kontrate EULA nuk ndryshon asnjë të drejtë dhe detyrim që mund të keni sipas këtyre licencave të burimit të hapur, sidoqoftë, dispozitat për mohimin e përgjegjësisë për garancinë dhe kufizimin i detyrimit në këtë kontratë EULA do të zbatohen për të gjitha elementet e Aplikacionit.

15.4 Android™, Google Play™ dhe markat tregtare, markat e shërbimit, emrat dhe logot përkatëse janë pronë e Google Inc.

15.5 Apple®, App Store® dhe markat tregtare, markat e shërbimit, emrat dhe logot përkatëse janë pronë e Apple Inc.

15.6 Kushtet e palëve të treta më poshtë janë të inkorporuara këtu dhe janë bërë pjesë e këtyre Kushteve të licencës:

Nëse shkarkoni Aplikacionin, ju konfirmoni dhe pranoni kontratat e mëposhtme të licencave:

GPUImage2
Të drejtat e autorit (c) 2015, Brad Larson.

Rishpërndarja dhe përdorimi në forma burimore dhe binare, me ose pa modifikim, lejohen me kusht që të përmbushen kushtet e mëposhtme:

Rishpërndarja e kodit burimor duhet të mbajë njoftimin e mësipërm për të drejtën e autorit, këtë listë të kushteve dhe mohimin e përgjegjësisë më poshtë.

Rishpërndarjet në formë binare duhet të riprodhojnë njoftimin e mësipërm për të drejtën e autorit, këtë listë të kushteve dhe mohimin e përgjegjësisë më poshtë në dokumentacion dhe/ose materiale të tjera të dhëna me shpërndarjen.

As emri i kuadrit GPUImage dhe as emrat e kontribuuesve të tij nuk mund të përdoren për të mbështetur ose promovuar produkte të përftuara nga ky softuer pa leje paraprake dhe specifike me shkrim.

KY SOFTUER OFROHET NGA MBAJTËSIT E TË DREJTAVE TË AUTORIT DHE NGA KONTRIBUUESIT "SIÇ ËSHTË" DHE MOHOHET ÇDO GARANCI E SHPREHUR OSE E NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË GARANCITË E NËNKUPTUARA PËR TREGTUESHMËRINË DHE PËRSHTATSHMËRINË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR. NË ASNJË RAST MBAJTËSI I TË DREJTAVE TË AUTORIT OSE KONTRIBUUESIT NUK JANË PËRGJEGJËS PËR ASNJË DËM DIREKT, INDIREKT, AKSIDENTAL, TË VEÇANTË, KARAKTERISTIK OSE PASUES (DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË PROKURIMIN E MALLRAVE OSE SHËRBIMEVE ZËVENDËSUESE; HUMBJEN E PËRDORIMIT, TË DHËNAVE OSE FITIMEVE; OSE NDËRPRERJEN E BIZNESIT) PAVARËSISHT NGA SHKAKU DHE ÇDO TEORI E PËRGJEGJËSISË, SI NË KONTRATË, PËRGJEGJËSI STRIKTE OSE SHKELJE JO KONTRAKTUALE (DUKE PËRFSHIRË NEGLIZHENCËN OSE NË NJË MËNYRË TJETËR) QË LINDIN NË ÇFARËDO MËNYRË NGA PËRDORIMI I KËTIJ SOFTUERI, EDHE NË RAST KËSHILLIMI PËR MUNDËSINË E NJË DËMI TË TILLË.

Android-GPUImage
Të drejtat e autorit (c) 2012 CyberAgent, Inc.

Licencuar sipas Licencës Apache, Versioni 2.0 ("Licenca"); nuk mund ta përdorni këtë skedar përveçse në përputhje me Licencën.

Mund të merrni një kopje të Licencës në http://www.apache.org/licenses/LICENSE-2.0

Përveçse kur kërkohet nga ligji në fuqi ose kur pranohet me shkrim, softueri i shpërndarë sipas Licencës shpërndahet mbi bazën "SIÇ ËSHTË", PA GARANCI OSE KUSHTE TË ASNJË LLOJI, të shprehura ose të nënkuptuara. Shikoni Licencën për gjuhën specifike që rregullon lejet dhe kufizimet sipas kësaj Licence.

Glide
Të drejtat e autorit (c) 2014 Google, Inc. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Rishpërndarja dhe përdorimi në forma burimore dhe binare, me ose pa modifikim, lejohen me kusht që të përmbushen kushtet e mëposhtme:

Rishpërndarja e kodit burimor duhet të mbajë njoftimin e mësipërm për të drejtën e autorit, këtë listë të kushteve dhe mohimin e përgjegjësisë më poshtë.

