Këndvështrimi ynë mbi taksat

18 dhjetor 2018

Hyrje

Kjo strategji zbatohet për Canon Europa NV dhe të gjitha entitetet e Mbretërisë së Bashkuar në grupin e tij. Referencat për “Canon Europa” janë për të gjitha kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërmarrjet e përhershme në grupin Canon Europa NV.

Canon Europa është pjesë e grupit shumëkombësh Canon Inc me zyra qendrore në Japoni.

Canon Europa drejtohet nga të njëjtat parime si edhe Canon Inc dhe ndjek Kodi i sjelljes së grupit.

Kodi i sjelljes dhe parimet e Canon Group

Canon ka pranuar si filozofi të tij të korporatës konceptin “kyosei”, i cili mund të përkthehet si “të jetojmë dhe të punojmë së bashku për të mirën e përbashkët” dhe politika bazë e menaxhimit është të kontribuojë për begatinë dhe mirëqenien e botës ndërkohë që bën përpjekje për t'u bërë një grup kompanish vërtet global që rritet i mbështetur nga përsosmëria dhe prezanton vazhdimisht një rekord të rritjes dhe zhvillimit të korporatës.

Canon beson se, si një korporatë shumëkombëshe me aktivitete të shpërndara në të gjithë globin, pagesa e duhur e taksave në shtetet dhe rajonet ku vepron është një nga përgjegjësitë e saj sociale më thelbësore dhe më të rëndësishme.

Në këtë kuadër, Canon respekton parimet e mëposhtme në lidhje me çështjet e taksave.

  1. Paguani taksat në përputhje me ligjet dhe rregulloret në lidhje me taksat
  2. Sigurohuni që kontabiliteti për taksat dhe proceset e tjera në lidhje me to janë kryer në përputhje me ligjin
  3. Zhvilloni sisteme qeverisëse në lidhje me taksat dhe punoni për të rritur ndërgjegjësimin për respektimin e taksave
  4. Respektoni rregullat e përgjithshme ndërkombëtare për taksat ndërkombëtare (udhëzimet e përcaktuara nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin dhe Kombet e Bashkuara) dhe sigurohuni që veprimet janë në përputhje me ligjet e taksave në çdo shtet

Përgatitjet për menaxhimin e rrezikut dhe qeverisjen

Funksioni për taksat në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (EMEA) që ka përgjegjësinë për taksat në Mbretërinë e Bashkuar e ka qendrën në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Holandë. Funksioni për taksat në EMEA drejtohet nga Drejtori për taksat në EMEA, i cili raporton te Drejtori i Financës për Canon EMEA. Kjo strategji për taksat është miratuar dhe është në përgjegjësinë e Bordit të Canon Europa NV.

Funksioni për taksat në EMEA synon të sigurojë respektimin e të gjitha legjislacioneve tatimore në rajonet ku vepron dhe është përgjegjës po ashtu për ofrimin e udhëzimeve dhe mbështetjes për çështjet teknike. Kjo zbatohet në mënyrë specifike për çështjet ndërkufitare, modelin e biznesit dhe ristrukturimin e entit ligjor kur pranohet se mund të lindin rreziqe tatimore. Ne kërkojmë në mënyrë aktive që të identifikojmë, të vlerësojmë, të monitorojmë dhe të menaxhojmë këto rreziqe për t'u siguruar që ata të qëndrojnë në përputhje me objektivat tanë. Kur ka pasiguri ose një kompleksitet i konsiderueshëm, kërkohen këshilla të jashtme sipas rastit. Në këtë mënyrë, funksioni për taksat në EMEA mund të sigurojë që çdo çështje tatimore në Mbretërinë e Bashkuar dhe në një rajon më të gjerë do të menaxhohet siç duhet. Kjo siguron po ashtu që të gjitha çështjet tatimore janë trajtuar si duhet opër qëllime të kontabilitetit tatimor dhe për të siguruar një raportim të plotë tek auditorët e jashtëm.

