Përdorimi – Duke kursyer burime e duke kursyer para

Klientët tanë kursejnë burime e para dhe pakësojnë ndikimin e tyre mbi mjedisin duke përdorur prodhimet, shërbimet e zgjidhet tona. Novacionet e përmirësimet nënkuptojnë se prodhimet tona përdorin më pak energji e letër kur klientët përdorin funksionet e disponueshme. Kjo kursen burime e shmang emëtimet e dioksidit të karbonit – nga pajisjet me shume funksione te makinat llogaritëse të zyrave.

Sipas Marrëveshjes Vullnetare me Bashkimin Europian mbi rendimentin mjedisor të pajisjeve të imazheve të nënshkruar nga Canon, kemi angazhime të fuqishme për kursimet e energjisë e letrës.

Kursen energji

Kursimi i burimeve

Kursimi i dioksidit të karbonit

Kursimi i kohës

Kursen energji

Pjesa më e madhe e produkteve të Canon kualifikohen nga Energy Star®. Kjo do të thotë se konsumi tipik i elektricitetit (TEC) i tyre është mes më të efektshmëve. Ne kemi marrë shumë çmime për "Arritje të Jashtëzakonshme" për efikasitetin e energjisë në pajisjet tona nga Buyers Laboratory LLC (BLI) përfshirë 'Linja e Vitit A4 MFP" në çmimet e dimirit 2014, si edhe çmime individuale. Gjeni më shumë informacion këtu.

Një numër i prodhimeve të Canon etiketohen gjithashtu sipas skemën vullnetare Engjëlli Blu (Der Blaue Engel) që funksionon në Gjermani. Kjo zbatohet për konfigurimet standarde të pajisjes. Zyra juaj kombëtare e Canon mund t'ju këshillojë në lidhje me kërkesat tuaja të caktuara.

Teknologjia e riparimit sipas kërkesës e Canon (riparimi i tonerit ndaj letrës) gjithashtu kursen energji. Sfera jonë e imageRUNNER ADVANCE përdor një shtresë të caktuar e ngrohës qeramik që nxehet menjëherë, duke dhënë reagim më të shpejtë nga modaliteti i fjetjes, duke printime të shpejta të para e duke pakësuar në mënyrë rrënjësore konsumin e energjisë – deri në 80% më pak për disa modele, në krahasim me sistemet tradicionale me fiksimin e rulit.

Modelet PIXMA janë 100% të kualifikuara për Energy Star® duke treguar disa prej vlerave më të ulëta të modalitetit të fjetjes.

sferën tonë të makinave llogaritëse, disa funksionojnë me vetëm energji diellore, ndërsa të tjera kanë një cilësim të fikjes automatike për të kursyer energjinë e baterisë.

  Krye

Kursimi i burimeve

Fotografia_shiriti portokalli_PërdorimiProdhimet, shërbimet e zgjidhjet tona ndihmojnë klientët të kursejnë burime në shumë mënyra. Një Shërbim i Administruar i Printimit identifikon kursimet që mund të bëjnë klientët rreth mjedisit të tyre të printimit, ndërsa  Shërbimet e Biznesit të Canon shkojnë përtej printimit dhe shërbimeve të administrimit të dokumenteve për t'u përqendruar në administrimin e informacionit e mediat e proceset dixhitale nëpërmjet shumë kanaleve.

Letër: Funksionet e prodhimit e zgjidhjet e programit kompjuterik ndihmojnë klientët tanë të administrojnë nevojat e tyre të printimit ndërsa kursejnë burimet.

