Canon PIXMA iP4500 Printera Inket
Produktet e arkivuara
|
|
|
|
Ky printer i lirë për foto dhe dokumente u ofron pronarëve të aparateve fotografike digjitale funksionalitet dhe cilvsi shtesë me një çmim të pakonkurueshëm. Printoni çfarë të dvshironi, si të dëshironi - me shpejtësi të madhe dhe me rezultate të jashtëzakonshme.
|
|
Karakteristikat |
- Printoni foto deri në 9600x2400dpi*, pa bordura 10x15 cm në 21 sek.
- Printoni dokumente, mono dhe ngjyra, deri në 31/24ppm
- Printoni në CD/DVD
- Printoni nga PC dhe aparatet fotografike digjitale
- Printoni nga të dyja anët
- Dy sirtarë letre
- 5 bojëra të vetme
- Softueri i fotove i përfshirë Rregullim Automatik-Imazhi
|
|
| Pse të kompromentoni? |
|
Printim fotosh Shijoni printime fotosh cilësore të mahnitshme me detaje të imëta dhe shkallëzime të buta të ngjyrave, në sajë të pikëzave të vogla të bojës 1pl dhe një rezolucion printimi i lartë 9600x2400dpi*. Sistemi i bojës me 5 kuti përfshin një bojë të zezë të bazuar në ngjyra që sjell më shumë thellësi dhe kontrast te fotot.
Printoni një foto pa bordura 10x15 cm në afërsisht 21 sekonda në Regjimin Standard*. Printoni foto direkt nga aparati juaj digjital ose videokamera me PictBridge.
Rregullimi automatik i imazhit automatikisht përshtat fotot tuaja. Zbatoni Heqjen e syrit të kuq, ndriçimin e fytyrës dhe më shumë me softuerin e modifikimit të imazheve.
ChromaLife100** jep printime të bukura, që zgjasin për një kohë të gjatë me jetëgjatësi deri në 100 vjet.
Printim dokumentesh Printoni dokumente në mënyrë të përkryer me 31ppm në mono ose 24ppm me ngjyra, me një ose nga të dyja anët. Qoftë detyra shtëpie, shkresurina, punë për fundjavë ose faqe webi, ky printer i bën këto të gjitha.
Printoni në CD dhe DVD Personalizoni CD-të tuaj të printueshme me hedhje boje duke printuar direkt në sipërfaqe. Përdorni softuerin CD-LabelPrint për të krijuar paraqitje ngacmuese duke shtuar tekst dhe imazhe.
Bojëra të vetme Të gjitha 5 serbatorët me bojë të vetme mund të zëvendësohen një nga një, duke minimizuar harxhimin e bojës dhe duke maksimizuar kursimet. Një dritë inteligjente LED ndriçon për t'ju njoftuar kur një ngjyrë po mbaron ose ka nevojë për zëvendësim.
Efektshmëria Printimi dhe kopjimi automatik nga të dyja anët ulin kostot e letrës. Dy tabaka letre mbajnv letër fotografike dhe të zakonshme. Fillimi i shpejtë e bën PIXMA tuaj që të punojë shpejt, me përdorim të menjëhershëm funksionesh. Softueri Easy-PhotoPrint EX e bën çdo fazë të veprimeve më të thjeshtë.
Sistemet e shfrytëzimit Të pajtueshme me Windows dhe Mac OS X.
* Shihni specifikimet ** Shihni www.canon-europe.com/chromalife100
|
|
 |
|