Canon VB-C300
|
|
|
|
VB-C300 ka një lente AF Canon me kënd të gjerë me fushë pamje 70° dhe zmadhim 2,4x. Skanim progresiv, performancë e shkëlqyer në dritë të dobët dhe mbështetje për audio e bëjnë atë të përkryer për aplikimet e vëzhgimit.
|
|
Karakteristikat |
- Lentja me fokusim automatik me kënd të gjerë nga Canon me fushë pamje 70°
- Mbulim ultra i gjerë PTZ (340° panoramë, 115° pjerrësi, 2.4x zmadhim)
- Video skanimi progresive, e lëmuar me 25 kuadre/sek
- Performancë e jashtëzakonshme me dritë të dobët: Pamje me ngjyra ulët deri në 1 lux
|
|
| Mbulim i plotë i të gjitha kërkesave të vëzhgimit. |
|
Lente me kënd të gjerë VB-C300 ka një lente me fokusim automatik me kënd të gjerë nga Canon për qartësi të shkëlqyer dhe fushë pamje të klasit të parë prej 70°.
Mbulim ultra i gjerë Me një interval panoramik prej 340° dhe interval pjerrësie prej 115° të shtuar nga zmadhimi optik 2.4x, VB-C300 siguron mbulim total horizontal prej 360°. Pozicioni, zmadhimi dhe fokusimi mund të përshtaten të gjitha larg me kompjuter.
Video me cilësi të lartë Duke dhënë video skanimi progresive me cilësi të lartë prej 25 kuadre/sek, VB-C300 prodhon pamje të lëmuara madje dhe me subjektet që lëvizin shpejt.
Performancë e shkëlqyer me dritë të dobët Duke pasur mundësi të prodhojë pamje në dritë të dobët deri në 1 lux, VB-C300 automatikisht kalon në Regjimin natën kur nivelet e dritës së ambientit ulen - duke vazhduar të prodhojë pamje të qarta, të pastra monokrome deri në 0,25 lux.
Mbështetje e plotë duplekse auto Transmetoni audio direkte te dhe nga vendi i kamerës. Përdoruesit mund ta lidhin VB-C300 me një altoparlant dhe të transmetojnë një paralajmërim me fjalë te hyrësit e paautorizuar.
E pajtueshme me Power over Ethernet (PoE) Pajtueshmëria PoE (IEEE 802,3af) siguron instalim të thjeshtë dhe me kosto të efektshme. Thjesht lidhni VB-C300 te një kabllo rrjeti e përshtatshme dhe ajo do të funksionojë pa nevojën e një burimi ushqimi të jashtëm.
Terminalet e integruar për lidhje te pajisjet e jashtme Terminalet në pajisje u lejojnë të lidhni VB-C300 te një sërë pajisjesh me siguri shtesë, duke ofruar integrim me pajisjet të tilla si alarmet e hyrësve të paautorizuar dhe kyçat elektronikë.
Katër opsione instalimi VB-C300 mund të instalohet vertikalisht, i kthyer përmbys ose në një kupë opsionale në tavan të disponueshme në lustrime të pastra dhe zbukuruara.
|
|
 |
|