Rishpërndarjet në formë binare duhet të riprodhojnë njoftimin e mësipërm për të drejtën e autorit, këtë listë të kushteve dhe mohimin e përgjegjësisë më poshtë në dokumentacion dhe/ose materiale të tjera të dhëna me shpërndarjen.

KY SOFTUER OFROHET NGA GOOGLE, INC. "SIÇ ËSHTË" DHE MOHOHET ÇDO GARANCI E SHPREHUR OSE E NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË GARANCITË E NËNKUPTUARA PËR TREGTUESHMËRINË DHE PËRSHTATSHMËRINË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR. NË ASNJË RAST GOOGLE, INC. OSE KONTRIBUUESIT NUK JANË PËRGJEGJËS PËR ASNJË DËM DIREKT, INDIREKT, AKSIDENTAL, TË VEÇANTË, KARAKTERISTIK OSE PASUES (DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË PROKURIMIN E MALLRAVE OSE SHËRBIMEVE ZËVENDËSUESE; HUMBJEN E PËRDORIMIT, TË DHËNAVE OSE FITIMEVE; OSE NDËRPRERJEN E BIZNESIT) PAVARËSISHT NGA SHKAKU DHE ÇDO TEORI E PËRGJEGJËSISË, SI NË KONTRATË, PËRGJEGJËSI STRIKTE OSE SHKELJE JO KONTRAKTUALE (DUKE PËRFSHIRË NEGLIZHENCËN OSE NË NJË MËNYRË TJETËR) QË LINDIN NË ÇFARËDO MËNYRË NGA PËRDORIMI I KËTIJ SOFTUERI, EDHE NË RAST KËSHILLIMI PËR MUNDËSINË E NJË DËMI TË TILLË.

Pikëpamjet dhe përfundimet e përfshira në softuer dhe dokumentacion janë ato të autorëve dhe nuk duhet të interpretohen se përfaqësojnë politika zyrtare, të shprehura ose të nënkuptuara, të Google, Inc.

---------------------------------------------------------------------------------------------

Licenca për third_party/disklrucache:

Të drejtat e autorit (c) 2012 Jake Wharton

Të drejtat e autorit (c) 2011 The Android Open Source Project

Licencuar sipas Licencës Apache, Versioni 2.0 ("Licenca"); nuk mund ta përdorni këtë skedar përveçse në përputhje me Licencën. Mund të merrni një kopje të Licencës në

http://www.apache.org/licenses/LICENSE-2.0

Përveçse kur kërkohet nga ligji në fuqi ose kur pranohet me shkrim, softueri i shpërndarë sipas Licencës shpërndahet mbi bazën "SIÇ ËSHTË", PA GARANCI OSE KUSHTE TË ASNJË LLOJI, të shprehura ose të nënkuptuara. Shikoni Licencën për gjuhën specifike që rregullon lejet dhe kufizimet sipas kësaj Licence.

---------------------------------------------------------------------------------------------

Licenca për third_party/gif_decoder:

Të drejtat e autorit (c) 2013 Xcellent Creations, Inc.

Leja i jepet këtu, pa pagesë, çdo personi që merr një kopje të këtij softueri dhe të skedarëve të lidhur të dokumentacionit ("Softueri"), që të merret me Softuerin pa kufizim, duke përfshirë pa kufizim të drejtat për të përdorur, kopjuar, modifikuar, shkrirë, publikuar, shpërndarë, nënlicencuar dhe/ose për të shitur kopje të Softuerit dhe për të lejuar personat që u jepet Softueri që ta bëjnë këtë, sipas kushteve të mëposhtme:

Njoftimi i mësipërm për të drejtat e autorit dhe ky njoftim për lejen duhet të përfshihet në të gjitha kopjet ose pjesët e konsiderueshme të Softuerit.

SOFTUERI OFROHET “SIÇ ËSHTË”, PA ASNJË GARANCI TË ÇFARËDO LLOJI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË GARANCITË PËR TREGTUESHMËRINË, PËRSHTATSHMËRINË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR DHE MOSSHKELJEN. NË ASNJË RAST AUTORËT OSE MBAJTËSIT E TË DREJTAVE TË AUTORIT NUK DO TË JENË PËRGJEGJËS PËR ASNJË PRETENDIM, DËM OSE DETYRIM TJETËR, SI PËR NJË VEPRIM TË KONTRATËS, SHKELJE JO KONTRAKTUALE OSE NË NJË MËNYRË TJETËR, QË LINDIN OSE NË LIDHJE ME SOFTUERIN OSE PËRDORIMIN OSE TRAJTIME TË TJERA TË SOFTUERIT.

