Cilësi fotografie laboratori në lëvizje PIXMA iP90 portative përdor teknologjinë FINE* të kokave të printimit të Canon-it për të dhënë cilësinë e fotografisë dhe shpejtësinë e printimit të një printeri profesional tavoline. Vrima spërkatëse mikrometrike që nxjerrin pikëza tepër të imëta 2pl mundësojnë një rezolucion të lartë 4800 x 1200dpi** - për saktësi të jashtëzakonëshme dhe përsosmëri të vërtetë ngjyrash.
Shpejtësi produktive prinimit PIXMA iP90 printon me deri në 16 ppm në mono dhe 12 ppm ngjyra. Mund gjithashtu të printojë një foto pa kufi 10 x 15cm në vetëm 51 sekonda, dhe është printeri i vetëm portativ i aftë të prodhojë printime pa kufi deri në një madhësi A4 - duke e bërë atë ideal për zmadhime fotografishë.
Liri prinitimi me valë PIXMA iP90 ofron IrDA si standard dhe një përshtatës opsional Bluetooth për printime komode pa kabëll. Aftësia për të printuar me valë nga telefona me aparat fotografik të ndërveprueshëm, PC dhe PDA sigurojnë liri të plotë printimi. Duke peshuar vetëm 1.8 kg, ky printer kompakt portabël do të plotësojë nevojat e e shumicës së përdoruesve.
Printim direkt nga Aparati iP90 printon fotografi direkt nga çdo aprat fotografik digjital i ndërveprueshëm PictBridge - pa patur nevojë për një PC - duke dhënë printime të mrekullueshme pa kufizim, në çdo kohë dhe kudo.
Jetëgjatësi printimi 100 vjet Me deri në 100 vjet jetëgjatësi printimi kur ruhet në një album fotografishë, fotografitë mund të shijohen dhe shpërndahen për gjithë jetën (shiko "Paraqitja dhe Ruajtja e Fotografive" për detjae).
Fuqi portative dhe e qëndrueshme Kur nuk ndodhet në dispozicion fuqia e rrjetit, bateria Li-ion opsionale e Canon garanton që iP90 të vazhdojë të printojë. Takëmi mbajtës nedkursyes mbështet printerin kur nuk përdoret, duke e bërë rimbushjen edhe më të lehtë. Një përshtatës opsional për makinë është gjithshtu i disponueshëm, duke lejuar printerin të ushqehet nga një ndezës cigaresh makine. Kështu që gjithkush mund të printojë kudo.
I ndërveprueshëm me Windows & Mac PIXMA iP90 punon me të gjitha sistemet e përhapura të operimit Windows dhe Mac, për fleksibilitet të plotë.
* Inxhinieri me hedhje boje me pika për fotolitografit të plotë ** Shih specifikimet
|