Biznesi – Biznesi i përgjegjshëm

Në kryerjen e biznesit të përgjegjshëm, synojmë të krijojmë vlerë ekonomike më të gjërë që sjell përfitime për një shumëllojshmëri të gjërë personash të interesuar e grupeve të tjera. E arrijmë këtë duke ofruar produkte, shërbime e zgjidhje që, për shembull, ndihmojnë bizneset që të mbeten konkurrues; që përmirësojnë shëndetin e individit në komunitete; dhe që përmirësojnë stilin e jetës për klientët dhe pasurojnë shoqërinë.

Shërbimet dhe produktet tona përfshijnë shërbime printimi të menaxhuara dhe zgjidhje biznesi, përfshirë transferime të proceseve të biznesit dhe zgjidhje të ruajtjes të imazheve; nga kamerat e transmetimit deri te radiografitë dixhitale; nga semikonduktorët deri te skanerët; nga printerët e prodhimit dhe printerët e formatit të madh deri te shërbimet e këshillimit; nga projektorët deri te makinat llogaritëse. Lexoni më shumë mbi prodhimet tona për shtëpi, kujdesin shëndetësor, prodhimet për biznes, shërbimet dhe zgjidhjet.

Filozofia jonë Kiosei do të thotë se e marrin seriozisht përgjegjësinë tonë për të kontribuar ndaj një ekonomie të shëndetshme që shton vlerë për të gjithë. Suksesi i biznesit tonë ndihmon ekonomitë vendore e rajonale, duke krijuar vlerë për klientët e personat e tjerë të interesuar, si furnitorë, punonjës e qeveri.

Zbuloni si bashkëveprojmë ne me aksionerët tanë. Marrëdhëniet e Aksionerit

United Nations Global Compact

Shiriti_i_fotografisë_BiznesiKemi politika e procedura të forta që na ndihmojnë të veprojmë në përputhje me ligjet e rregulloret e zbatueshme, duke përmbushur kështu shpresat e personave tanë të interesuar. Sidoqoftë, biznesi përgjegjës për ne është më shumë se zbatimi i ligjit; zbatohet gjithashtu në mënyrën se si presim që të veprojnë punonjësit tanë në vendin e punës; mënyrën si trajtohen; dhe veprimet që bëjmë për ta bërë biznesin drejt dhe të sigurt, duke i mbrojtur klientët dhe mjedisin, duke vepruar në mënyrë etike, duke paguar taksat dhe duke treguar praktikën më të mirë.

Picture_UNGC logoPër të theksuar angazhimin tonë për biznes të përgjegjshëm dhe për të formalizuar rrugën që ne marrim tashmë për të ngulitur qëndrueshmërinë në strategjinë, kulturën dhe biznesin tonë, Canon Europe është regjistruar në Kompaktin Global të Kombeve të Bashkuara, duke iu përmbajtur 10 parimeve të pranuara botërisht në fushat e të drejtave të njeriut, punës, mjedisit dhe anti-korrupsionit.

Mësoni sesi ndihmojmë përgjegjësinë e shoqërisë dhe atë sociale.
Mësoni sesi zvogëlojmë ndikimin tonë mbi mjedisin.

Raport Qëndrueshmërie 2013 i Canon EMEA

Përputhja dhe veprimet

Si degë e Canon Inc., kompania jonë mëmë, ne i përmbahemi procesit të drejtimit të brendshëm, përfshirë pjesëmarrjen në mbledhjet e Etikës të Gjerë të Korporatës dhe Komitetit të Pajtueshmërisë, ku merren vendime mbi masat për të ndihmuar pajtueshmërinë Përfshijmë veprimin në përputhje brenda drejtimit të korporatës, përgjatë tregtimit etik, ligjeve e rregulloreve, ndikimeve ekonomikë, përgjegjësive të punëdhënësit e punonjësit dhe sigurinë e prodhimit.

Grupi ynë i brendshëm i vlerësimit të pajtueshmërisë siguron se kuptojmë dhe mbajmë parasysh ndikimet e legjislacionit e rregullave të reja që ndikojnë mbi biznesin tonë përpara sesa të nxirren, në mënyrë që të planifikojmë veprimin e përshtatshëm. Pajtueshmëria rregullatore i siguron klientët tanë duke na ndihmuar të shesim produkte të të dobishme të sigurta në një mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi.

