Printer i fotografive kompakt i thjeshtë për tu përdorur Konstruksioni vendëkursyes i SELPHY ES40 e bën mjaftueshëm të vogël për ta ruajtur në një dollap librash dhe për ta përdorur në një tavolinë. Madje edhe pa kompjuter, mund të krijojë printime me cilësi laboratori direkt nga një aparat fotografik ose kartë kujtese.
Udhëzim me zë i integruar në 7 gjuhë Duke e bërë printimin të thjeshtë për fëmijë të vegjël dhe përdorues pa eksperiencë, udhëzimi me zë i integruar siguron asistencë të thjeshtë për printime dhe pëprunime.
LCD me rezolucion të lartë 3,5” LCD i madh me rezolucion të lartë i SELPHY ES40 siguron një ekran të qartë dhe të shndritshëm për rishikimin e imazheve dhe efekteve para printimit.
Bojë e integruar dhe media Media dhe boja janë integruar me përshtatshmëri në paketa të thjeshta Fotografike për zëvendësim të lehtë dhe shkëmbim ndërmjet tipeve të mediave - duke përfshirë madhësi të kartave të kreditit dhe kartolina me ngjyra, ar, argjend dhe bardhë e zi.
Rrotë me lëvizje të thjeshtë Rrota me lëvizje të thjeshtë e Canon-it dhe butonat e integruar drejtues ju lejojnë juve të shfletoni lehtë përmes imazheve dhe të zgjidhni me shpejtësi funksione përpunimi imazhi.
Opsione Krijuese printimi Butoni i printimit krijues ofron rrugë të shumta për të personalizuar fotografitë tuaja. Krijoni kalendarin tuaj ose paraqitje printimi; zgjidhni kuadro dekorative, ose shtoni kliparte dhe flluska me tekst në printimet tuaja. Filtri i Lëkurës së Butë krijon printime portretesh avantazhuese, duke rritur tonin e lëkurës dhe strukturën në mënyrë që subjekti të duket sa më mirë.
Optimizim Automatik Imazhi Për cilësinë më të mirë të mundëshme Optimizimi Automatik i Imazhit zbulon futurat në një imazh dhe korigjon papastërtitë, ndriçimin, nuancat e ngjyrave dhe sytë e kuq.
Printim direkt dhe Bluetooth Opsionet e printimit direkt përfshijnë PictBridge, për lidhje me aparate dixhitale dhe kamera; dhe slote për tipet më të përhapura kartave të kujtesave. Një përshtatës opsional Bluetooth është gjithashtu në dispozicion për printime nga pajisje mobile.
Softuer i Printimin të Fotografive SELPHY Softueri i Printimit të Fotografive SELPHY për Mac dhe PC është konstruktuar për të asistuar përdoruesit përgjatë procesit të printimit në monitor dhe nëpërmjet instruksioneve të udhëzimit me zë.
SELPHY Contents Utility Zgjeroni opsionet tuaja krijuese - shtoni madje më shumë përmbajtje te SELPHY ES40 nëpërmjet një PC-je duke përdorur SELPHY Contents Utility. Disku i zgjidhjeve i furnizuar përfshin stampime shtesë 19 kuadro dhe 20 imazhe për të zgjedhur formën.
Printime 100-vjeçare* Teknologjia e printimit të Canon-it prodhon printime me cilësi laboratori që mbesin të pasura dhe dinamike deri në 100 vjet. Një shtresë me shkëlqim të lartë mbron çdo printim nga njollat dhe gishtat ngjitës.
*Shihni specifikimet për detaje
|