|
|
|
Elegant dhe i thjeshtë për tu përdorur, SELPHY ES30 vendos kënaqësinë në fotografitë e printuara me cilësi laboratori. Optimizoni fotografitë tuaja me tools-e retushimi të integruara, shtoni kliparte dhe korniza, ose thjeshtë shijoni printimin direkt me një prekje.
|
|
Karakteristikat |
- Easy Photo Pack integron bojë dhe letër
- Bojëra Ari dhe Argjendi
- Konstrukt kompakt, vertikal me dorezë
- Rrotë lehtësisht e rrotullueshme dhe LCD me ngjyra 3,0”
- Printim* direkt dhe me valë
- Përpunim DIGIC II
- Optimizim dhe përpunim imazhi
- Buton Printim krijues
- Printime 100-vjeçare*
|
|
| Fotografitë tuaja në dorën tuaj – në disa sekonda. |
|
Bojë e integruar dhe kasetë mediash Për isntalim të thjeshtë dhe të pastër, SELPHY ES30 përdor Easy Photo Packs – bojëra dhe kaseta letre praktike të integruar deri në 50 faqe. I disponueshëm me disa tipe të ndryshme letre – duke përfshirë madhësitë e kartave të kreditit dhe kartolinat në të dyja me ngjyra dhe bardh e zi – paketat mund të shkëmbehen lehtë gjatë punës nëse kërkohet.
Pako të lehtë fotografike Ari & Argjendi Shtoni shkëlqim në karktat e urimeve dhe ftesat duke kombinuar funksionet të përzgjedhura kreative të printimit me një pako të letë fotografie ari ose argjendi – e disponueshme në pako duke përfshirë bojë dhe 20 letra me madhësinë e kartolinave.
Konstrukt kompakt, vertikal me dorezë Mjaft i vogël për tu ruajtur në një dollap librash, SELPHY ES30 përmban një konstruksion të këndshëm dhe elegant që në të njëjtën kohë do të lidhë me prakticitet çdo shtëpi. Një dorezë e fortë transporti e bën ruajtjen dhe transportin tepër të lehtë.
Rrotë lehtësisht e rrotullueshme dhe LCD me ngjyra 3,0” Një monitor i madh LCD 3,0” siguron të gjitha detajet e nevojshme për shikim paraprak imazhi dhe përpunim të saktë. Kjo është bashkuar me rrotën lehtësisht të rrotullueshme të Canon-it, për shfletim të shpejtë të imazheve dhe përzgjedhjen e funksioneve.
Printim direkt i lehtë SELPHY ES30 përmban shumë opsione për printim direkt pa kompjuter. Aparate dixhitale dhe kamera të pajtueshme mund të lidhen nëpërmjet PictBridge. Slote për kartat më të përhapura të kujtesës – duke përfshirë MicroSD dhe MicroSDHC – janë integruar në printer.
Printim me valë Për printim me valë nga telefonat celularë, është i disponueshëm një përshtatës opsional Bluetooth.
DIGIC II Procesori DIGIC II i vetë Canon-it siguron shfaqje të jashtëzakonëshme dhe operim të shpejtë.
Optimizim dhe përpunim imazhi Optimizimi automatik i imazhit zbulon fytyrat në një imazh dhe korigjon ndriçimin e tyre. Për rezultatet më të mira të mundshme, sfondet optimizohen të ndarë. Gjithashtu përdoruesit mund të zgjedhin nga një seri opsionesh përpunimi duke përfshirë prerje imazhesh, korigjim të syve të kuq, dhe përmirësim ngjyrash ose modifikim me My Colors.
Buton Printim krijues Një buton printimi krijues i dedikuar ofron mënyra të ndryshme për të personalizuar fotografitë – nga flluska teksti dhe efekte filtrimi tek kliparte ose korniza fotografishë. Printimi kreativ gjithashtu lejon përdoruesit të inkorporojnë fotografimet e tyre të preferuara në projekte si kalendarë ose multi-krijime gazmore.
Printime 100-vjeçare* Teknologjia e printimit të Canon-it prodhon printime me cilësi laboratori që mbesin të shndritshme, të pasura dhe dinamike deri në 100. Një shtresë me shkëlqim të lartë mbron çdo printim nga njollat dhe gishtat ngjitës.
*Shihni specifikimet për detaje
|
|
 |
|