Veprojmë në përputhje me ligjet e rregulloret përkatëse në shumë vendet ku funksionojmë. Marrim pjesë në shoqata e grupe të industrisë për të shqyrtuar aspekte të rregullores mjedisore e sigurisë së prodhimeve, duke synuar që të qëndrojmë përpara zhvillimeve legjislative e duke kërkuar aktivisht mundësi për të marë pjesë në krijimin e tyre. Anëtarësitë përfshijnë DIGITALEUROPE, EuroVAprint, Këshilli i Biznesit të Japonisë në Europë (JBCE), COCIR dhe CSR Europë.

Udhëzimi Pajisjet Elektrike e Elektronike të Hedhura (WEEE)

Rregullorja REACH

Kufizimi i Substancave të Rrezikshme (RoHS)

Udhëzimi mbi Bateritë e Akumulatorët

Udhëzimi i paketimit

Deklaratat ekologjike

Fletët e të dhënave të sigurisë së (materialit)

Ligji Sarbanes-Oxley

ISO 9001

ISO 27001

Kodi i sjelljes

ISO 14001

Blerja e gjelbërt

Patenta

Kundër falsifikimit

Minerale nga Republika Demokratike e Kongos

Marrëdhëniet me investitorët

Punonjësit

Administrimi i zinxhirit të furnizimit

Kundër rryshfetit dhe korrupsionit

Dhurata dhe argëtim

Konkurrenca e drejtë

Marrëdhëniet e Aksionerit

Udhëzimi Pajisjet Elektrike e Elektronike të Hedhura (WEEE)

Canon vepron në përputhje me Direktivën (2002/96/KE) të Bashkimit Europian (BE) mbi mbetjet e pajisjeve elektrike e elektronike, që synon të pakësojë ndikimin e mbeturinave elektronike mbi mjedisin. Udhëzimi WEEE është pjesë e ligjit në secilin vend anëtar të BE-së. Mësoni më shumë për Canon dhe Udhëzimin WEEE.

  Krye

Rregullorja REACH

Rregullorja REACH KE Nr 1907/2006 zbaton një analizë të cilësive të kimikateve për të identifikuar rreziqet e mundshëm për shëndetin njerëzor dhe mjedisin. Canon punon nga afër me zinxhirin e furnizimit të tij për të siguruar veprimin e vazhdueshëm në pajtim me Rregulloren REACH. Mësoni më shumë për Canon dhe Rregulloren REACH. Lexoni më shumë për programin e blerjeve të gjelbërta të Canon.

  Krye

Kufizimi i Substancave të Rrezikshme (RoHS)

Canon pajtohet me Direktivën BE RoHS (2011/65/BE) dhe, në disa raste, i tejkalon këto kërkesa. Udhëzimi RoHS synon të minimizojë ndikimin mbi mjedisin të mbeturinave të pajisjeve elektrike e elektronike në fundin e jetës së tyre, duke pakësuar sasitë e ligjshme të gjashtë substancave që pajisja mund të përmbajë. Prodhimet e shitura në Bashkimin Europian tashmë nuk mund të përmbajnë më shumë sesa sasitë e përcaktuara të plumbit, kadmiumit, mërkurit, kromit heksavalent, bifeneleve të polibrominatit (PBB) dhe eterat e difenilit të polibrominatiti (PBDE). Po përgatitemi për substanca të tjera që do t’i shtohen Rregullores RoHS për implementim afër 2017-ës. Mësoni më shumë për pajisjet elektrike e elektronike të hedhura.

  Krye

Udhëzimi mbi Bateritë e Akumulatorët

Si një prodhues ose importues i baterive, jemi anëtarë të sistemeve të riciklimit për bateritë e akumulatorët e hedhur në secilin vend anëtar të Bashkimit Europian (BE) ku funksionojmë. Përmbushim detyrimet tona për të raportuar e financuar grumbullimin e përpunimin e baterive. Udhëzimi mbi bateritë (2013/56/KE) i BE-së synon të pakësojë ndikimin mbi mjedisin të baterive e akumulatorëve dhe të rrisë riciklimin e baterive e akumulatorëve të hedhur.

Disa prej makinave tona llogaritëse janë skicuar që të punojnë vetëm me bateri diellore, kështu që ato nuk kanë nevojë fare për një bateri ose me energji të dyfishtë diellore/bateri për të kursyer energji. Mësoni më shumë në lidhje me sferën tonë të makinave llogaritës se kursejnë energji dhe sesi ricikloni bateritë tuaja.

  Krye

Udhëzimi i paketimit

Canon merr pjesë në skemat e riciklimit të paketimit dhe ndihmon në financimin e grumbullimit e riciklimit të mbeturinave të paketimit. Kjo është në përputhje me Udhëzimin mbi Paketimin e Mbeturinat e Paketimit (94/62/KE) të Bashkimit Europian dhe rregulloret vendore në vendet ku kemi organizata të shitjeve kombëtare. Vazhdojmë gjithashtu të bëjnë pakësime në sasinë e paketimit të prodhimit të kërkuar.

