|
|
|
Pas çdo funksioni biznesi qëndrojnë objektivat themelore të suksesit të kompanisë tuaj. Produktet e biznesit të Canon-it ofrojnë teknologji për të ndihmuar aktivitetet tuaja të përdithsme dhe për t'ju fuqizuar që të zhvilloheni në të ardhemn.
Ju mund të mbështeteni në gamën tonë të gjerë që të keni cilësi, efikasitet dhe shpejtësi. Eksperienca jonë në fushën e biznesit dhe investimi në kërkime dhe qhvillime na vendos në krye të teknologjisë së biznesit.
|
|
|
|
|
|
|
| Për punët me më shumë kërkesa në bardh e zi ju keni nevojë për teknologji fleksibël dhe efikase, sepse në fund të fundit nga kjo varet biznesi juaj. Zgjedhjet profesionale me efikasitet të Canon-it për printera bardh e zi ofrojnë shpejtësi të shkëlqyer për volume faqesh të ndryshme. Tipare të reja dhe mundësitë për punime të shumëllojshme, ju bëjnë të mundur të rrisni fitim tuaj dhe meqenëse sistemet tona janë modulare dhe të shkallëzuara ju keni sigurinë se do të gjeni atë çka është plotësisht e përshtatshme për biznesin tuaj.
|
|
Shko tek artikulli i plotë |
|
 |
|
|
| Ka qenë teknologjia e Canon-it ajo që ka ndihmuar të krijojë tregun për printime dixhitale me ngjyra dhe gama jonë e zgjedhjeve të printimit profesional dixhital me ngjyra vazhdon të udhëheqë këtë fushë duke ofruar cilësi dhe shpejtësi të jashtëzakonshme për volume të ndryshme faqesh. Me një gamë të kontrollorëve të ngjyrave ato ofrojnë printim të avancuar me ngjyra, i cili përfshin menaxhim të gjerësishëm të ngjyrave dhe një numër programesh të krijuara për të përmirësuar procesin tuaj të printimit. Ngjyrat Canon-it ju vendos ju në krye të tregut të printimit dixhital me ngjyra.
|
|
Shko tek artikulli i plotë |
|
 |
|
|
|
Për të arritur rezultatet më të mira në teknologjinë tuaj të printimit me ngjyra ju keni nevojë për një kontrollor i cili bën kontrollin e saktë dhe ka rendimenti të lartë. Gama jonë e kontrollorëve të ngjyrave dhe RIP-s janë zgjidhjet ideale për printimin profesional me fuqinë për të kryer edhe punët më të vështira të printimit me ngjyra me shpejtësi, lehtësi dhe precizion. Duke ofruar menaxhim rrjeti të thjeshtuar, dhe duke punuar me sistemet e menaxhimit të ngjyrimit më të avancuara zgjidhjet tona janë perfekte për grupe pune krijuese, artistë grafikë ose printues profesionistë.
|
|
Shko tek artikulli i plotë |
|
 |
|
|
| Për të përfituar sa më shumë nga aplikimet e fuqishme të biznesit në ditët e sotme një organizatë ka nevojë të konvertojë informacionin e saj të shkruar në letër, nga kopje në letër në dosje dixhitale. Gama jonë e gjerë e skanerëve me shpejtësi dhe rendiment të lartë, kombinon imazhe dokumentash me cilësi dhe besueshmëri të lartë me lehtësinë e veprimit dhe mirëmbajtjen. Ato e bëjnë menaxhimin e informacionit më efikas dhe të harxhojë më pak kohë, duke e mundësuar organizatën tuaj të kursejë para, kohë dhe hapësirë nëpërmjet shpërndarjes, ruajtjes dhe mundësisë së shikimi të informacionit në mënyrë dixhitale.
|
|
Shko tek artikulli i plotë |
|
 |
|
|
| Kalimi i sistemit të arkivimit të mikro-filmave nga forma tradicionale në atë dixhitale nuk ka nevojë të jetë problematike. Canon-i mund ta bëjë këtë gjë me shpejtësi dhe në mënyrë të përshtatshme duke ju mundësuar të maksimizoni vlerën e arkivave ekzistuese. Oferta jonë për skanera digjitale të mikro-filmave është teknologjia më e fundit për funksionet e skanimit dhe të printimit dhe mundëson futjen me lehtësi të të gjitha tipave të arkivave të mikro-filmave në kompjuter dhe mjedise dixhitale, duke ju lejuar t'i shkëmbeni ato nëpër rrjete, emaile ose në internet dhe të maksimizoni potencialin e tyre brenda organizatës tuaj.
|
|
Shko tek artikulli i plotë |
|
 |
|
|
| Që nga klasat tek auditorët, Canon-i ofron një gamë të plotë të projektorëve multimedia për çdo mjedis dhe biznes.
|
|
Shko tek artikulli i plotë |
|
 |
|
 |
|