|
|
|
Kompakt, kreativ dhe i këndshëm SELPHY ES3 jep fotografi me cilësi laboratori, direkt nga karta juaj e kujtesës ose aparati dixhital. Kujtesa e integruar 1GB ju lejon juve të ruani imazhet për të printuar sa herë që jeni në humor.
|
|
Karakteristikat |
- Easy Photo Pack integron bojë dhe letër
- Bojëra Ari dhe Argjendi
- Konstrukt kompakt, vertikal me dorezë
- Rrotë lehtësisht e rrotullueshme dhe një LCD me ngjyra 3,5”
- Kujtesë 1 GB
- Printim direkt dhe me valë*
- DIGIC II
- Optimizim dhe përpunim imazhi
- Buton Printim krijues
- Printime 100-vjeçare*
|
|
| Krijoni, mbani dhe ndani çdo kujtesë. |
|
Easy Photo Pack integron bojë dhe letër Për isntalim të thjeshtë dhe të pastër, SELPHY ES3 përdor Easy Photo Packs – bojë praktike e integruar dhe kaseta letrash deri në 50 faqe. I disponueshëm me disa tipe të ndryshme letre – duke përfshirë madhësitë e kartave të kreditit dhe kartolinat në të dyja me ngjyra dhe bardh e zi – paketat mund të shkëmbehen lehtë gjatë punës.
Pako të lehtë fotografike Ari & Argjendi Shtoni shkëlqim në karktat e urimeve dhe ftesat duke kombinuar funksionet të përzgjedhura kreative të printimit me një pako të letë fotografie ari ose argjendi – e disponueshme në pako duke përfshirë bojë dhe 20 letra me madhësinë e kartolinave.
Konstrukt kompakt, vertikal me dorezë Konstruksion elegant, vendkursyes i SELPHY ES3 është aq i vogël për tu ruajtur në një dollap librash dhe për të punuar mbi një tavolinë. Një dorezë transporti e fortë e bën tepër të lehtë për tu transportuar dhe ruajtur.
Rrotë lehtësisht e rrotullueshme dhe një LCD me ngjyra 3,5” Një LCD me ngjyra i madh 3,5” siguron shikim paraprak të jashtëzakonshëm të imazheve dhe lehtëson përpunimin e imazheve. Kjo është bashkuar me rrotën lehtësisht të rrotullueshme të Canon-it, për shfletim të shpejtë të imazheve dhe përzgjedhjen e funksioneve.
Kujtesë e integruar SELPHY ES3 ofron kujtesë të integruar 1 GB duke i lejuar përdoruesve të ruajnë dhe printojnë imazhe e tyre të preferuara sa herë që ato zgjedhin. Imazhet mund të transferohen me lehtësi tek printeri në sekonda.
Printim direkt dhe me valë Opsionet e printimit direkt përfshinë PictBridge, për lidhje me aparate fotografike dhe kamera; slote për tipet më të përhapura të kartave të kujtesës; dhe IrDA IR të integruara për printim nga telefona celular. Një përshtatës opsional Bluetooth është gjithashtu i disponueshëm .
DIGIC II Procesori DIGIC II i vetë Canon-it siguron shfaqje të jashtëzakonëshme dhe operim të shpejtë.
Optimizim dhe përpunim imazhi Optimizimi automatik i imazhit zbulon fytyrat në një imazh dhe korigjon ndriçimin e tyre. Sfondet optimizohen të veçanta, duke prodhuar rezultatin më të lartë të mundshëm. Përdoruesit gjithashtu mund të presin imazhet, të korigjojnë sytë e kuq dhe të ndryshojnë ose përmirësojnë ngjyrat me My Colors.
Buton Printim krijues Një buton printimi krijues i dedikuar ofron mënyra të ndryshme për të personalizuar fotografitë – nga flluska teksti dhe efekte filtrimi tek kliparte ose korniza fotografishë. Printimi kreativ gjithashtu lejon përdoruesit të inkorporojnë fotografimet e tyre të preferuara në projekte si kalendarë ose multi-krijime gazmore.
Printime 100-vjeçare* Teknologjia e printimit të Canon-it prodhon printime me cilësi laboratori që mbesin të shndritshme, të pasura dhe dinamike deri në 100. Një shtresë me shkëlqim të lartë mbron çdo printim nga njollat dhe gishtat ngjitës.
*Shihni specifikimet për detaje
|
|
 |
|