  Krye

Deklaratat ekologjike

Canon prodhon deklarata ekologjike për të siguruar informacion mbi atributet mjedisore të prodhimeve tona, duke mbuluar përdorimin e materialit dhe efektshmërinë e energjisë. Ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj kombëtare të Canon për më shumë informacion mbi deklaratat ekologjike.

  Krye

Fletët e të dhënave të sigurisë së (materialit)

(Material) Fletët e të Dhënave të Sigurisë (MSDS) sigurojnë informacion mbi ndikimet e mundshme mbi shëndetin prej ekspozimit ndaj kimikateve ose substancave të tjera mundësisht të rrezikshme. Vizitoni faqen tonë të internetit MSDS për të gjitha bojërat e tonerët e përdorur në produktet e Canon dhe për materialet e shërbimit të përdorura nga teknikët tanë të shërbimit. Gjithashtu mund të gjeni Océ MSDS në atë uebfaqe. Nëse keni ndonjë pyetje rreth dokumentacionit MSDS ju lutem kontaktoni me zyrën e Canon.

  Krye

Ligji Sarbanes-Oxley

Meqë aksionet e Canon tregtohen në Bursën e Aksionve të Nju Jorkut, Canon vepron në përputhje me Ligjin Sarbanes-Oxley.

  Krye

ISO 9001

Disa vende të Canon Europë kanë një sistem të administrimit të cilësisë të çertifikuar në ISO 9001. Kjo përqëndrohet në proceset e cilësisë brenda organizatës në mënyrë që të përmbushë kërkesat për klientin dhe ato rregullatore. Nuk ka lidhje me cilësinë e prodhimit. Gjeni një listë të vendeve me ISO 9001. Gjeni një listë të vendeve Océ me ISO 9001.

  Krye

ISO 27001

Canon Europë ka marë çertifikimin ISO 27001 për informacionin e saj mbi sistemin e saj të administrimit të informacionit, duke risiguruar klientët se respekojmë standartet e klasit botëror. ISO 27001 mbulon të gjitha aspektet e sigurisë së informacionit nga administrimi i rrezikut dhe kontrolli tek siguria e prodhimit dhe administrimi i incidenteve.

  Krye

Kodi i sjelljes

Të gjithë punonjësit e Canon duhet të veprojnë në përputhje me gKodin tonë të sjelljes të të gjithë grupit. Ky siguron një kuadër që ne të përmbushim detyrimet ligjore e etike të biznesit. Ai përcakton standartet tona për sjelljen e përgjegjshme të punonjësve në sferat që shkojnë nga mbrojtja e informacionit konfidencial tek ndalimi i sjelljes së papërshtatshme. Ky përforcohet me politika shtesë të vendit të punës anembanë EMEA-s.

  Krye

ISO 14001

Canon ka marë çertifikimin botëror për standartin e rrepte të administrimit mjedisor ISO 14001 që më 2007 dhe synon për përmirësimin e vazhdueshëm në të gjitha vendet e tij. Më shumë se 200 vende në 25 vende anembanë EMEA janë të certifikuara tashmë. Duke ecur përpara, së bashku me procesin e integrimit të Océ, vendet përkatëse do të sillen nën certifikatën globale të Canon.

  Krye

Blerja e gjelbërt

Filluam programin tonë të blerjes së gjelbërt në EMEA më 2008 për t'u siguruar se marrim materiale dhe elementë përbërës të sigurtë. Furnitorëve u kërkohet të kontrollojnë që të pajtohen me rregullat përkatëse dhe të monitorojnë furnitorët e tyre gjithashtu. Rregullat fillojnë nga lëndët kimike të rrezikshme deri te druri.

Ne i kontrollojmë furnitorët tanë në bazë të një vlerësimi rreziku. I përditësojmë pyetësorët e furnitorëve tanë sipas ndryshimeve në rregullat përkatëse. Furnitorët e rinj duhet të plotësojnë një pyetësor të plotë dhe mundë të kualifikohen për një kontroll; furnitorëve aktualë u kërkohet të konfirmojnë që pajtohen me çdo rregull të ndryshuar.

Punojnë me furnitorët në çdo fushë që kërkon përmirësim. Kjo na ndihmon të sigurohemi se pjesët dhe produktet që blejmë janë në përputhje me të gjithë legjislacionin përkatës të Bashkimit Europian, si dhe me programin botëror të blerjes së gjelbërt të Canon, në mënyrë që klientët tanë të jenë të mbrojtur nga kimikatet e rrezikshme. Mësoni më shumë mbi programin botëror të blerjes së gjelbër të Canon.