  • Cilësimi paraprak i printimit nga të dyja anët (i dyanshëm) kursen deri në 50% të letrës. Nën Marrëveshjen Vullnetare të Bashkimit Europian (MVBE) të firmosur nga Canon, printimi paraprak nga të dyja anët do të vendoset në të gjitha pajisjet me këtë funksion nga 1 janari 2012.
  • Printimi i dy ose më shumë faqeve në secilën anë të letrës (printimi 2 në 1, 4 në 1, N copa) kursen edhe më shumë letër. Sipas MVBE, printimi N-up është një veçori standarde.
  • Cilësimi bardhë e zi si paraprak shmang humbjen e bojës.
  • Përdorimi i printimit të sigurtë (kur pronari i dokumentit identifikohet te printeri) ndalon printimet e hedhura nga grumbullimi te printeri, përfshirë dokumentet konfidenciale dhe përmirëson sigurinë e informacionit.
  • Ndarja e dokumenteve në mënyrë digitale – pa printim fare – kursen edhe me shumë letër. Mësoni më shumë për zgjidhjet e dokumentit të Canon.
  • Disa pajisje Canon PIXMA kanë një cilësim eco i cili i tregon përdoruesve sa letër, energji dhe CO2 kursejnë duke përdorur cilësimet e duhura të daljes.

Ne ndjekim një politikë të përgjegjshme për konsumin e letrës dhe kemi një zinxhir kujdesi për rrjetin tonë të plotë të shpërndarjes të letrës. Gradat e letrës të certifikuara dhe ricikluara u llogaritën në 86% të xhiros të letrës në 2013-ën dhe disa shtete i ofrojnë klientëve letër me karbon neutral. Disa furnizime letre i përmbahen Rregullores të BE për Drurin.

Boja: Në modelet PIXMA, rezervuarë individualë të bojës nënkuptojnë më pak bojë të humbur, pasi secili rezervuar mund të zëvendësohet veçmas. Si PIXMA ashtu edhe printerët tanë të formatit të madh (LFP) përdorin bojëra me bazë uji. Meqënse këto nuk përmbajnë asnjë tretës, ata kanë një ndikim të ulët mbi mjedisin. Rezervuarët e bojës LFT gjithashtu kanë një nën-rezervuar që siguron se kutia e bojës përdoret krejtësisht përpara zëvendësimit dhe ekziston një model ekonomik për printime të rëndësishme me më pak ngjyrë, duke kursyer rreth 20% bojë mesatarisht.

Mësoni më shumë në lidhje me modelët tanë PIXMA dhe printerat tanë të formatit të madh.

Toneri: Kutitë tona të tonerit lazer mund të riciklohen plotësisht, duke ripërdorur vazhdimisht burimet për efektshmërinë maksimale. Gjeni programin e kutive të tonerit laser, sipas WEEE i cili operon në 18 shtete Europiane dhe si të ricikloni kutitë tuaja të tonerit të përdorura. Ne gjithashtu operojmë një program Europian për grumbullimin e kutive inkjet në 15 shtete.

Modelet e Reja të Prodhuara nga Fabrika (FPNM): Mësoni se si Canon krijon Modele të Reja të Prodhuara nga Fabrika për t'i dhënë printerëve multi-funksionalë një jetë të dytë. 

Shiko broshurën tonë FPNM.

Shiko videon tonë FPNM.

Mësoni rreth detyrimeve të Canon për produktet në fund të jetës.
Shiko përkufizimin e Canon për Modelet e Reja të Prodhuara nga Fabrika.

  Krye

Kursimi i dioksidit të karbonit

Printimi më i efektshëm, përdorimi i më pak energjie dhe personalizmi i opsioneve të printimit, të gjithë nënkuptojnë më pak emëtime CO2. Në Austri, Gjermani, Holandë dhe Zvicër Canon ka shkuar edhe më tej, duke ofruar printimin neutral ndaj karbonit për klientët që blejnë ose marrin me qira një pajisje të re imageRUNNER ADVANCE. Oferta përfshin balancimin e të gjitha emëtimeve të CO2 nga printimi e shërbimi. Mësoni më shumë për printimi neutral ndaj karbonit i Canon Austria.

  Krye

Kursimi i kohës

Pas instalimit, shërbimi ynë i mirëmbajtjes elektronike nënkupton se klientët marrin një riparim më të shpejtë, pasi pajisja e tyre mund të mirëmbahet nga larg. Kjo kursen CO2 gjithashtu nga vizita e një inxhinieri.

  Krye

spacer
					image
Mjedisi
Prodhimi
Riciklimi
Funksionimet
ISO 14001
Fjalori
Qëndrueshmëria
Mjedisi
Shoqëria
Biznesi
Çmime
Reportet e qëndrueshmërisë
Canon Europe sustainability report