Printim profesional deri në printime të gjera A3+ dhe 14" PIXMA Pro9500 Mark II ju lejon të prodhoni printime të shitshme në madhësi nga 10x15 cm deri në media të gjera A3+ dhe 14” - të përkryera për ekspozime.
Liri mediash dhe printime të mrekullueshme me shkëlqim PIXMA Pro9500 Mark II ju lejon t'i printoni imazhet tuaja në letër me shkëlqim pa 'Nxirje' ose 'Diferencial shkëlqimi'. Zgjidhni nga një mundësi letrash Canon me shkëlqim, mat dhe arti dekorativ. Në mënyrë alternative, zgjidhni nga një numër lloje letrash të palëve të treta nga Hahnemuhle, Crane, Somerset, Moab, Innova, Arches, Canson & Pictorico, etj. Printoni në letra me trashësi deri në 1,2 mm në sajë të letrës së sheshtë.
10 bojëra të veçanta me pigment Lucia Shitini printimet tuaja me konfidencë në sajë të bojërave me pigmente Lucia rezistente ndaj çngjyrosjes nga Canon. Kutitë e bojës shtesë të kuqe dhe jeshile zgjerojnë spektrin e ngjyrave të printerit, ndërsa bojërat e zeza Foto dhe Mat instalohen të dyja në të njëjtën kohë: s'ka më ndryshim kutish boje për lloje të ndryshme letrash.
Kontroll ngjyrash i shkëlqyer dhe printime monokrome të mrekullueshme Veçoritë neutrale gri dhe metamerike të bojërave Lucia nga Canon do të thonë që printimet neutrale, të lëmuara dhe me kontrast të lartë mono merren me lehtësi - madje edhe kur ka elemente edhe me ngjyra edhe monokrome te imazhi.
Cilësi printimi FINE dhe 16 bite për kanal Koka e printimit FINE nga Canon përbëhet nga proces i plotë fotolitografie, e papërzier, e cila mundëson vendosje të saktë dhe kontroll të çdo pike boje individuale dhe një rezolucion të lartë prej 4800x2400 dpi. Rezultati është printime mjaft të detajuara, pa kokrriza. Printimi 16 bite për kanal krijon shkallëzime tonale më të lëmuara me ngjyra dhe monokrom dhe ju mundëson të përfitoni më shumë nga imazhet tuaja 16 bitëshe.
Adobe PS Elements dhe Easy-PhotoPrint Pro Plug-in përfshihen Për modifikim të efektshëm fotosh, Adobe Photoshop Elements vjen me Canon Easy-PhotoPrint Pro Plug-In, për Photoshop ose Digital Photo Professional, i cili ju lejon të paraqisni shumë imazhe dhe të rregulloni cilësimet e printimit të gjitha nga një ekran.
Korrigjim i dritës së ambientit Veçoria Korrigjimi i dritës së ambientit* automatikisht korrigjon tonet e ngjyrave të printimit për interpretim të saktë të ngjyrave në kushtet e dritës nën të cilat do të shfaqet.
*Vetëm Windows Vista dhe 7
|