Direktiva mbi bateritë – Bateritë e hedhura

Si një prodhues ose importues i baterive, Canon është një anëtar i sistemeve të riciklimit për bateritë dhe akumulatorët e hedhur në secilin vend anëtar të Bashkimit Europian (EU) ku funksionon. Gjithashtu përmbushim detyrimet tona për të njoftuar e financuar grumbullimin e përpunimin e baterive.

Direktiva mbi bateritë
Udhëzimi i BE-së mbi Bateritë e Akumulatorët dhe Bateritë e Akumulatorët e Hedhur (2013/56/KE) (“Direktiva”) u nxorr më 2008 dhe është ligj në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ai synon të rrisë riciklimin e baterive e akumulatorëve të hedhur për të pakësuar ndikimin mbi mjedisin të tyre.

Klientët tanë mund të kthejnë bateritë e përdorura nga produktet e tyre Canon në një vend të grumbullimit komunal ose pikë të rregjistruar të rimarrjes.

Informacion për klientët - BE dhe EEA (Norvegji, Islande e Litenshtajn)
Simboli më poshtë tregon se bateritë dhe akumulatorët e përdorur në këtë produkt duhet të eleminohen veçmas nga mbeturinat shtëpiake në përputhje me Direktiven e kërkesat vendore.

Simboli i baterive

Nëse një simbol kimik printohet poshtë simbolit të treguar më lart, kjo tregon se një metal i rëndë (mërkur, kadmium ose plumb) është i pranishëm në këtë bateri ose akumulator në një përqëndrim mbi një prag të zbatueshëm të përcaktuar në Direktivën.

Bateritë e akumulatorët nuk duhet të eleminohen si një mbeturinë komunale e pafiltruar. Përdoruesit e baterive e akumulatorëve duhet të përdorin kuadrin në dispozicion për grumbullimin, riciklimin e trajtimin e baterive e akumulatorëve.

Nëse një prodhim i Canon përmban bateri jo të heqshme, i gjithë prodhimi mbulohet tashmë nga Direktiva (për Pajisjet Elektronike e Elektrike të Hedhura) WEEE i BE-së dhe duhet të dorëzohen tek një vend i autorizuar i grumbullimit për WEEE. Vendi i grumbullimit më pas do të marë masat e duhura për riciklimin e trajtimin e prodhimit, duke përfshirë bateritë.

Pjesëmarrja e klientit në grumbullim dhe riciklimin e baterive e akumulatorëve është i rëndësishëm për të minimizuar çdo ndikim të mundshëm të baterive e akumulatorëve mbi mjedisin e shëndetin njerëzor, për shkak të substancave të përdorura në bateri e akumulatorë.

Ne BE, ka skema të veçanta të grumbullimin e riciklimit për bateritë e akumulatorët. Për të mësuar më shumë për skemat e riciklimit për bateritë e akumulatorët në dispozicion në zonën tuaj, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj vendore në qytet, autoritetin e mbeturinave ose mjedisin e hedhjes së mbeturinave.

spacer
					image
Biznesi
Udhëzimi WEEE
Rregullorja REACH
ISO 9001
Qëndrueshmëria
Mjedisi
Shoqëria
Biznesi
Çmime
Reportet e qëndrueshmërisë
Canon Europe sustainability report