Printim fotosh Shijo printimet e shkëlqyera me cilësi laboratori fotografie me detaje të imëta dhe shkallëzime të buta të ngjyrave, falë pikëzave të bojës 2pl dhe rezolucionit të lartë të printimit 4800x1200dpi*.
Printoni një foto pa bordura 10x15 cm në afërsisht55 sekonda në Regjimin Standard*.
Rregullimi automatik i imazhit automatikisht përshtat fotot tuaja. Gjithashtu përdor Easy-PhotoPrint EX për printim albumi kalendari dhe fotografie.
ChromaLife100** jep printime të bukura, që zgjasin për një kohë të gjatë me jetëgjatësi deri në 100 vjet.
Printim dokumentesh Printoni dokumente me 22ppm në mono ose 17ppm me ngjyra. Qoftë detyra shtëpie, shkresurina, punë për fundjavë ose faqe webi, ky printer i bën këto të gjitha.
Kutitë e bojës FINE Kutitë e bojës të avancuara FINE sigurojnë printim me saktësi dhe janë të thjeshta për t'u zëvendësuar me instalim me një klikim. Kutia e bojës e zezë siguron tekst të qartë, gjallërues për printim dokumentesh ndërsa kutia e bojës me ngjyra i bën grafikët të theksuar dhe të mprehtë.
Efektshmëria Sirtari i daljes së letrës përmban një sensor për të parandaluar bllokime letre, kur fillon printimi, një mesazh alarmi shfaqet nëse sirtari është mbyllur. Softueri MyPrinter e bën printerin tuaj tepër të thjeshtë për tu përdorur, direkt nga starti.
Sistemet e shfrytëzimit Të pajtueshme me Windows dhe Mac OS X.
* Shih specifikimet ** Shih www.canon-europe.com/chromalife100
|