Deklarata e Canon mbi Rregulloren REACH KE Nr. 1907/2006

Korrik 2017

Rregullorja e REACH (EC 1907/2006) hyri në fuqi në 1 Qershor 2007 për të përmirësuar mënyrën e lëndëve kimike, në preparatet dhe në artikujt¹ e menaxhuar në Europë.

Në përputhje me angazhimin e Grupit Canon për përgjegjësinë mbi ambientin, ne kemi një angazhim aktiv të vazhdueshëm në përputhje me të gjitha obligimet e REACH.

Komunikimi mbi Substancat e Shqetësimit Shumë të Lartë (SSHSHL)
Lista e Kandidatëve të Substancave të Shqetësimit Shumë të Lartë nën Artikullin 59 të REACH u publikua së pari në 28 Tetor 2008 dhe përditësohet afërsisht çdo 6 muaj. Versioni aktual i Listës të Kandidatëve mund të gjendet në faqen e internetit të Agjencisë Europiane të Lëndëve Kimike.

Zinxhiri i furnizimit të Canon është subjekt i Programit të Sigurimit të Gjelbër dhe ne i kërkojmë furnitorëve tanë që të na sigurojnë informacione më të sakta mbi prezencën e substancave, përfshirë SSHSHL në artikujt me të cilët ata na furnizojnë. Ne i përditësojmë rregullisht studimet e furnitorëve tanë për të reflektuar ndryshimet në legjislacionin global i cili mund të ndikojë në produktet tona (p.sh. produktet elektrike dhe elektronike), përfshirë rishikimet e Listës Kandidate.

Si prodhues dhe furnitor i artikujve ne kemi një detyrim nën Artikullin 33 të REACH që të komunikojmë informacione SSHSHL-ve të cilat janë prezente sipër një kufiri prej 0.1% peshë pas peshe. Në rastin kur bëhet i disponueshëm informacioni i ri i cili do të sillte nevojën e masave të tjera, ne do të informojmë klientët tanë sa më shpejt të jetë e mundur me anë të kësaj faqeje interneti.

Deklarata e artikullit Canon
Substancat e renditura më poshtë mund të përmbahen në artikujt Canon sipër nivelit të kufirit:


Emri i substancës Numri CAS/EC Artikulli Zbatimi
Bis (2-etil(hekzil) ptalat) (DEHP) 117-81-7 Kabllo PVC Plastifikues
Acid borik 10043-35-3/11113-50-1 Letër fotografie Lidhësi në formë kryqi
Tetraborat disodiumi, anhidrik 1303-96-4/1330-43-4/12179-04-3 Pjesë thitëse të bojës së mbeturLetër fotografie Ngadalësues i flakësLidhësi në formë kryqi


Dokumentet e të Dhënave të Sigurisë (DDHS)
Ne u sigurojmë Dokumente me të Dhëna Sigurie (DDHS) përdoruesve tanë finalë të bojërave, tonerave dhe shërbimeve të lëndëve kimike me qëllim që të komunikojmë përdorimin e sigurt dhe informacione për hedhjen me anë të zinxhirit të furnizimit.

Ju lutem përdorni lidhjet më poshtë për të hapur DDHS:

Për produktet Canon: https://msds.canon-europe.com/
Për produktet Océ: http://global.oce.com/support

Informacion i mëtejshëm
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem kontaktoni CEU-Reach@canon-europe.com.

Për më shumë informacione në lidhje me REACH, ju lutem vizitoni faqen e internetit të Agjencinë Europiane të Lëndëve Kimike.

Klauzola
I gjithë informacioni në këtë deklaratë sigurohet sipas njohurisë më të mirë të Canon në kohën e përgatitjes. Kjo deklaratë sigurohet vetëm për qëllime informuese. Canon e siguron këtë informacion pa garanci të ndonjë lloji, as të shprehur, as të nënkuptuar, duke përfshirë, por jo e kufizuar në garancitë për një qëllim të caktuar. Canon nuk garanton se përmbajtja do të jetë pa gabime.


¹ Artikulli siç është përcaktuar në Rregulloren e REACH (EC)1907/2006

spacer
					image
Biznesi
Udhëzimi WEEE
Udhëzimi mbi bateritë
ISO 9001
Qëndrueshmëria
Mjedisi
Shoqëria
Biznesi
Çmime
Reportet e qëndrueshmërisë