Accelerate, St. James’ Hospital improves health information management using Canon document solutions

St. James’ Hospital: përmirësim i rendimetit dhe eksperiencës së pacientit

Sfida

Një nga spitalet mësimdhënëse më të mëdha në Evropë, St James' Hospital ka në punë më shumë se 3 500 njerëz dhe 110 konsulentë në 11 direktorate klinike dhe 10 departamente. Ka Departamentin e Emergjencave (ED) më të ngarkuar në Dublin i cili vetëm në vitin 2010 mori 45 230 vizita pacientësh.

Në vitin 1998, St James u bë një adoptues i hershëm i Administrimit Elektronik të Dokumenteve (EDM). Duke vepruar mbi këshillat e Canon, prezantoi një sistem arkivimi dhe gjetjeje në departamentet e Emergjencës dhe Punës Sociale për të organizuar dhe modernizuar sasinë shumë të madhe të punës që po gjenerohej.

Menaxhimi i dokumenteve kishte qenë më parë një proces shumë i lodhshëm, siç shpjegon Menaxherja e Operacioneve IT Marie Sinnott: "Pacientëve u jepej një letër fizike që detajonte informacionet e tyre. Kjo i kalohej mjekut dhe kthehej mbrapsht. Letrat ruheshin në kabinete. Kjo rriti mundësinë e gabimeve, si për shembull humbjen e një dosjeje duke çuar kohë më të gjata pritjeje, konsultimi dhe trajtimi."

Në vitin 2004, St James filloi të zgjeronte portofolin e saj EDM duke prezantuar dy module SAP ERP për përpunim transaksional dhe administrim biznesi. Sidoqoftë, siç kujton Pat Bailey, Suport Sistemi SAP në spital: "Kemi kuptuar se ndërsa modulet SAP po i bënin punët e tyre në mënyrë perfekte për departamentet e Financës dhe Burimeve Njerëzore, kishte hapësirë për përmirësim në ruajtjen, indeksimin dhe gjetjen e dosjeve."

Accelerate, St. James’ Hospital improves patient experience using Canon document management solutions

Zgjidhja e Canon

Pas një kërkimi të gjerë në treg, spitali zgjodhi zgjidhjen e Canon për administrimin e dokumenteve: "Dukej një progres natyral duke marrë parasysh sa mirë po performonte në vend tjetër në spital." Sidoqoftë, Bailey kujton se kishte një merak teknik: "Sado e mirë që dukej zgjidhja, a mund të integrohej me modulet SAP? Përgjigja ishte po, me lehtësi."

"Procesi i gjetjes kërkonte nga 5 minuta deri në një orë. Tani duhen vetëm pak sekonda."

Përfitimet

Në Departamentin e Emergjencës, dobitë ishin të menjëhershme: "Me zgjidhjen e re të Canon, karta e pacientit plotësohet dhe skanohet vetëm njëherë. Pastaj mjeku mund ta gjejë dhe hapë në formë digjitale vetëm me klikim të një butoni. Procesi i gjetjes kërkonte nga 5 minuta deri në një orë në varësi të vendit ku ishte ruajtur. Tani kërkon vetëm pak sekonda."

Sidoqoftë, Sinnott kuptoi shpejt se kjo teknologji ishte në gjendje të bënte shumë më tepër sesa thjesht të arkivonte, të kërkonte dhe gjente shpejt dosjet: "Kapaciteti i ruajtjes është i pafund. Dhe më e rëndësishmja, është e gjithanshme. Kuptuam se mund ta përdornim edhe në departamentin e fotografive klinike. Në fakt, po bëhej e dukshme se kishte potencialin që çdo veprimtari e departamentit të përfitonte.

Departamentet e tjera që që përfituan nga kjo zgjidhje ishin Financa dhe Burimet Njerëzore: "Na jep mundësi të ruajmë dosje të rëndësishme, konfidenciale në një vend të vetëm. Një metodë e avancuar administrative siguron që aksesi të garantohet vetëm për njerëzit e duhur. Është një sistem dixhital i thjeshtë, i efektshëm dhe i sigurt për ruajtje digjitale që i jep mundësi stafit në Financë dhe Burimet Njerëzore të punojnë më shpejt. Nëse ka ndonjë problem, në vend se të harxhojmë një orë duke kërkuar në kabinetet e dosjeve, tani personali i autorizuar mund të përdorë sistemin unik të etiketimit para se të identifikojë problemin dhe ta zgjidhë në më pak se një minutë."

"Gjithçka rezulton në një shërbim më të fokusuar dhe profesional."

Accelerate, St. James’ Hospital boosts productivity using document management software from Canon

Në departamentet e tjera që kanë përfituar nga zgjidhja e Canon për administrimin e informacioneve shëndetësore është edhe Fotografia Klinike, aty ku imazhet digjitale (të bëra me kamerën Canon EOS 1Ds Mark III), siç shpjegon Sinnot, "tani ruhen direkt në dosjen e pacientit dhe mbahen në mënyrë të sigurt për të shmangur humbjen ose aksesin e paautorizuar. Regjistrimi i imazheve i jep mundësi konsulentit të monitorojë në mënyrë më të efektshme problemet që përsëriten, si për shembull një sëmundje lëkure.

Për Sinnott dhe Bailey gjithashtu, dobitë e zgjidhjes së Canon nuk janë vetëm ato të zyrës pa letra: ka përmirësuar gjithashtu në mënyrë radikale eksperiencën e përdoruesve finalë, vetë pacientëve. "Regjistrimet e pacientëve mund të hapen nga qendra duke i dhënë mundësi mjekut trajtues të shikojë detajet klinike të mëparshme, duke e bërë kështu më të lehtë udhëtimin e pacientit... Gjithçka rezulton në një shërbim më të fokusuar dhe profesional."

Për Bailey, vlera më e madhe e zgjidhjes së Canon është vlerësimi nga stafi i spitalit: "Departamentet që kanë implementuar tashmë këtë zgjidhje po kërkojnë mënyra të reja për të rritur në maksimum potencialin e saj. Departamentet që nuk e kanë bërë janë të etur për të hipur në bord." Sinnott përfundon: "Rezultatet kanë treguar se është një kalim i lehtë dhe që ia vlen për çdo departament."

Zbuloni më shumë

Na kontaktoni

Zbuloni se si mund të ndihmojmë biznesin tuaj të përshpejtojë

Zbuloni më shumë