no consumer
Wildlife eagle sea

Lente për fotografinë e botës së egër

Afrohuni me natyrën më shumë me kurdo

Fotografia e faunës ka të bëjë e gjitha me fotografimin e subjektit tuaj në mjedisin e tij natyror. Duhet të dini zakonet e subjektit tuaj, si dhe shumë faktorë të tjerë si p.sh. ku ka mundësi të jenë gjatë ditës, pozicioni i diellit në lidhje me subjektin tuaj dhe sa mund t'i afroheni subjektit pa e shqetësuar atë. Disa nga këta faktorë do të ndikojnë në tipin e lentes që përdorni për të regjistruar.


Njohja e subjektit tuaj

Është e rëndësishme që të përpiqeni dhe të planifikoni atë që do të fotografoni - p.sh. nëse keni aq fat sa të jeni në një park natyror ku kafshët janë të rrethuara, atëherë ndoshta e dini se ku ka mundësi të jenë gjatë ditës, kështu që mund të merrni parasysh se ku dëshironi të jeni në lidhje me dritën dhe distancën ndaj tyre. Mund të dëshironi po ashtu që të vlerësoni veprimin që kërkoni të fotografoni, kështu që merrni parasysh aspektet e sjelljes si p.sh. kur kafsha është më shumë dhe më pak aktive. Nëse dëshironi të regjistroni në një situatë kur nuk mund të planifikoni atë që do të fotografoni, p.sh. nëse jeni në një safari, atëherë nuk e keni opsionin e planifikimit paraprak të fotografive tuaja, kështu që çështja është se sa larg do të jeni nga subjekti dhe llojet e kafshëve që do të shikoni. Të gjitha këto aspekte do të ndikojnë në zgjedhjen e lentes tuaj.

Ponies sunrise relaxed
Nxjerrë me EF 70-200mm f/2.8L IS II USM
  • f/5.6
  • 1/4000
  • 800

Ruajtja e distancës

Mund të mos arrini gjithmonë të jenë fizikisht afër me subjektin tuaj, pasi mund të jetë e rrezikshme ose mund t'ju vënë re nëse afroheni shumë. Kjo është arsyeja pse për fotografinë e jetës së egër përdoret një lente telefoto me gjatësi fokale 300 mm ose më shumë, pasi kjo do të ofrojë një nivel të mirë zmadhimi; kështu që mund të ruani distancën nga subjekti juaj por me kuadrin përsëri të plotë. Sidoqoftë, këtu fillojnë të kenë rëndësi faktorë si madhësia e kafshëve që po fotografoni, për shembull, nëse po përpiqeni të fotografoni një zog të vogël, atëherë do t'ju duhet një zmadhim shumë më i madh për të kapur detajet, diçka afër 600 mm.

Monkey climbing candid
Nxjerrë me EF 70-200mm f/4L IS USM
  • f/4
  • 1/80
  • 3200

Kapja e aksionit

Kur fotografoni kafshë që lëvizin me shpejtësi, si gatopardë ose zogj, do të kërkoni të keni shpejtësinë më të lartë të mundshme të obturatorit. Duke zgjedhur një lente me një hapje të shpejtë të diafragmës, do të mund të shfrytëzoni më shumë dritën e disponueshme, gjë që ju ndihmon të ngrini lëvizjen e subjekteve dhe të kapni një imazh të qartë. Një lente telefoto me hapje të gjerë të diafragmës, si p.sh. EF 300mm f/2.8L IS II USM, do ta shfrytëzojë në maksimum dritën e disponueshme dhe do të bëjë të mundur që ta ngrini përsëri lëvizjen.

Whale tail ocean action
Nxjerrë me EF 70-200 f/2.8L IS II USM + 2x III
  • f/8
  • 1/1600
  • 400

Periudha e ditës

Kur fotografoni faunën, ju kërkoni ta shfrytëzoni sa më shumë burimin e disponueshëm të dritës (diellin). Zakonisht janë tre periudha të ditës që sigurojnë ndriçimin më të mirë për fotografinë e jetës së egër - mëngjesi, mesdita dhe muzgu. Ora pas perëndimit të diellit dhe ora para muzgut njihen si orët e arta. Këto periudha sigurojnë një dritë shumë më të butë, pasi drita e diellit duhet të udhëtojë më shumë në atmosferën e Tokës për shkak të pozicionit të diellit në lidhje me Tokën, kjo sjell po ashtu edhe hije më të gjata për një efekt më emocionues. Kur regjistroni në mesditë, keni një dritë shumë më të ashpër nga dielli, kjo ju siguron një dritë me kontrast të lartë nga sipër dhe ju ndihmon të eliminoni hijet e gjata në skenë.

