Udhëzuesi për përdorimin e stemës së Canon

Këshilla për partnerët e autorizuar nga Canon dhe rishitësit e pavarur

Canon bën kujdes të madh që të mbrojë markat dhe emrat e vet tregtarë. Për këtë arsye, Canon-i ka përgatitur këto udhëzime për partnerët e autorizuar dhe shitësit e pavarur për ato çka ata mund të bëjnë dhe nuk mund të bëjnë për sa i përket përdorimit të logove “Canon” dhe markave tregtare në faqet e tyre të internetit dhe llogaritë e tyre të mediave shoqërore.


MUNDENI

  • Provomoni veten dhe emrin e kompanisë suaj.
  • Tregoni se pikëpamjet tuaja janë tuajat dhe jo të Canon-it[1].
  • Në një faqe interneti, logoja e Canon-it mund të përdoret nëse vendoset pas një përshkrim ose figurë të një produkt të Canon-it të cilin ju e shitni, në veprimtarinë e një biznes të ligjshëm, për të treguar origjinën e tij.


NUK MUNDENI

  •  Mos e përdorni “Canon” ose një markë tregtare të Canon-it si pjesë e emrit të llogarisë së domeinit ose medias shoqërore.
  •  Mos e përdorni logon “Canon” ose pjesë të logos si emër, ikonë, figurë ose foto të llogarisë suaj.
  •  Mos e shkurtoni, modifikoni ose kombinoni “Canon” me një fjalë ose figurë tjetër. 
  •  Mos blini një emër domeini ose mos merrni një llogari të medias shoqërore që përmban “Canon” pasi përdorimi i tij do të shkelte të drejtat e Canon-it[2].
  •  Mos e tregoni ose sugjeroni veten sikur jeni entitet të Canon-it me anë të figurave, emrave dhe teksteve tuaja.
  •  Mos postoni materiale që mund të jenë të jashtëligjshme, mashtruese ose që mund të përcaktohen si shqetësim ndaj Canon-it apo ndonjë pale të tretë tjetër.


Ju rekomandojmë që të kërkoni këshilla formale të pavarura nëse keni ndonjë pyetje se si të zbatoni këto udhëzime në lidhje me faqen tuaj të internetit ose llogaritë e mediave shoqërore.


Nëse kërkoni hollësi të mëtejshme rreth përdorimit të stemës dhe markave tregtare të Canon kontaktoni corporate.communications@canon-europe.com për një PDF/dokument të plotë.



¹ Mos harroni se ju jeni i vetmi përgjegjës nga na ligjore për materialet që postoni online. Sigurohuni që të zbatoni ligjet mbi të drejtat të autorit, përdorimin e drejtës, zbulimin financiar dhe ligjet e tjera në fuqi.

² Canon do të kërkojë që çdo emër domeini i marrë nga një palë të tretë e cila përfshin emrat tregtarë të Canon-it që t'i transerohen atij dhe Canon do të bashkëpunojë me operatorët e Mediave Shoqërore për të mbyllur llogaritë që shkelin të drejtat e Canon-it.