---------------------------------------------------------------------------------------------

Licenca për third_party/gif_encoder/AnimatedGifEncoder.java dhe third_party/gif_encoder/LZWEncoder.java:

Nuk ka të drejta autori të deklaruara për kodin burimor të kësaj kategorie. Mund të përdoret për çfarëdo qëllimi, sidoqoftë referojuni patentës Unisys LZW për kufizimet në përdorim të kategorisë përkatëse LZWEncoder. Dërgoni çdo korrigjim te kweiner@fmsware.com.-----------------------------------------------------------------------------

Licenca për third_party/gif_encoder/NeuQuant.java

Të drejtat e autorit (c) 1994 Anthony Dekker

Algoritmi i kuantizimit i rrjetit nervor NEUQUANT nga Anthony Dekker, 1994. Shikoni "Kohonen neural networks for optimal colour quantization" në "Network: Computation in Neural Systems" Vëll. 5 (1994) faqe 351-367. për një diskutim mbi algoritmin.

Çdo pale që merr një kopje të këtyre skedarëve nga autorit, direkt ose indirekt, i jepet pa pagesë një e drejtë dhe licencë e plotë dhe e pakufizuar, e parevokueshme, në të gjithë botën, e paguar, pa tarifa dhe jo ekskluzive për të vepruar në këtë softuer dhe skedarët e dokumentacionit ("Softueri"), duke përfshirë pa kufizim të drejtat për të përdorur, kopjuar, modifikuar, shkrirë, publikuar, shpërndarë, nënlicencuar dhe/ose për të shituar kopje të Softuerit, si dhe për të lejuar personat që marrin kopje nga cilado palë e tillë që të bëjnë këtë, me kërkesën e vetme që ky njoftim për të drejtën e autorit të qëndrojë i paprekur.

SDWebImage
Të drejtat e autorit (c) 2009-2017 Olivier Poitrey rs@dailymotion.com

Licenca MIT (MIT)

Leja i jepet këtu, pa pagesë, çdo personi që merr një kopje të këtij softueri dhe të skedarëve të lidhur të dokumentacionit ("Softueri"), që të merret me Softuerin pa kufizim, duke përfshirë pa kufizim të drejtat për të përdorur, kopjuar, modifikuar, shkrirë, publikuar, shpërndarë, nënlicencuar dhe/ose për të shitur kopje të Softuerit dhe për të lejuar personat që u jepet Softueri që ta bëjnë këtë, sipas kushteve të mëposhtme:

Njoftimi i mësipërm për të drejtat e autorit dhe ky njoftim për lejen duhet të përfshihet në të gjitha kopjet ose pjesët e konsiderueshme të Softuerit.

SOFTUERI OFROHET “SIÇ ËSHTË”, PA ASNJË GARANCI TË ÇFARËDO LLOJI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË GARANCITË PËR TREGTUESHMËRINË, PËRSHTATSHMËRINË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR DHE MOSSHKELJEN. NË ASNJË RAST AUTORËT OSE MBAJTËSIT E TË DREJTAVE TË AUTORIT NUK DO TË JENË PËRGJEGJËS PËR ASNJË PRETENDIM, DËM OSE DETYRIM TJETËR, SI PËR NJË VEPRIM TË KONTRATËS, SHKELJE JO KONTRAKTUALE OSE NË NJË MËNYRË TJETËR, QË LINDIN OSE NË LIDHJE ME SOFTUERIN OSE PËRDORIMIN OSE TRAJTIME TË TJERA TË SOFTUERIT.

Facebook iOS SDK
Të drejtat e autorit (c) 2014-aktualisht, Facebook, Inc. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Këtu ju jepet një licencë jo ekskluzive, në të gjithë botën, pa tarifa për të përdorur, kopjuar dhe shpërndarë këtë softuer në formën binare ose të kodit burimor për përdorim në lidhje me shërbimet e uebit dhe ndërfaqet API të ofruara nga Facebook.

Si për çdo softuer që integrohet me platformën e Facebook, përdorimi i këtij softueri nga ana juaj është objekt i Parimeve dhe politikave për zhvilluesit të Facebook [http://developers.facebook.com/policy/]. Ky njoftim për të drejtat e autorit duhet të përfshihet në të gjitha kopjet ose pjesët e konsiderueshme të softuerit.

