Funksionimet – Përmirësimi i qëndrueshmërisë së funksionimeve tona

Në përputhjen me filozofinë tonë të korporatës të Kioseit, synojmë të zvogëlojmë ndikimet mbi mjedisin të veprimtarive tona. Karta jonë e mjedisit rendit hapat kryesorë që ndërmarrin për të arritur një ekuilibër ndërmjet zhvillimit të qëndrueshëm e begatisë, përdorimit të përgjegjshëm të burimeve e pakësimit të ndikimit mbi mjedisin.

Ndërmarrin veprime përmes iniciativave, praktikave e procedurave për të pakësuar ndikimet e për të ndihmuar në parandalimin e ndryshimit të klimës. Strategjia jonë për administrimin e mjedisit përfshin veprime mbi administrimin e karbonit;

Picture_banner_footprint

kufizimin e përdorimit të burimeve; emëtimeve, kontrollin e mbeturinave e të ndotjes dhe riciklimin. Në vendet tona, gjithashtu shohim biodiversitetin e përmirësimin e mjedisit, ku është e mundur.

Kutia më poshtë tregon objektivat e EMEA dhe progresi deri më sot:

Zona Objektiv Plan* PROGRESI 2013
Gjurmë karboni e Canon EMEA Ulje me 1.5% në vit kundrejt xhiros (krahasuar me 2010) -15% në 2020* -7% kundrejt 2010
Efikasitet burimi Rritje e riciklimit të mbeturinave në të gjitha zyrat e EMEA 52% në 2014* 50%
Rritje e riciklimit të mbeturinave në magazinat e Canon përfshirë magazinat e dhëna 85% në 2014* 83%
Shitje të qëndrueshme produktesh Rritje e shitjeve të letrës të certifikuar dhe letrës të ricikluar 75% e xhiros të letrës në 2014* 86% e xhiros të letrës
Efikasitet i transportit të karbonit Ulje kundrejt shitjeve neto 2012 -2% 2013 Nuk është arritur

* Matur kundrejt bazave të performancës të 2010-ës të konsoliduar e të kombinuar të Canon dhe Océ

Akti Ambientalist Europian

ISO 14001

Kursimi i dioksidit të karbonit

Efektshmëria e energjisë

Kursimi i burimeve

Siguria e klientit dhe e punëtorët

Raportet e qëndrueshmërisë

Ulja e ndryshimit të klimës

ISO 14001

Canon ka arritur çertifikimin botëror që më 2007 për standartin e rreptë të administrimit mjedisor ISO 14001 dhe synon përmirësimin e vazhdueshëm në të gjitha vendet e tij. Rreth 200 vende në 25 vende në Europë, Lindjen e Mesme e Afrikë janë të certifikuara tashmë.

  Krye

Kursimi i dioksidit të karbonit

  • Logjistika: Jemi duke ndryshuar metodat tona të shpërndarjes në transportin hekurudhor e detar për të pakësuar emetimet e CO2. Procesi ynë i pakësimit të madhësisë së prodhimit e paketimit rezulton në një efektshmëri më të madhe të ngarkesës. Kemi magazina qëndrore në Europë. Duke e parë Europën si një magazinë (pothuajse) të vetme na lejon të vëzhgojmë nivelet e stokut në magazinat kombëtare deri në momentin e dërgimit të prodhimit. Kështu që mund të dërgojmë prodhimet ku nevojiten dhe të shmangim transportimin e tyre ndërmjet magazinave.
  • Mirëmbajtja elektronike: Shumë nga pajisjet tona me shumë funksione mund të riparohen nga larg dhe çdo problem të zgjidhet. Kjo shmang CO2 nga vizitat e inxhinierëve dhe i ofron klientëve një rregullim më të shpejtë.
  • Hapësira e zyrës: Nën programin e integrimit në Océ ne kemi bërë kursime prej 36.000 m² në sipërfaqen e zyrave që nga 2011 - e barabartë me mbi një kiloton CO2
  • Makinat e kompanisë: Rregullorja e makinave të kompanisë të Canon në Europë kufizon aktualisht (2014) nivelet e emetimit të CO2 deri në një maksimum prej 130 g/km, duke u ulur në mënyrë progresive kundrejt viteve të mëparshme. Vetëm Rusia vazhdon të 130g/km për shkak të disponueshmërisë të kufizuar të makinave të përshtatshme që arrijnë 120g/km. Në disa vende, ofrojmë këshilla ose kurse për shoferët e makinave të ndërmarrjes, duke i inkurajuar ata që të ngasin më me siguri dhe efektshmëri për të kursyer karburant.
  • Udhëzimi për biznes: Vëzhgojmë statistikat vjetore të udhëtimit për biznes dhe inkurajojmë punonjësit të përdorin mjediset e video dhe telekonferencave ku janë të disponueshme.

