Vendi i punës - praktikat e vendit të punës e praktika më e mirë

Synojmë të bëjmë biznes me drejtësi e në mënyrë etike dhe e kuptojmë kontributin jetësor që bëjnë punëtorët tanë ndaj suksesit të biznesit tonë e zhvillimit tonë ekonomik të qëndrueshëm. Synojmë të jemi punëdhënësi i preferuar në sektorin tonë, duke siguruar një mjedis të sigurtë të vendit të punës e praktika të drejta të punës. Në kthim, presim që punonjësit e kontraktorët tanë të ndjekin praktikat e procedurat tona, për t'u siguruar se veprojmë në përputhje me ligjet e rregulloret përkatëse dhe bëjmë biznes në mënyrë të përgjegjshme.

Punonjësit
Punësojmë 17,000 njerëz në gjithë Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Ku është e mundur, në varësi të ligjeve e kushteve në vend, kemi praktika e procedura ndër-Europiane. Këto ndihmojnë vazhdimësinë e kushteve e shpresave të punësimit.

Dialogu me punëtor

Vlerësimi, zhvillimi e njohja

3 vetat (San-Ji)

Shumëllojshmëria dhe ndërgjegjësimi kulturor

Praktikat e vendit të punës

Praktikat

Dialogu me punëtor

Picture_banner_footprintNe bëjmë sondazhe për angazhimin e punonjësve tanë në 16 gjuhë përmes një organizate të jashtme të pavarur. Pyetjet përfshijnë se sa mirë motivojnë përgjegjësit e sa i informojnë ata punëtorët; nëse punonjësit e shohin Canon si një vend të mirë për të punuar dhe nëse punonjësit besojnë së Canon është një ndërmarrje e përgjegjëshme shoqërisht. Rreth 70% e punëtorëve rregullisht përgjigjen dhe fushat e biznesit e departamentet zhvillojnë plane veprimi për të trajtuar shqetësimet kryesore të identifikuara.

Ne kemi filluar një program tre-vjeçar për të angazhuar punonjësit tanë më direkt në zhvillimin e biznesit. Më shumë detaje ndodhen në raportin e qëndrueshmërisë.

Gjatë procesit të integrimit me Oce, ne bëmë një sondazh monitorimi në shtetet e para që bënë procesin e integrimit për të parë çfarë shkoi mirë dhe çfarë mund të përmirësohej. Përgjigjet e punonjësve pastaj çuan në mësime dhe veprime që u aplikuan në proces në vendet e mëpasshme.

Përfaqësuesit e punëtorëve ftohen gjithashtu për t'u bërë pjesë e Komitetit Këshillimor Europian të Canon. Komiteti përbëhet nga përfaqësues të punëtorëve të Canon e administratës së Canon, që shkëmbejnë informacion dhe pikëpamje në nivelin europian mbi gjendjen e tanishme dhe përparimin në të ardhmen të biznesit të Canon Europë.

Në varësi të ligjeve mbizotëruese në vendet ku funksionojmë, që kanë përparësi, punonjësit mund të bëhen pjesë e sindikatave e të marrin pjesë në diskutimet kolektike kur është e duhur. Si minimum, përpiqemi të kemi një dialog e komunikim të vazhdueshëm me punëtorët.

  Krye

Vlerësimi, zhvillimi e njohja

Punëtorët e ri marrin një program të prezantimit, të hartuar sipas rolit të punës së tyre. Mbështetja jepet për menaxherët, për t'u siguruar që të gjithë punonjësit të marrin informacionet e kërkuara nga kompania dhe specifike për punën si pjesë e programit të tyre të induksionit.

Praktika jonë është që çdo punëtor të ketë të paktën një takim zyrtar vlerësimi me përgjegjësin e linjës së tyre çdo vit. Kjo mat performancën kundrejt objektivave dhe aftësive, duke përdorur një sistem standard matjeje.

Identifikohet një plan personal zhvillimi dhe trainimi. Kjo jepet përmes një shumëllojshmërie të opsioneve të të mësuarit, përfshirë Akademinë Canon, me mësimin dhe kujdestarinë në internet. Vlerësojmë kontributin e punëtorëve në një numër mënyrash, përfshirë çmimet për shërbimin e gjatë dhe tre çmimet tanë 3 vetat.

Nëse është e nevojshme, ka procese të krijuara të ankimit që punonjësit mund të ndjekin në përputhje me legjislacionin vendor. Po kështu, ekzistojnë procedura disiplinore të komunikuara qartë, në rast të çështjeve lidhur me rendimentin apo sjelljen, përsëri në përputhje me legjislacionin vendor.

  Krye

3 vetat (San-Ji)

Shpirti San-Ji ose 3 vetat rendit standartet e sjelljes personale që pritet nga punëtorët sipas Kodit të sjelljes të Canon. Shpërbimet për 3 vetat bëhën në nivelin kombëtar e rajonal, çdo tremujor e çdo vit, për të inkurajuar e vlerësuar 3 llojet e sjelljes:

• Vetë-motivimin: marrjen e iniciativës dhe kërkimin për zgjidhje

• Vetë-administrimin: planifikimin e efektshëm dhe organizimin personal

• Vetë-ndërgjegjësimin: të qënit të ndërgjegjshëm për ndikimin e veprimeve e fjalëve tuaja tek të tjerët

  Krye

Shumëllojshmëria dhe ndërgjegjësimi kulturor

Shumëllojshmëria është një biznes i rëndësishëm për Canon, duke përqafuar filozofinë tonë të të gjithë njerëzve duke punuar së bashku për të mirën e përbashkët. Derisa funksionojmë në kaq shumë vende e territore të ndryshëm, punonjësit marrin pjesë në trajnime të shumëllojshme. Kjo ndihmon që secili të kuptojë e vlerësojë shumëllojshmërinë e njerëzve, kulturave e biznesit tonë.

