spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Kamera vizuale për komunikim > RE-455X spacer image spacer image
spacer image

Canon RE-455X

Produktet e arkivuara

RE-455X

Ky Visualiser është një pajisje e kapjes së pamjes me cilësi të lartë me një kamera video të integruar me zmadhim të fuqishëm. I thjeshtë në përdorim, ai mundëson shfaqje të saktë të objekteve 3D dhe dokumenteve për të gjallëruar prezantimet.

Karakteristikat

  • Dalje XGA me rezolucion të madh: 1024 x 768 piksel
  • Lente me zmadhim me fuqi 12x me zmadhim të lartë
  • CCD progresive me 850K piksel për pamje me cilësi të lartë
  • Ekran me pamje plotësisht automatik
  • Sistem dritash me dy tuba efektiv
  • Kalim i thjeshtë midis pamjeve në Visualiser dhe në PC
Pajijse e kapjes së pamjeve me cilësi të lartë për prezantime të përsosura.



Lidhje direkte me një projektor
Dalja XGA me rezolucion të lartë është ideale për lidhje direkte me një projektor ose pajisje tjetër dalëse me ekran. Visualiser kap pamje me cilvsi të lartë të dokumenteve dhe objekteve 3D, me një rezolucion të qartë me 1024 x 768 piksel. Pamjet prodhohen me 15 kuadre për sekondë kështu që madje edhe objektet që lëvizin shfaqen butësisht.

Zmadhim i madh
Lentja me zmadhim të fuqishëm 12x nga Canon siguron që objektet më të vogla shfaqen me detajet më të imëta. Kjo lente e fuqishme me zmadhim jep dalje të përkryer në ekran të plotë madje edhe për elementet të vogla sa 31.5 x 23.7 mm.

Cilësi e lartë e figurës
Merrni cilësinë më të mirë të figurës për prezantimet tuaja. Një sensor CCD progresiv skanimi me 850,000 piksela kap detajet më të imëta edhe të objekteve 3D dhe origjinaleve A4.

Ekran me pamje plotësisht automatike
Merrni cilësi pamje optimale pa ndonjë rregullim kompleks manual. Fokusimi automatik, Ekspozimi automatik dhe Rregullimi automatik i ngjyrave janë të gjitha plotësisht automatike dhe të kontrolluara në mënyrë të pavarur.

Sistem dritash me efiçencë të lartë me dy tuba
Tubat e dyfishtë fluoreshent sigurojnë ndriçim të bardhë të njëtrajtshëm dhe natyral. Ndriçoni dokumentet ose madje përpunoni objektet tre-dimensionale në mënyrë të përkryer. Këto tuba fluoreshent 6W me efiçencë të lartë konsumojnë energji minimale dhe lëshojnë nxehtësi minimale. RE-455X është edhe i padëmshëm për mjedisin edhe mjaft ekonomik për t'u përdorur.

Ndryshim imazhi i përshtatshëm
Lidhni një PC te Visualiser dhe ndërroni midis tyre me prekjen e një butoni. Funksioni i ndërrimit të imazheve të Canon u jep mundësi që të alternoni midis burimeve të imazheve me lehtësi, aq shpesh sa të kërkohet.

Regjim për letrën e bardhë
Ndriçoni sfondin e dokumenteve me një ngjyrë të bardhë, për vizualizim të pastër. Teksti gjithashtu shfaqet më i qartë në këtë regjim.

Zonë e madhe fotografimi
Tabela e Visualiser akomodon një kategori të madhe objektesh. Objekte 3D me madhësi 306 x 230mm mund të shfaqen dhe zona është e përkryer për origjinalet A4.

Regjimi i imazhit të palëvizshëm
Ngrini një pamje specifike për ekzaminim të detajuar nga audienca. Pamja e palëvizshme mbetet në ekran derisa të shtypet një buton.

Fokusim automatik me një fotografim
Merrni fokusim të menjëhershëm për origjinalet A4 me prekjen e një butoni. Kjo është veçanërisht e vlefshme kur subjektet ndryshohen shpesh.

Konstruksion kompakt me palosje
Transportoni dhe ruani Visualiser me lehtësi. Ai mund të paloset në një njësi kompakte dhe të transportohet me lehtësi duke përdorur vetëm një dorë, në sajë të dorezës së integruar.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Softuera & Drivera
Broshura
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image