Mjedisi – Mbrojtja e mjedisit dhe mbështetja për klientët tanë

I skicojmë prodhimet tona duke mbajtur në mendje mjedisin dhe shpesh përfshijmë materiale të ricikluara. Minimizojmë energjinë që prodhimet tona përdorin kur vihen në përdorim, në mënyrë që klientët të kursejnë burime dhe parashikojmë sesi mund të riprodhohen, ripërdoren ose riciklohen në fund të jetës së tyre. Duke maksimizuar efektshmërinë e burimeve, zvogëlojmë sasinë e burimeve natyrore të reja që na nevojiten në prodhimet tona.

Duke ditur që dy të tretat e emetimeve CO2 të jetëgjatësisë të produktit lidhen me përdorimin e produkteve nga klientët dhe lëndët e para e pjesët e prodhuara nga furnitorët, ne ofrojmë gjithnjë e më shumë shërbime dhe zgjidhje të përshtatura për t'i ndihmuar klientët të veprojmë më me efikasitet dhe efektivitet. Kjo i ndihmon ata të pakësojnë ndikimin e tyre mbi mjedisin, ndërsa gëzojnë prodhime novatore, të sigurta e kursejnë para. Mësoni më shumë mbi zgjidhjet e shërbimet tona.

Prodhim - Përdorim - Riciklim
Ndjekim një metodë të ciklit të jetës ‘ProdhimPërdorimRiciklim’ për të gjitha prodhimet tona.

Procesi Prodhim-Përdorim-Riciklim i Canon

Mbajmë përgjegjësi për ndikimin e veprimtarive tona e ndikimin e tyre në mjedisin natyror, në përputhje me filozofinë tonë të korporatës të Kioseit. Karta jonë mjedisore [PDF 114KB] përvijon hapat kryesore që ndërmarrim për të arritur një ekuilibër ndërmjet zhvillimit të qëndrueshëm e begatisë, përdorimit të përgjegjshëm të burimeve e pakësimit të ndikimit mjedisor. Këto veprime ndihmojnë në uljen e ndryshimit të klimës.

Në zyrat tona e funksionet e biznesit, synojmë të minimizojmë ndikimin tonë duke miratuar praktika standarde anembanë EMEA. Lexoni më shumë në lidhje me funksionet tona të biznesit.

Çmime
Përpjekjet tona për të zvogëluar ndikimin tonë mjedisor e për të ndihmuar në uljen e ndryshimit të klimës janë vlerësuar nga disa çmime:
• Rezultati ynë në tabelën e Llogaritjeve të Klimës është 66/100.
• Ne jemi të 29-tët në Markat më të Mira të Gjelbra Botërore të Interbrand për 2012-ën.
• Institucioni i Reputacionit na rendit të 9-ët në listën e Kompanive me më Shumë Reputacion në Botë (2012)

Raport Qëndrueshmërie 2013 i Canon EMEA
Shihni një fjalor të termave të mjedisit.
Mësoni sesi Canon mbështet shoqërinë e përmbush përgjegjësitë tona shoqërore.

Mësoni sesi Canon vepron në pajtim më ligjet e rregulloret e drejtimit organizativ.

spacer
					image
Mjedisi
Prodhimi
Përdorimi
Riciklimi
Funksionimet
ISO 14001
Fjalori
Qëndrueshmëria
Mjedisi
Shoqëria
Biznesi
Çmime
Reportet e qëndrueshmërisë