Facebook Android SDK

Google Drive SDK
Të drejtat e autorit (c) Google (viti i panjohur)

Licencuar sipas Licencës Apache, Versioni 2.0 ("Licenca"); nuk mund ta përdorni këtë skedar përveçse në përputhje me Licencën.

Mund të merrni një kopje të Licencës në http://www.apache.org/licenses/LICENSE-2.0

Përveçse kur kërkohet nga ligji në fuqi ose kur pranohet me shkrim, softueri i shpërndarë sipas Licencës shpërndahet mbi bazën "SIÇ ËSHTË", PA GARANCI OSE KUSHTE TË ASNJË LLOJI, të shprehura ose të nënkuptuara. Shikoni Licencën për gjuhën specifike që rregullon lejet dhe kufizimet sipas kësaj Licence.

Dropbox SDK-Java
Të drejtat e autorit (c) 2015 Dropbox Inc., http://www.dropbox.com/

Licenca MIT (MIT)

Leja i jepet këtu, pa pagesë, çdo personi që merr një kopje të këtij softueri dhe të skedarëve të lidhur të dokumentacionit ("Softueri"), që të merret me Softuerin pa kufizim, duke përfshirë pa kufizim të drejtat për të përdorur, kopjuar, modifikuar, shkrirë, publikuar, shpërndarë, nënlicencuar dhe/ose për të shitur kopje të Softuerit dhe për të lejuar personat që u jepet Softueri që ta bëjnë këtë, sipas kushteve të mëposhtme:

Njoftimi i mësipërm për të drejtat e autorit dhe ky njoftim për lejen duhet të përfshihet në të gjitha kopjet ose pjesët e konsiderueshme të Softuerit.

SOFTUERI OFROHET “SIÇ ËSHTË”, PA ASNJË GARANCI TË ÇFARËDO LLOJI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË GARANCITË PËR TREGTUESHMËRINË, PËRSHTATSHMËRINË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR DHE MOSSHKELJEN. NË ASNJË RAST AUTORËT OSE MBAJTËSIT E TË DREJTAVE TË AUTORIT NUK DO TË JENË PËRGJEGJËS PËR ASNJË PRETENDIM, DËM OSE DETYRIM TJETËR, SI PËR NJË VEPRIM TË KONTRATËS, SHKELJE JO KONTRAKTUALE OSE NË NJË MËNYRË TJETËR, QË LINDIN OSE NË LIDHJE ME SOFTUERIN OSE PËRDORIMIN OSE TRAJTIME TË TJERA TË SOFTUERIT.

Dropbox SDK-Obj-C
Të drejtat e autorit (c) 2015-2016 Dropbox Inc., http://www.dropbox.com/

ZipArchive
Të drejtat e autorit (c) 2010-2015, Sam Soffes, http://soff.es

Libgdx-1.6.1.zip
Të drejtat e autorit (c) Mario Zechner (2013)

Licencuar sipas Licencës Apache, Versioni 2.0 ("Licenca"); nuk mund ta përdorni këtë skedar përveçse në përputhje me Licencën.

Mund të merrni një kopje të Licencës në http://www.apache.org/licenses/LICENSE-2.0.

Përveçse kur kërkohet nga ligji në fuqi ose kur pranohet me shkrim, softueri i shpërndarë sipas Licencës shpërndahet mbi bazën "SIÇ ËSHTË", PA GARANCI OSE KUSHTE TË ASNJË LLOJI, të shprehura ose të nënkuptuara. Shikoni Licencën për gjuhën specifike që rregullon lejet dhe kufizimet sipas kësaj Licence.

Firebase Analytics

Protobuf.framework
Të drejtat e autorit 2014, Google Inc. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Rishpërndarja dhe përdorimi në forma burimore dhe binare, me ose pa modifikim, lejohen me kusht që të përmbushen kushtet e mëposhtme:

* Rishpërndarja e kodit burimor duhet të mbajë njoftimin e mësipërm për të drejtën e autorit, këtë listë të kushteve dhe mohimin e përgjegjësisë më poshtë.

* Rishpërndarjet në formë binare duhet të riprodhojnë njoftimin e mësipërm për të drejtën e autorit, këtë listë të kushteve dhe mohimin e përgjegjësisë më poshtë në dokumentacion dhe/ose materiale të tjera të dhëna me shpërndarjen.

