Produktivitet i lartë iPF9000S është printeri 60" më produktiv në kategorinë e tij. Një shpejtësi maksimale deri në 37,4sqm në orë është e mundur dhe projektimi me dy koka printimi dhe pikëza boje 4pl prodhojnë një rezolucion të jashtëzakonshëm 2400 x 1200 dpi për përzierje të përkryer të shpejtësisë dhe produktivitetit.
Kaloni në Regjimin Ekonomik të Printimit të ri për të prodhuar rezultate me cilësi të lartë me një kosto totale më të ulët - regjimi mundëson rezultat 1200 x 1200 dpi me shpejtësi të lartë në letra të veshura dhe jo të veshura duke rregulluar përdorimin e bojërave fotografike cianike dhe të purpurt për të redukuar harxhimin e bojës nga 10% deri 20%.
Disku i ngurtë 80 GB i integruar rrit hapësirën e ruajtjes dhe sistemi inovativ me rezervuar i bojës nga Canon mundëson printim të vazhdueshëm madje edhe kur kutitë e bojës duhet të zbrazen. Rezervuarët e bojës me kapacitet të lartë me zgjedhje ofrojnë një mundësi prej 330ml ose 700ml.
Ngjyrë me cilësi të lartë sistemi i bojës me pigment me 8-ngjyra LUCIA prodhon një spektër ngjyre dinamik dhe ndërfutja e ngjyrës gri ndihmon në krijimin e shkallëzimeve të lëmuara dhe kokrrizitet të reduktuar, duke krijuar një rezultat monoton gjallërues. Veçori të tjera përfshijnë rezistencë më të madhe ndaj gërvishtjeve dhe ruajtje të ngjyrave deri në 120 vjet.
Ngjyrë konsistente iPF9000s përdor mjetin e kalibrimit të ngjyrave të Canon që përshtat diferencat e ngjyrave midis kokave individuale të printimit ose printerave në vetëm 10 minuta.
I thjeshtë në përdorim Shfrytëzimi i LCD së madhe e bën përdorimin nga përdoruesit mjaft intuitiv.. iPF9000S gjithashtu ka korrigjim automatik të shtrembërimit për të zvogëluar gabimet e shkaktuara nga marrja keq e letrës, si dhe një sistem të ri ventilimi dhe shkarkimi për të siguruar një mjedis pune më të rehatshëm.
Softuer me vlerë të shtuar Një shumllojshmëri zgjidhjesh softueri si standard dhe opsional plotësojnë paketën e mrekullueshme të përfitimeve që iPF9000S paraqet.
Digital Photo Front Access importon fotot dixhitale nga aparatët fotografikë dixhitalë, duke u mundësuar klientëve që të modifikojnë fotot e tyre duke përdorur mjete vizuale intuitive para se t'i përfshijnë ato në krijimin e posterave.
Canon Photoshop Plug-in ka aftësinë që të konvertojë imazhet 16-bitëshe në Photoshop në imazhe 12-bitëshe për printim në printerat imagePROGRAF.
Canon PosterArtist i zhvilluar nga Canon në mënyrë të veçantë për të krijuar postera me pamje profesionale, banera dhe shenja rrugësh në vetëm katër hapa duke ofruar një shumllojshmëri me modele, imazhe me rezolucion të lartë pa pagesë dhe kliparte.
|