Profuktivitet profesional Ky printer lazer me ngjyra i-SENSYS ka një shpejtësi printimi 21 faqesh për minut për të dyja me ngjyra dhe mono. Elegant, kompakt dhe robust, ai jep dokumenta me cilësi profesionale me shpejtësi dhe pa zhurmë. Një spërfaqe e vogël vendosje dhe operim i plotë i përparmë e bën të thjeshtë për ta vendosur, përdorur dhe mirëmbajtur.
Printim i shpejtë i faqes së parë për të kursyer kohë Nuk ka pritje të kotë me një kohë të shpejtë printimi të faqes së parë prej 10.1 sekondash dhe kohë ngrohje zero. Printeri hidhet në aksion në momentin që nevojitet - falë teknologjisë sonë me ngjyra Sipas - Kërkesës, CAPT me ngjyra, Hi-SCoA dhe toner S me cilësi superiore.
Cilësi profesionale printimi Rezolucioni i përmirësuar i printimit 9600 x 600dpi jep dalje lazer profesionale me cilësi të lartë. Mer ngjyra të gjalla me kontrast dhe detaje të mprehta për të gjithë punën tuaj - si tekst, fotografi ose grafika komplekse.
Kuti boje me ngjyra të përshtatëshme Të-Gjitha-në-Një Kutia bojës me ngjyra Të-Gjitha-në-Një me shpenzime efikase siguron dalje të vazhdueshme me cilësi të lartë. Thjeshtë zëvendëso kutinë kompakte të bojës - që përmban toner S superior, njësitë e cilindrit dhe pastrimit - dhe printeri është aq i mirë si të ishte i ri. Nuk ka merakosje për rrëmujë dhe mirëmbajtje. Ju mund të kontrolloni nivelet e tonerit me një shikim falë masës ballore të nivelit të të tonerit.
Gati për rrjet Karta e integruar e Ndërfaqes së Rrjetit i lejon përdoruesve të ndajnë printerin përmes rrjetit. Konfigurimi është i shpejtë dhe i thjeshtë duke përdorur Instaluesin e Pajisjes NetSpot. Ndërfaqja e integruar e Largët e Përdoruesit i lejon përdoruesve dhe administratorëve të menaxhojnë dhe monitorojnë statusin e printerit nëpërmjet browser-ve të tyre të internetit.
Printim automatik nga të dyja anët Shijo printimin e përshtatshëm automatik nga të dyja anët dhe shkurto shpenzimet tuaja në letër. Ju gjithashtu ndihmoni ambjentin duke reduktuar përdorimin e letrës.
Furnizim i gjithanshëm me letër Një kapacitet maksimal letre prej 850 fletësh manovron punën e ambjentetve edhe më të zëna të printimit. Kjo përbëhet nga një kasetë 250-fletëshe dhe një sirtarë i përshshtatshëm me shumë qëllime me 100 fletë si standard - plus një kasetë opsionale me 500-fletë. Printo në një diapazon madhësishë deri në A4.
Ndërveprueshmëri e gjithëpërfshirëshme Ky i-SENSYS LBP5300 ofron mbështetje për Windows si edhe për versionet në Anglisht të Mac dhe Linux. Ndërfaqja me shpejtësi të lartë e USB 2.0 përshpejton përpunimin e imazheve ndërmjet PC-së dhe printerit.
|