Fjalori

Neutral ndaj karbonit

Riciklimi (i materialit) në rrethin e mbyllur

Nga të dyja anët

Modele të reja të prodhuara në fabrikë

Riciklimi

Riparimi

Ripërdorimi

2 në 1 (2 copa), 4 në 1 (4 copa), N copa

Neutral ndaj karbonit

‘Neutral ndaj karbonit nënkupton se – nëpërmjet një procesi transparent të përllogaritjes së emëtimeve, pakësimi i atyre emëtimeve e balancimi i emëtimeve të mbetjeve – emëtimet neto të karbonit të jetë i barabartë me zero.’*
*Përkufizimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Departamenti i Energjisë & Ndryshimit të Klimës, tetor 2009

  Krye

Riciklimi (i materialit) në rrethin e mbyllur

Prodhimet në fundin e jetës grumbullohet përmes një sistemi të grumbullimit të Canon dhe nxirren nga ripërpunimi mekanik në një fabrikë të Canon për përdorim si materiale të papërdorura në prodhimin e produkteve/pjesëve të reja të Canon (jo vetëm për prodhimet e njëjta). Këto prodhime grumbullohen përsëri në fund të fazës tjetër të përdorimit dhe trajtohen në të njëjtën mënyrë.

  Krye

Nga të dyja anët

Printimi nga të dyja anët e një faqe; i njohur gjithashtu si printimi i dy-anëshëm.

  Krye

Modele të reja të prodhuara në fabrikë

Një pajisje FPNM është një edicion i ri i modelit origjinal i krijuar nga pjesë ekzistuese dhe të reja. Pajisja origjinale merret nga tregu, dërgohet në fabrikën e Canon dhe çmontohet në nivel skeleti. Pjesët e çmontuara pastrohen mirë dhe testohen plotësisht dhe çdo makineri e rindërtuar i nënshtrohet të njëjtit procesi të garantimit të cilësisë si pajisje e sapo-prodhuar dhe garantohet se është me të njëjtën cilësi dhe ka të njëjtën performancë si makineria origjinale.

  Krye

Riciklimi

Secili operacion nga i cili materialet e mbeturinave ripërpunohen në prodhime, materiale ose substanca, për qëllimet origjinale ose të tjera, pa ndryshuar konfigurimin e materialit. Ai përfshin ripërpunimin e materialit organik, por nuk përfshin rimarrjen e energjisë dhe ripërpunimin në materiale që do të përdoren si karburante ose për operacione të mbushjes.

  Krye

Riparimi

Prodhimet kthehen në një fabrikë të Canon ose në një vend të Canon për riparim, që kërkon një nivel të ulët punë (p.sh. zëvendësimi i pjesëve për mirëmbajtje parandaluese), për të rikthyer prodhimin në një kusht të përshtatshëm për rishitje/dhënie me qira.

  Krye

Ripërdorimi

Secili operacion nga i cili prodhimet ose elementet përbërës që nuk janë mbeturina përdoren përsëri për të njëjtin qëllim për të cilin u synuan.

  Krye

2 në 1 (2 copa), 4 në 1 (4 copa), N copa

2 në 1 (2 copa): Printimi i dy faqeve në një anë të mjetit të printimit (p.sh. fletë e letrës A4).
4 në 1 (4 copa): Printimi i katër faqeve në një anë të mjetit të printimit.
N copa: Printimi i shumë faqeve në një anë të mjetit të printimit.

  Krye

spacer
					image
Mjedisi
Prodhimi
Përdorimi
Riciklimi
Funksionimet
ISO 14001
Qëndrueshmëria
Mjedisi
Shoqëria
Biznesi
Çmime
Reportet e qëndrueshmërisë
Canon Europe sustainability report