Prodhimi – Skicimi i prodhimeve të qëndrueshme

Përkushtimi ynë mbizotërues ndaj mjedisit është që të krijojmë një vlerë më të madhe nga më pak burime. I skicojmë prodhimet tona duke mbajtur parasysh mjedisin, kështu që nga fillimi i procesit të krijimit të prodhimit kërkojmë zvogëlimin e madhësisë së prodhimit, pakësimin e materialeve të papërpunuara e përfshirjen e materialeve të ricikluara e të ripërtëritshëm. Këto e veprime të tjera që ndërmarrim ndihmojnë në balancimin e ndryshimit të klimës.

Për shembull, gama jonë imageRUNNER ADVANCE inkorporon plastikë dhe bioplastikë të ricikluar, dhe shumë prej makinave llogaritëse tona janë prodhuar duke përdorur plastikë të ricikular nga materialet e Canon.

Canon investon më shumë se 8% të shitjeve në S&ZH çdo vit në të gjithë botën. Duke përdorur një teknologji të përparuar, shmangim nevojën për të krijuar prodhime prototike, por ende jemi në gjendje që të vlerësojmë e përfshijmë përmirësime të skicimit. Ne kemi zhvilluar një metodë për t'i vendosur objektivat e uljes të CO2 në fazën e ndërtimit, duke mbuluar çdo pjesë të jetëgjatësisë të një produkti përfshirë prodhimin dhe përdorimin. Për seritë tona imageRUNNER ADVANCE kjo rezultoi në kursime të konsiderueshme energjie dhe kemi filluar të publikojmë gjurmë karboni që zgjatin gjithë për gjithë jetën për disa produkte http://www.cfp-japan.jp/english/list/.

Marrëveshja Vullnetare me Bashkimin Europian

Zvogëlimi i substancave të rrezikshme

Zhvillimi i materialeve të rinovueshme

Prodhime më të vegjël, paketim më i lehtë

Prodhimi europian

Marrëveshja Vullnetare me Bashkimin Europian

Canon firmosi një Marrëveshje Vullnetare (MV) për përmirësimin e performancës mjedisore të pajisjeve të imazheve në Qershor 2011. Kjo iniciativë vetë-rregullatore shtyhet nga prodhuesit e pajisjeve të imazheve dhe u nënshkrua nga Komisioni Europian në Janar 2013 si ekuivalent i rregullimit detyrues. Nën MV, secili nga 16 nënshkruesit morën përsipër se të paktën 90% e të gjitha modeleve të pajisjeve të printimit të imazheve që vendosi në treg do të pajtoheshin me kërkesat minimale të efikasitetit për sa i përket KTE (konsumi tipik i energjisë) dhe MO (metoda operacionale). Masa vendos objektiva për uljen e gjurmëve të karbonit në printim dhe kopjim në BE. MV adreson përdorimin e aspekteve të bojës, tonerit dhe letrës, si edhe riciklimin e tyre.

VA përfshin angazhime konkrete në energji (Energy Star®); kursime të letrës (i dyanshëm i lejueshëm paraprakisht) dhe informacion për opsionet në fundin e jetës së mjeteve të konsumueshme. Sipas VA, prodhuesit gjithashtu do t'u japin udhëzime të sakta përdoruesve për përdorimin e letrës së printimit me përgjegjësi.

Mësoni më shumë për Marrëveshjen Vullnetare me BE.

  Krye

Zvogëlimi i substancave të rrezikshme

Ne i ndërtojmë produktet tona që të arrijnë ose shkojnë përtej të gjitha rregullave përkatëse, me çdo substancë të rrezikshme në kufijtë ligjorë ose më poshtë të caktuar në Direktivën Kufizimi i Substancave të Rrezikshme (RoHS) dhe Rregulloren REACH. Në disa raste, shkojmë përtej kërkesave ligjore, duke eleminuar krejtësisht substancat e rrezikshme. Për shembull, që nga 2005, produktet mjekësore të Canon kanë arritur kërkesat e RoHS, megjithëse Rregullorja RoHS nuk është aplikuar për pajisjet mjekësore deri në 2014-ën. Mësoni më shumë për prodhimet tona të pajisjeve mjekësore.

Gjithashtu ndjekim një program të blerjeve të gjelbërta, duke kontrolluar e vëzhguar substancat brenda prodhimeve që blejmë nga furnitorët. Mësoni më shumë për Programin tonë të Blerjeve të Gjelbërta.

  Krye

Zhvillimi i materialeve të rinovueshme

Vlerësojmë se kjo plastikë e re mund të pakësojë emetimet e CO2 që kanë lidhje me prodhimin me 20% në krahasim me plastikën tradicionale. Printerat tanë imagePRESS C7010VP dhe imagePRESS C6010 të prodhimit digjital përfshijnë pjesë bio-plastike.

  Krye

Prodhime më të vegjël, paketim më i lehtë

Picture_updated_orange banner_2013Zvogëlimi i madhësisë e peshës së prodhimeve, pa ndikuar në mënyrën sesi punojnë dhe forcimi i trupit pakëson burimet e nënkupton se na duhet më pak paketim ose paketim më i lehtë. Gjithashtu pakësojmë paketimin ku është e mundur. Të dyja këto veprime ndihmojnë në përmirësimin e efektshmërisë së ngarkesës kur transportojmë prodhimet tona e kursejnë CO2. Lexoni më shumë se si përmirësojmë logjistikën.

Për shembull, në krahasim më MP540 të 2008-ës, seria PIXMSA seria MG5500 e lëshuar në 2013-ën është 22% më e lehtë, 4% më e vogël dhe kërkon 12% më pak paketim.

Paketimi në disa kuti boje inkjet është pakësuar me rreth 50% sipas peshës e shumë paketohen në kuti kartoni, e cila riciklohet më lehtë nga klientët. Atje ku kutitë e bojës inkjet paketohen në mbështjellje plastike, mbështjelljet prodhohen nga të paktën 70% plastikë e ricikluar.

Lexoni më shumë për veprimtaritë tonë të riciklimit.

  Krye

Prodhimi europian

Historikisht, prodhimi në Europë është fokusuar kryesisht në programin e riciklimit të kutive të bojës laser në Canon Bretagne dhe prodhimin e Modeleve të Reja të Prodhuara nga Fabrika në Canon Giessen. Produktet e shitura në EMEA prodhohen në Azi, Kanada, Holandë dhe Gjermani. Të gjitha operacionet globale të prodhimit, përfshirë ato Océ dhe Optopol, raportojnë direkt te Canon Inc.

Blerjet e fundit bazuar në Europë përfshijnë DelftDI, NT-ware, Milestone dhe I.R.I.S. Group, nga të cilat të gjitha krijojnë softuerë dhe zgjidhje. Këto blerje na ndihmojnë të diversifikojmë dhe forcojmë shërbimet që mund t'i ofrojmë klientëve tanë, duke vënë në lëvizje rritjen në të ardhmen. Për shembull, blerja e Milestone do të rritë ndjeshëm aftësitë tona softuerike në fushën e survejimit me video në rrjet.

  Krye

spacer
					image
Mjedisi
Përdorimi
Riciklimi
Funksionimet
ISO 14001
Fjalori
Qëndrueshmëria
Mjedisi
Shoqëria
Biznesi
Çmime
Reportet e qëndrueshmërisë
Canon Europe sustainability report