Eagle flying sea action

Kushtet e regjistrimit

Kur përpiqeni të fotografoni jetën e egër në habitatin e saj natyror, si p.sh. në një shkretëtirë ose në safari, mund ta gjeni veten në kushte të vështira ekstreme ku duhet të dini se pajisjet tuaja do të punojnë, pavarësisht se me çfarë përballen. Në këto raste, një lente nga seria L e Canon do t'iu përshtatej më së miri, bashkë me një trup kamere që ka njëfarë mbrojtjeje nga moti. Me rezistencën ndaj pluhurave dhe kushteve të motit, mund të keni sigurinë që të qëndroni në terren dhe të nxirrni imazhe edhe në kushtet më të vështira. Lentet e serisë L ofrojnë po ashtu dobinë e përdorimit të dizajnit dhe teknologjive më të përparuara optike për një rendiment të jashtëzakonshëm.

Two seals iceberg
Nxjerrë me EF 70-200 f/2.8L IS II USM + 2x III
  • f/7.1
  • 1/1000
  • 800

Si ndikon kamera në zgjedhjen e lentes

Lentet EF-S të Canon janë të projektuara ekskluzivisht për kamerat me sensor APS-C, si p.sh. EOS 760D, dhe nuk janë të përputhshme me modelet me kuadër të plotë si seria e kamerave EOS 5D.

Lentet EF mund të përdoren me çdo kamerë EOS DSLR, por kur përdorni një lente EF në një kamerë EOS të tipit APS-C, ajo do t'ju japë një kënd shikimi të barasvlershëm me një gjatësi fokale 1,6x më të gjatë se në një kamerë me kuadër të plotë. Për shembull, një lente 300mm e përdorur në një EOS 760D ju siguron një kënd shikimi të barasvlershëm me një lente 480mm në një kamerë me kuadër të plotë, gjë që do të thotë se subjekti shfaqet më i madh në kuadër.

Deer full frame sensor wildlife

SENSOR ME KUADRO TË PLOTË

Deer APS-C sensor wildlife

SENSOR APS-C

Njohja e hapjes së diafragmës dhe shpejtësisë së obturatorit

Hapja e diafragmës jo vetëm që lejon më shumë dritë, por ajo ju ndihmon po ashtu ta izoloni subjektin nga sfondi i tij, pasi regjistrimi me një hapje më të shpejtë të diafragmës, si p.sh. f/2.8, zvogëlon thellësinë e fushës. Njohja e lidhjes mes hapjes së diafragmës dhe shpejtësisë së obturatorit është jashtëzakonisht e rëndësishme për fotografët - sidomos kur përpiqen të fotografojnë jetën e egër. Për shembull, rritja e hapjes së diafragmës me një ndalesë (p.sh.| nga f/4 në f/2.8) dyfishon sasinë e dritës që godet sensorin, gjë që do të thotë se mund të përdorni një shpejtë të obturatorit që është dy herë më e shpejtë dhe që ju lejon të regjistroni me lehtësi subjektet në lëvizje.

Blue parrot claw wildlife
Nxjerrë me EF 70-200mm f/2.8L IS II USM
  • f/2.8
  • 1/1250
  • 3200

Zgjedhja e lentes së duhur

  • Keni nevojë për një lente që do t'ju afrojë më afër, pa e shqetësuar subjektin tuaj? Atëherë, një lente me një gjatësi fokale 400mm ose më shumë do të ishte e përshtatshme për ju, pasi ato ju lejojnë të keni një kuadër të plotë pa pasur nevojë të afroheni.
  • A lëviz me shpejtësi subjekti juaj? Nëse po, ju duhet një hapje e shpejtë e diafragmës (p.sh. f/4 ose f/2.8) për të shfrytëzuar sa më shumë dritën e disponueshme, gjë që ju lejon të rritni shpejtësinë e obturatorit. Hapjet më të shpejta të diafragmës janë në lentet prime, kështu që duhet t'i keni parasysh këto. 
  • Keni nevojë për një nivel rezistence për të regjistruar në kushte të vështira? Pastaj do të doni të zgjidhni një lente nga gama e serisë L të Canon për më shumë rezistencë.