Sjellja ndaj planifikimit të taksave dhe nivelit të rrezikut

Canon Europa i menaxhon çështjet e saj të taksave me synimin e garantimit të sigurisë dhe për shmangien e çdo surprize. Ne nuk kryejmë transaksione pa një qëllim tregtar përkatës të qartë. Ne nuk përdorim struktura artificiale dhe nuk kërkojmë transferimin e fitimeve në juridiksione me taksa të ulëta.

Për strukturimin e aktiviteteve tona tregtare, taksa do të vlerësohet për të siguruar respektimin dhe sigurinë, sa më shumë të jetë e mundur. Brenda Mbretërisë së Bashkuar, ne mund të shfrytëzojmë stimujt dhe ndihmat e disponueshme tatimore për të minimizuar kostot tatimore të aktiviteteve tona tregtare. Këto do të zbatohen në mënyrën e planifikuar nga Departamenti i Doganave dhe të Ardhurave të Mbretërisë dhe ne do të kërkojmë këshilla të jashtme nëse është e nevojshme.

Kur entitetet e Canon Europa ndërveprojnë me njëra-tjetrën dhe me entitete të tjera të Canon, ne synojmë që transaksionet të kryhen në mënyrë të pavarur. Nëse transaksionet janë ndërkufitare, atëherë ne do të shikojmë të zvogëlojmë rrezikun e taksimit të dyfishtë në përputhje me ndihmat e disponueshme të ofruara nëpërmjet rrjetit të traktateve tatimore.

Funksioni për taksat në EMEA ruan një nivel të qëndrueshëm të ndërgjegjësimit dhe të edukimit për taksat dhe ndjek zhvillimet më të fundit si p.sh. veprimet nga OECD/G20 për erozionin e bazës dhe zhvendosjen e fitimeve, të cilat kanë si synim të garantojnë që fitimet taksohen aty ku kryhen aktivitetet ekonomike që realizojnë fitimet dhe aty ku krijohet vlera në fjalë.

Marrëdhënia me Departamentin e Doganave dhe të Ardhurave të Mbretërisë

Canon Europa ka një marrëdhënie të hapur, të sinqertë dhe konstruktive me Departamentin e Doganave dhe të Ardhurave të Mbretërisë. Ne punojmë për të ruajtur marrëdhënien tonë të nivelit të ulët të rrezikut duke hyrë në dialog me personelin përkatës të tatimeve kur shfaqen çështjet menjëherë dhe në kohë reale ose kur një interpretim kompleks i ligjit mund të kërkojë sqarime. Ne zhvillojmë takime me Departamentin e Doganave dhe të Ardhurave të Mbretërisë për të ofruar përditësime për biznesin për entitetet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në grupin më të gjerë në EMEA.

Canon Europa synon të bëjë prezantime të plota, të sakta dhe në kohë për deklaratat tatimore për të gjitha taksat në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse lindin gabime të paqëllimshme, këto do të korrigjohen sa më shpejt që të jetë e mundur praktikisht pas identifikimit të tyre.

Përveç ruajtjes së një marrëdhënieje të mirë me Departamentin e Doganave dhe të Ardhurave të Mbretërisë, Canon Europa do të angazhohet po ashtu, nëpërmjet organizmave përfaqësues, me qeveritë dhe organizatat për ndryshimet e propozuara për standardet ndërkombëtare sipas rastit.

Strategjia e mësipërme për taksat ka si qëllim të respektojë Planin 19, paragrafin 19 të Ligjit të Financave 2016. Referencat për “taksën” për qëllimet e Mbretërisë së Bashkuar janë ato që janë të përfshira në Planin 19, paragrafi 15 të Ligjit të Financave 2016.

Kjo strategji për taksat është miratuar dhe është në përgjegjësinë e Bordit të Canon Europa NV.

Kjo strategji zbatohet nga data e publikimit deri sa të zëvendësohet.