  Krye

Patenta

Ne regjistrojmë një numër patentash gjithnjë e në rritje në EMEA çdo vit, duke ruajtur produktet dhe zhvillimet tona të reja. Këto përfshijnë harduer dhe programe kompjuterikë; pjesë të konsumueshme; prodhime optike; pajisje mjekësore; dhe program kompjuterik të printimit dhe skanimit. Aty ku është e përshtatshme, ne ushtrojmë patentat tona në EMEA kundrejt palëve të treta të cilat shkelin të drejtat tona.

Me biznesin tonë i cili zgjerohet përmes blerjeve dhe hyrjes në tregje të reja, ka një nevojë gjithnjë e në rritje për të mbrojtur shpikjet dhe zhvillimet me origjinë në EMEA dhe ne po ndërmarrim hapa për t’i arritur këto sfida.

  Krye

Kundër falsifikimit

Ne punojmë fort për të hequr produktet Canon kontrabandë ose “false” nga shitjet. Stafi ynë i brendshëm i pronës intelektuale punon ngushtë me policinë, doganat, agjencitë e standardeve tregtare dhe organizatat kombëtare e ndërkombëtare për të mos lejuar që produktet Canon kontrabandë të hyjnë në treg. Kjo ndihmon të mbrojë markën e reputacionin tonë dhe të mbrojë klientët tanë. Produktet Canon kontrabandë janë të jashtëligjshme dhe përdorimi i këtyre produkteve mund të jetë I dëmshëm për konsumatorët. Prodhimet e falsifikuara gjithashtu nuk ka të ngjarë të respektojnë ligjet mjedisorë, si WEEE dhe REACH. Lexo më shumë rreth nismave anti-kontrabandë dhe produkteve paralele.

  Krye

Minerale nga Republika Demokratike e Kongos

Ju lutem shikoni informacione në faqen e internetit Canon Inc.

  Krye

Marrëdhëniet me investitorët

Ju lutemi vizitoni our faqen tonë në internet për investitorët botërorë për më shumë informacion.

  Krye

Punonjësit

Presim standarte të larta nga punonjësit tanë dhe u ofrojmë atyre një mjedis të sigurtë të punës dhe mundësi të barabarta. Kemi një numër politikat dhe praktikash për të siguruar se i trajtojmë punonjësit drejt dhe bëjmë biznes në mënyrë të përgjegjshme, përfshirë kundër rryshfetit dhe korrupsionit, konkurrencën e drejtë, dhuratat dhe argëtimin, mediat shoqërore. Këto politika ndihmojnë punonjësit që të kuptojnë procedurat përkatëse dhe sjelljen e pranueshme. Lexoni më shumë për politikat tona të vendit të punës dhe mundësitë për karrierë.

  Krye

Administrimi i zinxhirit të furnizimit

Kodi i sjelljes të furnitorëve të Canon EMEA kërkon që të gjithë furnitorët tanë të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare mbi punën, të drejtat e njeriut dhe mjedisin. Kodi është inkorporuar në Rregullat dhe Kushtet e Përgjithshme të Blerjes.

Ju lutem shikoni gjithashtu politikën e sigurimit të Canon Inc. dhe udhëzime për furnitorët për sa i përket të drejtave të njeriut, punës të fëmijëve, praktikave etike, të drejta dhe sociale të biznesit.

  Krye

Kundër rryshfetit dhe korrupsionit

Gjeni më shumë informacion mbi politikat tona të vendit të punës.

  Krye

Dhurata dhe argëtim

Gjeni më shumë informacion mbi politikat tona të vendit të punës.

  Krye

Konkurrenca e drejtë

Të gjithë punonjësit marrin pjesë në trainim të detyrueshëm, të mbështetur nga një rrjet të këshilltarëve ligjore, që mund të japin këshilla në këtë fushë.

  Krye

Marrëdhëniet e Aksionerit

Ne angazhohemi dhe bashkëveprojmë me një gamë të gjerë aksionerësh - nga ata që përdorin zgjidhjet dhe shërbimet tona te ata që na ndihmojnë t'i zhvillojmë dhe t'i ofrojmë ato. Zbuloni më shumë rreth aksionerëve tanë. Marrëdhëniet e Aksionerit

  Krye

spacer
					image
Biznesi
Udhëzimi WEEE
Rregullorja REACH
Udhëzimi mbi bateritë
ISO 9001
Qëndrueshmëria
Mjedisi
Shoqëria
Biznesi
Çmime
Reportet e qëndrueshmërisë