Shoqëria – Biznes i përgjegjshëm ndaj shoqërisë

Synojmë të përmbushim përgjegjësitë tona shoqërore të korporatës për të gjithë personat tanë të interesuar. Filozofia jonë Kiosei është vizioni ynë për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga raca, politikat, gjinia, aftësia, feja ose kultura për të jetuar e punuar së bashku në harmoni.

Kjo përfshin:
• Respektin për klientët tanë
• Udhëzimin e punëtorëve tanë
• Mbështetjen e komuniteteve ku funksionojmë
• Zvogëlimin e ndikimeve tona mbi mjedisin natyror.

Personat tanë të interesuar shkojnë nga investitorë, OJQ e klienta te komunitetet vendas, punëtorët e furnitorët tanë. Kemi përgjegjësi ndaj secilit grup e punojmë për të përmbushur shpresat e tyre e detyrimet tona ndaj tyre. Ndihmojmë punonjësit tanë të kuptojnë rolin e tyre në ndihmën ndaj biznesit, ndërsa përpiqemi të funksionojmë me drejtësi e në mënyrë etike, ndërsa promovojmë zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Përfshihemi me organizata, individë e komunitetet ku funnksionojmë; duke ndihmuar në trajtimin e çështjeve shoqërore e shëndetësore dhe duke promovuar krijimin e pasurisë dhe të të ardhurave. Investojmë në projekte rajonale e vendore dhe krijojmë veprimtaritë e përgjegjësisë shoqërore të korporatës sonë në komunitetet nga të cilat varemi.

Fushat e ndihmës
Sponsorizimi e partneritetet tona mbulojnë pesë fusha. Këto na pasqyrojnë si një ndërmarrje e imazheve e filozofinë e korporatës sonë.

  • Art e kulturë: përfshirë sponsorizimin e Javëve të Modës së Londrës, Milanos e Parisit dhe Orkestrën Simfonike të Londrës
  • Sport: në EMEA, ne jemi sponsori afatgjatë në futboll, dhe sponsorë të patinazhit artistik ISU dhe të IAAF World Athletics series deri në 2016.
  • Arsimi e shkenca:Fondacioni Canon promovon mirëkuptimin kulturor e shkencor ndërmjet Europës e Japonisë
  • Humanitare: ndihma jonë për Kryqin e Kuq shkon nga dhurime te përpjekjet e ndihmës për katastrofa kryesore te ndihma për të rinjtë e pafavorizuar

Informacione të mëtejshme

Ç'farë është Kiosei?
Lexoni më shumë për projektet tanë rajonalë.
Lexoni më shumë për projektet tanë vendorë.
Mësoni më shumë për praktikat tona të vendit të punës e ndihmën për punonjësin.
Mësoni sesi Canon zvogëlon ndikimet mbi mjedisin.
Mësoni sesi Canon vepron në përputhje me ligjet e rregulloret ekonomike e të drejtimit të biznesit.
Raport Qëndrueshmërie 2013 i Canon EMEA

spacer
					image
Shoqëria
Rajonal
Vendor
Vendi i punës
Qëndrueshmëria
Mjedisi
Shoqëria
Biznesi
Çmime
Reportet e qëndrueshmërisë
Canon Europe sustainability report