Canon TS-E 24mm f/3.5L II

Për pamje të gjera realiste plot me thellësi

Përfitimet

  • Lente 24mm me Pjerrësi dhe zhvendosje

  • Shtrembërim i vogël dhe rezolucion i lartë

  • Pjerrësi ± 8,5° dhe Zhvendosje ±12 mm

  • Rrotullim i pavarur në Pjerrësi dhe Zhvendosje

  • Elemente lentesh asferike dhe UD

  • Strukturë nën gjatësi vale dhe veshje super spektër

  • Apertura rrethore

Veçoritë e detajuara

  • Shtrin mundësitë për fotografinë Pjerrësi dhe zhvendosje

    Në sajë të sistemit unik të rrotullimit të Canon, TS-E 24 mm f/3.5L II lejon drejtimin e pjerrësisë dhe zhvendosjes që të rrotullohet në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Kjo lejon që pamja përpara dhe thellësia e fushës të kontrollohen veçmas - duke rritur shumë fleksibilitetin e lentes.

  • Interval më i gjerë lëvizjeje

    Me një gjatësi vatrore me kënd të gjerë 24 mm dhe ±8,5° pjerrësi të disponueshme, plus ±12 mm zhvendosje dhe ±90° rrotullim edhe te mekanizmat e pjerrësisë dhe të zhvendosjes, TS-E 24 mm f/3,5L II ofron fleksibilitet të jashtëzakonshëm. TS-E 24 MM F/3.5L II gjithashtu ka bllokues në mekanizmat e pjerrësisë dhe zhvendosjes për të siguruar që lëvizjet e padëshiruara të shmangen.

  • Elemente lentesh me saktësi të lartë

    Për të arritur rezolucion të menjëhershëm të shkëlqyer dhe shtrembërim të vogël, përdoret një lente asferike e mbushr me xham me saktësi të lartë e diametër të madh. Për të minimizuar shmangien kromatike të zakonshme te pozimi me kënd të gjerë përdoren elementet UD. Këto veçori e bëjnë lenten veçanërisht të përshtatshme për fotografinë e skenës dhe atë arkitekturore.

  • Veshje strukturore nën gatësinë e valës

    E projektuar për fotografinë dixhitale, veshja e elementit të lentes e patentuar nga Canon ndihmon në parandalimin e hijezimit dhe flakërimit të shkaktuara nga reflektimi i brendshëm- duke ndihmuar në nxjerrjen e imazheve të mprehtë, të qartë.

  • Cilësi e fortë ndërtimi

    Lentet e Canon të serisë L janë ndërtuar për të duruar përdorimin e rregullt në ambientet e testimit. Vulat e motit dhe të pluhurit sigurojnë mbrojtje shtesë dhe një kapak lenteje dhe xhep gjithashtu janë të përfshira në paketë.

  • Optikë pa plumb

    Xham pa grafit i këndshëm për mjedisin është përdorur për të gjithë ndërtimin e TS-E 24mm f/3.5L II.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.
Gjeni lenten tuaj të përsosur

Objektiva këndgjerë

Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.
Mësoni më shumë