  • Keni nevojë që të mund të ndryshoni me shpejtësi kompozimin tuaj, pa lëvizur? Në një rast të tillë duhet të keni parasysh të kërkoni për një lente zmadhimi në gamën 100mm deri në 400mm, kështu do të keni më shumë elasticitet në kompozimin tuaj pa pasur nevojë të ndryshoni lenten ose të afroheni më afër subjektit tuaj.

Horses beach action wildlife

Shkoni më tej në jetën e egër

Kafshët më të vogla të faunës

Lentet makro janë një zgjedhje e shkëlqyer për të fotografuar insekte, si dhe krijesa të tjera të vogla të faunës. Këto lente ju lejojnë të ruani një distancë të mjaftueshme mes jush dhe subjektit (kështu që nuk i shqetësoni), por ju lejojnë të keni një kuadër të plotë. Një lente makro me Stabilizuesin e imazhit, si EF 100mm f/2.8L Macro IS USM, ju lejon të fotografoni me lenten në duar në kushte që zakonisht kërkojnë një trekëmbësh.

Macro butterfly colourful insect
Nxjerrë me EF 100mm f/2.8L Macro IS USM
  • f/8
  • 1/400
  • 400

Trekëmbëshi

Sa më e madhe gjatësia fokale, aq më shumë do të keni nevojë për një trekëmbësh, pasi çdo dridhje nga trupi i kamerës bëhet gjithmonë e më e madhe me rritjen e gjatësisë fokale që përdorni. Blerja e një lenteje me Stabilizuesin e imazhit do të zvogëlojë ndjeshëm nevojën për një trekëmbësh duke zvogëluar dridhjet. Sidoqoftë, nëse po prisni për një kohë të gjatë, mund të duhet ta mbani kamerën dhe lenten në një pozicion të fiksuar. Në këtë situatë mund të jetë e dobishme të keni një trekëmbësh ose monopod.

Squirrel frozen in motion wildlife
Nxjerrë me EF 70-200mm f/4L IS USM
  • f/4.5
  • 1/250
  • 1000

Përdorimi i zgjatuesve

Nëse lentja juaj është e përputhshme me zgjatuesit, mund ta zgjeroni me lehtësi përdorimin e lentes tuaj, pasi ata ju lejojnë të afroheni edhe më shumë me subjektin tuaj. Sidoqoftë, nëse do të përdorni një zgjatues, duhet të kini parasysh se ata do të zvogëlojnë sasinë e dritës që vjen në sensorin e kamerës. Përdorimi i një zgjatuesi EF 1.4x III do të thotë se humbisni 1 ndalesë drite dhe një zgjatues EF 2x III humbet 2 ndalesa drite. Kjo do të ketë ndikim te hapja maksimale e diafragmës për lenten dhe te shpejtësia maksimale e obturatorit që mund të arrini, p.sh. f/4 bëhet f/5.6, e cila mund të mos jetë ideale për të fotografuar subjektet në lëvizje të shpejtë.

Two seals sea action wildlife
Nxjerrë me EF 70-200mm f/4L IS USM + 1.4x III
  • f/6.3
  • 1/500
  • 400

Zgjedhja profesionale për lenten e jetës së egër

EF 300mm f/2.8L IS II USM

Kjo lente e serisë L me rendiment të lartë me Stabilizuesin e imazht me 4 ndalesa është mjaft e njohur për aftësinë e saj për të siguruar nivele mahnitëse të qartësisë, ngjyrës, kontrastit, edhe kur përdoret një telekonvertues për të rritur zmadhimin telefoto, ndërkohë që vazhdon të jetë jashtëzakonisht e qartë.

Shiko detajet

EF 300mm f2.8L IS USM pack shot