Kurseni kohë Ky printer me rendiment të lartë jep dokumentet tuaja me shpejtësinë 33 faqe në minutë. Kurseni edhe më shumë kohë me një Kohë të Shpejtë të Printimit të Parë prej vetëm 6 sekonda ose më pak. Plus, mund të printoni drejtpërdrejt nga modaliteti i fjetjes falë teknologjive të Printimit të Parë të Shpejtë të Canon.
Shkurtoni kostot. Kurseni energji. Printimi automatik nga të dyja anët shkurton në mënyrë të konsiderueshme kostos tuaja të letrës dhe pakëson humbjen e letrës. Pakësoni gjithashtu shpenzimet tuaja të përdorimit me këtë printer që kursen energji. Ai është i certifikuar Energy Star dhe ka një vlerësim efikas të energjisë TEC* (Konsum Tipik të Elektricitetit) prej vetëm 2,52 KWh/javë.
Cilësi lazer e shkëlqyeshme Jepini biznesit tuaj një ndikim suplementar. Prodhoni dokumenta me tekst të mprehtë e të zi dhe grafikë të qartë e të fortë. Teknologjia e Përpunimit Automatik të Imazhit (AIR) siguron një rezolucion printimi deri në 2.400 x 600 dpi – duke dhënë hollësitë më të detajuara për të gjithë punën tuaj.
Kursen hapësirë dhe i lehtë për t'u përdorur Falë konstruksionit të tij kompakt dhe që kursen hapësirë, i-SENSYS LBP6650dn është i lehtë për t'u vendosur - edhe në mjedise të ngarkuara të zyrave. Gjithashtu ai është i thjeshtë për t'u përdorur dhe krejtesisht i heshtur në pritje. Kështu që nuk ka asnjë problem dhe asnjë zhurmë shqetësuese e sfondit.
Integrimi në rrjet pa probleme Ndani burimet e printimit në të gjithë sistemet me i-SENSYS LBP6650dn gati për rrjet. PCL5e/6 dhe mbështetja opsionale për PostScript të nivelit 3 - plus UFRII, gjuhën e printerit të vetë Canon - sigurojnë integrimin pa probleme në rrjetët tuaj ekzistues të prinimit IT. Ndërfaqja e Përdoruesit nga Larg lejon përdoruesit dhe administratorët që të mbikqyrin dhe administrojnë nga larg pa mundim gjendjen e printerit, drejtpërdrejt në rrjet.
Besueshmëri e përgjithshme Maksimizoni kohën e punës dhe minimizoni mirëmbajtjen. Ky printer i fortë dhe i besueshëm paraqet një kasetë me 250 fletë dhe një sirtar më shumë qëllime me 50 fletë – me një kasetë opsionale me 500 fletë e disponueshme për printimin me vëllim të lartë. Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës të gjithë në një - që përmban toner, cilindrin dhe njësinë e pastrimit - me një Kuti Boje Autentike Lazeri Canon për të siguruar rezultatin e vazhdueshëm me cilësi të lartë.
* TEC përfaqëson elektricitetin tipik të konsumuar nga një produkt gjatë 1 jave. Teknologjia e testimit përcaktohet nga Energy Star. http://www.eu-energystar.org
|