CanoScan LiDE 110
Ky skaner LiDE i nivelit fillestar LiDE paraqet butonë EZ për përdorimin e thjeshtë të funksioneve të Skanimit Automatik, Kopjimit, Dërgimit e-mail dhe PDF. Lehtësia e përdorimit është përmirësuar nga Modaliteti i Skanimit Automatik dhe zvogëlimi i pluhurit dhe gërvishtjeve.
Përfitimet
- Rezolucioni 2400x4800dpi me ngjyrë 48-bit
- Skanimi 300dpi A4 në 16 sekonda
- 4 butonë EZ për të Skanuar Automatikisht, Kopjuar, Dërguar e-mail dhe PDF
- Zvogëlimi intuitiv i pluhrit dhe gërvishtjeve në fotografi
- Modaliteti i Skanimit Automatik: thjeshtësia e skanimit dhe kursimit
Veçoritë e detajuara
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon CanoScan LiDE 110
Skanim me cilësi
Ky skaner i nivelit fillestar kujdeset për të gjithë skanimin e fotografive dhe dokumenteve tuaja, duke përdorur një rezolucion mbresëlënës prej 2400 x 4800 dpi. Me thellësinë e brendshme të ngjyrës së tij prej 48-bit, fotografitë kapen me një nivel të lartë të hollësive. Sensori i imazhit dhe pllaka kanë gjërësi identike, duke siguruar riprodhimin e saktë e me cilësi të të gjithë fotografive tuaja.
Skanimi A4 është i shpejtë, me skanime 300 dpi me ngjyrë që jepen brenda vetëm 16 secondave.
Kompakt dhe elegant
Skaneri paraqet një dizajn ultra kompakte e elegante, duke e bërë atë një shtesë të mirëpritur në çdo shtëpi. Kapaku i integruar është krijuar për të siguruar se të gjithë llojet e dokumenteve - të tillë si libra - mund të skanohen, pa kompromentuar estetikën elegante.
I lehtë për t'u përdorur
Ky skaner e bën gjithshka të lehtë për ju, falë 4 butonëve të përdorimit me një prekje. Një buton i Skanimit Automatik automatikisht njeh llojin e origjinalit dhe siguron se fotografitë dhe dokumentët tuaj mund të skanohen me një klikim të thjeshtë. Një buton kopjimi, e-maili dhe një buton i krijimit të PDF i bën gjërat në mënyrë të ngjashme të thjeshta.
Përmirësime të imazhit që kursejnë kohën
Heqja e pluhurit dhe e gërvishtjeve është githashtu e disponueshme për fotografitë tuaja, duke ju lejuar që të përmirësoni dhe të përmirësoni imazhet. Kjo pakëson automatikisht pluhurin dhe gërvishtjet, si dhe ndihmon për të rekuperuar ngjyrat e zbehuara nga fotografitë e vjetra. Ndreqja Automatike e Dokumentit është një teknologji që veçmas përmirëson tekstin, grafikët dhe imazhet në dokumentët e skanuar. Karakteristika të tjera që kursejnë kohën përfshijnë Ndreqja Automatike e Dokumentit II dhe Menuja e Zgjidhjes EX.
Me energji nga USB
Skaneri merr energji dhe lidhet duke përdorur një kabëll USB të vetëm, duke minimizuar kabllo dhe pajisjet.
Specifikimet e produktit
Zbuloni më shumë për Canon CanoScan LiDE 110, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Rezolucionin të skanimit në pika për inç
Furnizimi me energji nuk kërkohet
Shpejtësi e skanimit A4 me ngjyra
Përdorimi i thjeshtë me ekranin me prekje
Skanoni dokumente të trasha ose revista
Funksion për krijimin skedarë PDF