Direktiva WEEE – Canon dhe Direktiva WEEE

Direktiva e Bashkimit Europian (EU) mbi Pajisjet Elektronike e Elektrike të Hedhura (WEEE) (“Direktiva”) është pjesë e ligjit kombëtar në secilin shtet anëtar të BE-së. Ai zbatohet gjithashtu në vendet e EEA-së – Norvegji, Islande e Litenshtajn. Synon të pakësojë ndikimin e elektronikave të hedhura në mjedisin.

Si një prodhues i prodhimeve elektronike, Canon siguron grumbullimin e trajtimin e WEEE në secilin BE ku kemi një zyrë kombëtare të shitjeve, në përputhje me Direktiven.

Klientët tanë mund të kthejnë pajisjet Canon në një vend të caktuar të grumbullimit ose t'a kthejmë atë sipas një sistemi të ngjashmërisë kur blini pajisje të reja.

Informacioni për klientët – BE dhe EEA
Simboli më poshtë tregon se një prodhim nuk duhet të eleminohet me atë të mbeturinave shtëpiake, sipas Direktives dhe ligjit kombëtar të çdo vendi.

Simboli_WEE

Prodhimi duhet të dorëzohet në një pikë të caktuar të grumbullimit ose në një vend të autorizuar të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektronike e elektrike të hedhura (EEE). Trajtimi në mënyrën jo të duhur të kësaj lloj mbeturine mund të ketë një ndikim negativ të mundshëm mbi mjedisin e shëndetin njerëzor për shkak të substancave që mund të jenë të rrezikshme që janë zakonisht të lidhura me EEE. Në të njëjtën kohë, eleminimi në mënyrën e duhur të këtij prodhimi do të kontribuojë në përdorimin e efektshëm të burimeve natyrore.

Informacion i mëtejshëm
Për më shumë informacion në lidhje me ku të hidhni pajisjet mbeturina për riciklim, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj vendore në qytet, autoritetin e mbeturiave, skemën e miratuar WEEE ose shërbimin tuaj të eleminimit të mbeturinave shtëpiake.

Programi i Canon për riciklimin e kutive të tonerit
Canon operon gjithashtu programin e vet për riciklimin e kutive të tonerit në përputhje me WEEE. Për më shumë informacion vizitoni faqen tonë të internetit për riciklimin e kutive të tonerit.

Informacioni për mjediset e trajtimit dhe riciklimit Në përputhje me Udhëzimin, Canon e ka bërë informacionin të disponueshëm në lidhje me mjediset e trajtimit e riciklimit për elementët e materialet e pajisjeve të ndryshme elektrike e elektronike që përmbahen në prodhimet tona, duke përfshirë çdo substancë të rrezikshme.

spacer
					image
Biznesi
Rregullorja REACH
Udhëzimi mbi bateritë
ISO 9001
Qëndrueshmëria
Mjedisi
Shoqëria
Biznesi
Çmime
Reportet e qëndrueshmërisë
Canon Europe sustainability report