Canon- në të tërë botën

Canon-i është një kompani e cila ndryshon vazhdimisht për më mirë. Me shitje vjetore neto prej 3,467 bilion Yen dhe duke ofruar punësim për rreth 110,000 persona në më shumë se 200 kompani, Canon-i përpiqet të jetë vërtetë një kompani e shkëlqyer të cilës i besohet në të tërë botën. Duke zgjedhur produktet Canon, përdoruesit gjejnë stil, teknologji të re dhe cilësi të cilës mund ti besohet.

Canon Inc. / Tokyo

Ata janë të sigurt që po mbështesin një kompani që udhëhiqet nga një filozofi, Kyosei, e cila do të thotë të jetosh dhe punosh për një të mirë të përbashkët.  Filozofia siguron që Canon të marrë masa që të kujdeset për mjedisin dhe komunitetet në të tëra vendet në të cilat operon.  Canon-i është i njohur në renditjen e organizatave që kanë krijuar publikime të njohura botërore: 

  • Revista "Biznes Week" e vendos markën e Canon-it në vendin e 35-të, mes markave më të mira botërore.
  • Revista "Fortune" e ka vendosur Canon-in në vendin e 30-të të listës së tyre "Të gjithë yjet" me kompanitë më të admiruara në botë në vitin 2005 dhe në vendin e 5-të në renditjen e industrisë së kompjuterave. Renditjet janë bazuar në anketa të bëra në të gjithë botën me 10,000 drejtorë, drejtues dhe analistë të sigurisë në kompani të mëdha.
  • Gazeta "Financial Times" e ka vendosur Canon-in në vendin e 25-të në mes kompanive më të respektuara në botë dhe Presidentin dhe Drejtorin Ekzekutiv të Canon Inc., Z. Fujio Mitarai si udhëheqësin e 10-të më të respektuar të një kompanie. Renditja është bërë bazuar në përgjigjen e më shumë se 1000 personave në më shumë se 25 vende.

spacer
					image

Rreth Canon-it

Filozofia
Canon-i në të tërë botën
Canon-i në Evropë
Counterfeit