  Krye

Efektshmëria e energjisë

  • Ndërtesat: Kemi një praktikë të riparimit, që përfshin përmirësime mjedisore të ndërtesave tonë kur e lejojnë strukturat. Kjo përfshin tipare si panele PV diellore, ndriçim automatik dhe shkëmbyes të nxehtësisë.
  • Efikasitetet IT: Duke zëvendësuar dhe virtualizuar serverat, që nga 2009-a pothuajse kemi përgjysmuar energjinë që duhet për të vënë në punë dhe ftohur qendrat e të dhënave (2.8 milion kWh kundrejt 4.4 milion kWh).
  • Energjia e ripërtëritshme: Synojmë të blejmë energji të ripërtëritshme, në varësi nga kostoja dhe disponueshmëria në vend. Tashmë 11 zyra europiane blejnë ndërmjet 70-100% energji të rinovueshme.

  Krye

Kursimi i burimeve

  • Picture_banner_waste recLetra: Ne ndjekim një politikë të përgjegjshme për konsumin e letrës dhe kemi një zinxhir kujdesi për rrjetin tonë të plotë të shpërndarjes të letrës. Zyra jonë qendrore EMEA dhe tetë nga operacionet e shitjeve Europiane kanë certifikimin FSC® ose PEFC. Në 2013-ën, 75% e letrës që siguruam ishte e certifikuar nga FSC ose PEFC.
  • Uji: Pakësojmë përdorimin e ujit anembanë funksionimeve tona, duke përfshirë pakësimin e sasisë së ujit të përdorur për të pastruar banjat e përdorimin e ujit të shiut e ujit gri, kur e lejojnë strukturat.
  • Veprimtari: Kemi udhëzime të veprimtarive, që këshillojnë organizatorët e furnitorët në fushat që shkojnë nga materialet që do të përdoren për stenda të ekspozitave te ndarja e mbeturinave për riciklim për të shmangur groposjen e tyre. Punojnë më furnitorët e veprimtarisë tonë për të vëzhguar përputhjen e kontrollojnë disa prej veprimtarive tonë më të mëdha. Kur është e mundur, ne i ripërdorim materialet e eventeve në eventet pasuese.
  • Mbeturinat e zyrave: Ku e lejojnë strukturat, zyrat tonë ndajnë mbeturinat për riciklim, për të shmangur groposjen.

  Krye

Siguria e klientit dhe e punëtorët

Kemi trainimin e detyrueshëm të ndërgjegjësimit të sigurisë së kimikateve për punëtorët që trajtojnë kimikatet e rrezikshme. Këto sigurojnë se kimikatet trajtohen e përdoret si duhet, duke ruajtur punëtorët e klientët. Programi ynë i blerjes së gjelbërt na ndihmon të sigurohemi se furnitorët tanë veprojnë në përputhje me rregulloret përkatëse mbi kimikatet e rrezikshme në sendet e blera prej nesh.

  Krye

Raportet e qëndrueshmërisë

Canon Europë prodhon një raport vjetor të qëndrueshmërisë. Gjeni raportet më të fundit të qëndrueshmërisë të Canon Europë dhe Canon Inc. këtu.

  Krye

Ulja e ndryshimit të klimës

Trainojmë të gjithë punëtorët për ndërgjegjësimin ndaj mjedisit, nëpërmjet ditëve të prezantimit dhe mësimit në Internet, për t'i ndihmuar ata që të kuptojnë rëndësinë që vendosim në pakësimin e ndikimeve tona mbi mjedisin dhe sesi përshtatet brenda rolit të punës së tyre.

Shumë zyra kombëtare të Canon dhe punëtorë ndihmojnë aktivisht projekte e organizata mjedisore në komunitetin e tyre nëpërmjet sponsorizimit, dhurimit e vullnetarizmit.

Zyra në Mbretërinë e Bashkuar e Canon është një shembull i mirë i punës për biodiversitetin e ndreqjen e mjedisit përgjatë biznesit. Terrenet e zyrave përfshijnë zona të rregulluara e natyrore që strehojnë një shumëllojshmëri jete, përfshirë koshere bletësh. Në Spanjë, Canon ndihmon Pyllin e Përgjegjshëm Canon (Bosque Responsable Canon) në Valencia, ku punëtorët ndihmojnë në mbjelljen e pemëve vendase e mirëmbajtjen e bimëve. Lexoni më shumë për projektet tanë rajonale e vendorë.

  Krye

spacer
					image
Mjedisi
Prodhimi
Riciklimi
Përdorimi
ISO 14001
Fjalori
Qëndrueshmëria
Mjedisi
Shoqëria
Biznesi
Çmime
Reportet e qëndrueshmërisë
Canon Europe sustainability report