* As emri i Google Inc. dhe as emrat e kontribuuesve të tij nuk mund të përdoren për të mbështetur ose promovuar produkte të përftuara nga ky softuer pa leje paraprake dhe specifike me shkrim.

KY SOFTUER OFROHET NGA MBAJTËSIT E TË DREJTAVE TË AUTORIT DHE NGA KONTRIBUUESIT "SIÇ ËSHTË" DHE MOHOHET ÇDO GARANCI E SHPREHUR OSE E NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË GARANCITË E NËNKUPTUARA PËR TREGTUESHMËRINË DHE PËRSHTATSHMËRINË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR. NË ASNJË RAST ZOTËRUESI I TË DREJTAVE TË AUTORIT OSE KONTRIBUUESIT NUK JANË PËRGJEGJËS PËR ASNJË DËM DIREKT, INDIREKT, AKSIDENTAL, TË VEÇANTË, KARAKTERISTIK OSE PASUES (DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË PROKURIMIN E MALLRAVE OSE SHËRBIMEVE ZËVENDËSUESE; HUMBJEN E PËRDORIMIT, TË DHËNAVE OSE FITIMEVE; OSE NDËRPRERJEN E BIZNESIT) PAVARËSISHT NGA SHKAKU DHE ÇDO TEORI E PËRGJEGJËSISË, SI NË KONTRATË, PËRGJEGJËSI STRIKTE OSE SHKELJE JO KONTRAKTUALE (DUKE PËRFSHIRË NEGLIZHENCËN OSE NË NJË MËNYRË TJETËR) QË LINDIN NË ÇFARËDO MËNYRE NGA PËRDORIMI I KËTIJ SOFTUERI, EDHE NË RAST KËSHILLIMI PËR MUNDËSINË E NJË DËMI TË TILLË.

android.support.v4
Të drejtat e autorit (c) Google (viti i panjohur)

Licencuar sipas Licencës Apache, Versioni 2.0 ("Licenca"); nuk mund ta përdorni këtë skedar përveçse në përputhje me Licencën.

Mund të merrni një kopje të Licencës në http://www.apache.org/licenses/LICENSE-2.0.

Përveçse kur kërkohet nga ligji në fuqi ose kur pranohet me shkrim, softueri i shpërndarë sipas Licencës shpërndahet mbi bazën "SIÇ ËSHTË", PA GARANCI OSE KUSHTE TË ASNJË LLOJI, të shprehura ose të nënkuptuara. Shikoni Licencën për gjuhën specifike që rregullon lejet dhe kufizimet sipas kësaj Licence.

Kotlin-web-site
Të drejtat e autorit të panjohura

16. Të ndryshme. Kjo kontratë EULA, duke përfshirë dokumentet e inkorporuara këtu si referencë, përfaqësojnë kontratën e plotë midis Juve dhe Canon në lidhje me Aplikacionin; (i) zëvendëson të gjitha komunikimet, propozimet ose përfaqësimet e mëparshme ose të njëkohshme verbale ose me shkrim në lidhje me lëndën e saj; dhe (ii) ka prioritet mbi çfarëdo kushti shtesë ose konfliktues të çfarëdo konfirmimi ose komunikimi të ngjashëm midis palëve gjatë afatit të kësaj kontrate EULA. Në rast se cilado dispozitë e kësaj kontratë EULA vlerësohet si e pavlefshme, të gjitha dispozitat e tjera do të mbeten të vlefshme përveçse nëse një vlefshmëri e tillë do të pengojë qëllimin e kësaj kontrate EULA, dhe kjo kontratë EULA do të zbatohet në masën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi. Asnjë modifikim në këtë kontratë EULA nuk është detyrues përveçse kur është me shkrim dhe i nënshkruar nga një përfaqësues i autorizuar si duhet i cilësdo pale. Kjo kontratë EULA do të jetë detyruese dhe në fuqi për trashëgimtarët, pasardhësit dhe të emëruarit e lejuar të palëve në këtë dokument. Dështimi i cilësdo pale për të zbatuar çfarëdo të drejte si rezultat i shkeljes së cilësdo dispozite të kësaj kontrate EULA nga pala tjetër nuk do të konsiderohet si anulim i ndonjë të drejte në lidhje me një shkelje vijuese të një dispozite të tillë ose të çfarëdo të drejte tjetër sipas kushteve në këtë dokument.

© 2018 Canon Europa N.V., Holandë. Të gjitha të drejtat të rezervuara.