Pasqyra e fakteve e Canon-it

Historiku i korporatës  

  • Canon Inc. u themelua në vitin 1937. Canon Europe u ngrit njëzet vjet më vonë në vitin 1957

  • Canon Inc. punëson mbi 190 000 njerëz në të gjithë botën. Canon Europe punëson mbi 11 000 njerëz nëpërmjet 20 veprimtarive lokale sipas shteteve në rajonin Evropë-Lindje e Mesme-Afrikë.

  • Shitjet neto të konsoliduara të Canon-it për Canon Inc. gjatë gjysmës së vitit fiskal 2010 shënuan 1726 miliardë jen (19,612 miliardë USD) (1 janar, 2010 - 30 qershor, 2010). Shitjet neto të konsoliduara të Canon-it për Canon Inc. për vitin 2009 (përfundoi më 31 dhjetor, 2009) kapën gjithsej 3209 miliardë jen (34,883 miliardë USD ose 24,3 miliardë euro).  Shumat në euro dhe dollarë konvertohen vetëm për lehtësinë e lexuesit në jen me kursin 132 jen = 1 euro dhe 92 jen = 1 dollar përkatësisht, sipas kursit të përafërt të këmbimit në tregun e Këmbimeve të Jashtme të Tokios të 30 dhjetorit, 2009.

  • Canon Europe kontribuon përafërsisht një të tretën e të ardhurave të përgjithshme të shoqërisë, duke i shitur klientëve në mbi 110 shtete në Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë 

  • Pika e parë prodhuese europiane e Canon-it, Canon Giessen GmbH,  u ngrit në Gjermani në vitin 1972

  • Filozofia e korporatës e Canon-it përmblidhet në fjalën Kyosei, që do të thotë jetë dhe punë e përbashkët për të mirën e përgjithshme  

Emri 

  • Premtimi nën emrin e Canon-it është të ndihmojë njerëzit të kuptojnë Forcën e imazhit

  • Slogani evropian i firmës,You Can,  u hodh në treg në vitin 2002 dhe synon të  frymëzojë dhe të nxisë klientët që të kuptojnë Forcën e imazhit

  • Canon u rendit në vendin e 36-të në sondazhin "100 firmat më të mira të botës për vitin 2008" nga "Business Week"

  • Canon është vlerësuar gjithashtu me çmimin "Firma më e besuar e aparateve fotografike" nga "Reader's Digest" në Evropë për 10 vite me radhë

  • Canon u rendit në vendin e 6-të në renditjen "Shoqëritë më të admiruara për vitin 2010, Industri" nga "Fortune World"  (‘kategoria e kompjuterëve) 

 
Nisma mjedisore

  • Canon ka hedhur në treg sistemin e riciklimit të tonerëve në vitin 1990

  • Canon po ul emetimet e CO2 duke shkurtuar rrugët e transportit dhe duke nxitur transportin hekurudhor në Evropë

 
Teknologji dhe risi

  • Aparatet e imazheve të Canon-it u krijuan me trupëzimin e një sërë teknologjish të zhvilluara përgjatë historisë së Canon-it. Ato janë teknologjitë bazë në gjithë artikujt e sotëm të Canon-it:

    • Aparati i kapjes së imazhit – Rezolucion i lartë dhe cilësi e lartë e imazhit për lente, sensorë dhe teknologji përpunimi të imazhit

    • Aparati i elektrografisë – Teknologjia e elektrografisë ndodhet në zemër të printerëve me rreze laser dhe fotokopjeve që janë vlerësuar si më të mirat në botë

    • Aparati "inkjet" – Ka vetinë e prodhimit të pikave mikroskopike të bojës në përmasa aq të vogla sa një pikolitër (një e bilionta e litrit), duke mundësuar dhe prodhimin e çipeve për ADN

    • Aparati i fotolitografisë – Teknologjia e ekspozimit me gjysmëpërçues e Canon-it integron risitë më të fundit në teknologjitë optike dhe të pozicionimit tejet të përpiktë

    • Aparati i ekranit – Teknologjia e ekraneve të sheshta të brezit të ri ofron ekran të madh, cilësi të lartë të imazhit me konsum të ulët të energjisë

  • Canon është prijës i tregut për aparatet D-SLR* në Evropë

  • EOS 450D i Canon-it është modeli D-SLR numër 1 në shitje, i ndjekur nga EOS 1000D*

  • Canon është shpikësi i metodës "Bubble Jet" për printime me bojë (inkjet) dhe ka nxjerrë makinën e parë të fotokopjimit me bazë fisheku boje

 
 Sponsorizimi

  • Canon Europe është partner i Kryqit të Kuq në mbështetjen e projekteve orientuar të rinjve në 13 shtete të Evropës

  • Canon Europe ka qenë Partneri i parë i Ruajtjes i WWF-së në Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë në vitin 1998. Që prej vitit 2007, Canon Europe  ka sponsorizuar programin e WWF për programin e gjurmimit të arinjve polarë, me synim ndalimin e uljes së popullatës së arinjve polarë dhe ndërgjegjësimin mbi pasojat e ndryshimit të klimës

  • Canon Europe ka një histori 30-vjeçare në mbështetje të futbollit, mes të cilave sponsorizimet e kaluara dhe të sotme përfshijnë siç vijon:

    • Sponsor zyrtar për UEFA EURO 2008™

    • Finalja e kupës UEFA, Superkupa UEFA 2007

    • Kategoria e parë ruse e futbollit

    • Kupa e Kombeve të Afrikës 2008

  • Canon Europe është sponsori kryesor i Javës së modës në Londër dhe Milano dhe sponsor i Javës së modës në Paris

 
Kërkimi dhe zhvillimi

  • Në vitin fiskal 2009, shoqëria investoi 304,6 miliardë jen në kërkim dhe zhvillim, që përkojnë me 9,5% të shitjeve. Nga ky total, 

    • 78,9 miliardë jen, ose 26%, iu ndanë segmentit të Zyrës

    • 74.1 miliardë jen, ose 24%, i kaluan sektorit të Konsumatorit

    • 151.6 miliardë jen, ose 50%, i kaluan sektorit të Industrisë dhe pjesëve tjera

  • Në vitin 2009, shoqërisë iu miratuan 2204 patenta** në Shtetet e Bashkuara, duke e vendosur kështu në vendin e katërt midis të gjithë korporatave

  •  Canon është renditur midis 10 marrësve më të lartë të patentave amerikane që prej vitit 1984 (një periudhë 26-vjeçare)

  • Canon është renditur midis 5 marrësve më të lartë të patentave amerikane nga viti 1992 deri në vitin 2009 (një periudhë 18-vjeçare)

  • Canon është renditur midis 3 marrësve më të lartë të patentave amerikane në 21 prej 23 vjetëve të fundit

* Burimi: "GfK WEU6 Jan-Nov 2009 (volume)". Përfshin Gjermaninë, Francën, Italinë, MB, Spanjën dhe Holandën.

**Burimi: Zyra e Patentave dhe Markave Tregtare të SHBA-ve; Përllogaritur në bazë të njoftimeve mbi totalet javore.