Më shumë se 50 shtete të ndryshme punojnë në zyrat tona qendrore europiane duke pasqyruar strukturën tonë shumëkulturore. Bordi i menaxhimit të kompanisë përbëhet nga 8 kombësi të ndryshme.

Lexoni më shumë për fokusin tonë të shumëllojshmërisë.

  Krye

Praktikat e vendit të punës

Jo-diskriminimi: Nuk diskriminojmë sipas etnisë, gjinisë, fesë, prejardhjes shoqërore, pa-aftësisë, opinionit politik ose orientimit seksual. Nuk tolerojmë ngacmimin në çdo formë.

Shëndeti e siguria: Sigurojmë një mjedis të sigurtë pune me trajnimin e duhur për punëtorët që punojnë në zona të rrezikshme ose me substanca kimike. Inkurajojmë punëtorët që të shijojnë një ekuilibër të përshtatshëm punë-jetë.

Treguesit: Funksionojmë me një skemë të treguesve të disponueshme për të gjithë punëtorët, duke u lejuar atyre që të ngrejnë shqetësime në mënyrë anonime rreth keqbërjes së dyshuar.

Kodi i sjelljes: Të gjithë punëtorët pritet të veprojnë në përputhje me Kodin e sjelljes të Grupit Canon. Ky përcakton standardet që priten prej tyre, që shkojnë nga mbrojtja e informacioni konfidencial te sjellja e papërshtatshme e ndaluar si frikësimi.

Kushtet e punësimit: Këto mund të ndryshojnë sipas ligjeve e praktikave vendore, përfshirë të drejtat e lindjes për nënat e baballarët, kohën e punës shtesë, orët thelbësore të punës.
 
Të drejtat e njeriut dhe puna e fëmijëve: Canon respekton të drejtat e njeriut për të gjithë punonjësit e tij. Ju lutemi shihni praktikën e blerjeve të Canon Inc. dhe udhëzimin për furnitorët përsa u përket të drejtave të njeriut, punën e fëmijëve, etikën, praktika e drejta dhe ato shoqërore të biznesit. Canon Europe ka një Kod Sjelljeje për Furnitorin, i cili pjesë të Termave & Kushteve të Përgjithshme të Blerjes, ne i kërkojmë furnitorëve tanë t'i përmbahen standardeve specifike të sjelljes si minimum.Picture_UNGC logo

Canon Europa ka nënshkruar për iniciativën United Nations Global Compact (janar, vitin 2014), duke detyruar të 10 parimet e saj të pranuara univerzale në fushat e të drejtave të njeriut, punës, mjedisit dhe anti-korrupsionit. 

Ndërgjegjësimi për mjedisin: Trajnojmë të gjithë punonjësit e kontraktorët tanë për ndërgjegjësimin ndaj mjedisit nëpërmjet ditëve të prezantimit dhe mësimit në Internet, për t'i ndihmuar ata që të kuptojnë rëndësinë që vendosim në pakësimin e ndikimeve tona mbi mjedisin dhe sesi përshtatet brenda rolit të punës së tyre. Shihni për më shumë informacion mbi veprimtaritë tona mjedisore.

Shihni për më shumë informacion mbi veprimtaritë tona të drejtimit.

  Krye

Praktikat

Duke respektuar praktikat tona, punëtorët mund të ndihmojnë Canon që të bëjnë biznes me drejtësi e në mënyrë etike.

Dhurata/argëtim: Punonjësit duhet të respektojnë praktikën tonë në lidhje me dhënien e marrjen e dhuratave e argëtimit.

Kundër rryshfetit/korrupsionit: Punonjësit duhet të respektojnë praktikën tonë që përqëndrohet kundër rryshfetit e korrupsionit.

Mediat shoqërore: Për të ruajtur integritetin e reputacionit e markës Canon, praktika jonë për mediat shoqërore këshillon punonjësit në lidhje me përdorimin e përgjegjshëm të mediave shoqërore.

Përdorimi i ICT-së: Për të mbrojtur rrjetin tonë nga viruset kompjuterike, praktika jonë e ICT-së përcakton qartë përdorimin e pranueshëm e të ndaluar të burimeve të teknologjisë së informacionit të ndërmarrjes.

Konkurrenca e drejtë: Të gjithë punonjësit marrin pjesë në trajnim të detyrueshëm dhe kemi një rrjet të këshilltarëve ligjore për të dhënë këshilla mbi këtë temë.

Lexoni më shumë në lidhje me praktikat ekonomike e të drejtimit të Canon.

Shkarkoni raportin tonë më të fundit të qëndrueshmërisë

  Krye

spacer
					image
Shoqëria
Rajonal
Vendor
Qëndrueshmëria
Mjedisi
Shoqëria
Biznesi
Çmime
Reportet e qëndrueshmërisë
Canon Europe sustainability report